Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan tha të premten se alkooli dhe konsumi i saj ishte nëna e tërë ligësive.
Duke folur në inaugurimin zyrtar të Simpoziumin Global të Rregulloreve për Alkool të mbajtur në Stamboll, Kryeministri Erdoan theksoi vendi do të marrë masa për të ruajtur individët nga e keqja e alkoolit, dukuri kjo e cila u bë një kërcënim serioz për shëndetin e shoqërisë.
“Si një baba, njeri, dhe kryeministër, e ndjej obligim për të ndihmuar individët, në mënyrë që ata të shpëtohen nga varësia e alkoolit, deklaroi Erdoan.
"Alkooli nuk ofron përfitime për një shoqëri. Në të kundërtën, alkooli është e keqja e një shoqërie. Konsumi i alkoolit në asnjë mënyrë nuk mund të mbrohet si një stil i jetës. Konsumi i alkoolit kërcënon shëndetin e njeriut në mbarë botën", theksoi Erdoan.
"Gjysma e botës konsumon pije alkoolike. Konsumi i alkoolit është një nga tre faktorët që shkaktojnë vdekjen e hershme," tha Erdoan.
"Çdo vit, 2.5 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të konsumimit të alkoolit", deklaroi Erdoan.
"Pijet alkoolike dhe konsumi i tyre çon në dhunë, krime, vetëvrasje, probleme familjare, probleme sociale dhe aksidente trafiku", theksoi Erdoan.
"Mandatet tona na detyrojnë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, për të mbrojtur të drejtën e jetës dhe për t'u siguruar që njerëzit të jetojnë në qetësi dhe prosperitet", tha gjithashtu Erdoan.
/mesazhi/