Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Tjetërsimi | |
Një lule mbin, rritet, çel, vyshket por një pikë uji e bën që të lulëzojë sërish! Një yll natën vonë ndriçon, përderisa lind dita e re e ai na zhduket nga sytë. Megjithatë, qielli pas një dite me diell errësohet dhe ne gëzohemi përsëri me shkëlqimin e yllit magjepsës. Proces i ngjashëm zhvillohet brenda meje çdo ditë e më shumë! U linda në këtë botë të mistershme e u rrita me dëshirën për t’a eksploruar atë. Si një vajzë që kërkon t’i arrijë horizontet e largëta, çdo natë numroja yjet e qiellit por, asnjëherë nuk munda të përcaktoj numrin e tyre të saktë. Natën pasardhëse më mungonte një yll e herën tetër shtoheshin dhjetëra tjerë. E kujtoj sa shumë zemërohesha me matematikën time të mjerë. Qysh atëherë i vetmi numër që më fle në zemër është njëshi. Të gjithë numrat i përmbledh në të. Duke kërkuar Krijuesin lart në re, e gjeta kudo: në qiell, në tokë dhe vet brenda meje gjeta mrekullinë e krijimeve të Atij dhe Ai është një. Kur u rrita paksa e kuptova se është e kotë të përpiqem t’i numëroj yjet, më qetësonte fakti të di se shifra e tyre e painfinit ka vetëm një bazë krijimi. Në rrugën time dy vjeçare të zbulimit, pashë se ajo çka i mungonte jetës sime është adhurimi ndaj Krijuesit të qiejve e tokës dhe prandaj desha t’a mbush atë zbrazëti. Në fazën time të lulëzimit kisha atë dritë që më ndriçoi mendjen e zemrën. U përpoqa që këtë dritë t’ua reflektoj edhe njerëzve tjerë të afërm dhe lulëzimi im zgjati shumë. Anipse më dhemb, duhet t’a pranoj se shumë herë sexhdeja ime është përcjellur me lot. Ka pasur çaste kur në këmbë më është këputur fuqia. Por, në stazën e shkurtër të vyshkjes, nuk e kisha vërejtur një dukuri: unë isha ajo, e cila pa pikë force, me qaste demoralizimi qëndrova çuditërisht e guximshme! Pavarësisht pengesave, koka ime ra në , zemra ime u lut, adhurimi im nuk u ndal. Një pikë uji ringjalli lulen dhe e zbukuroi edhe më shumë se në fillim. Të gjitha sfidat tani i kuptoj si një dhuratë, sepse unë po i kaloj me sukses ato. Nuk po dorëzohem në front por, po luftoj dhe po i kaloj me sukses ato. Dhe , kur e di se kjo po e lumturon Krijuesin tim, në vend të lotëve unë po buzëqeshi. Kështu, po kënaqem tanimë jo duke numëruar ato pika zjarri në qiell por, më mjafton të sodis bukurinë e tyre. Dhe për lulet nuk po dëshpërohem kur po i shoh tek vyshken sepse eksperienca më ka mësuar se faza e ardhshme e tjetërsimit do t’i gjejë të mrekullueshme si kurrë më parë. Valbona Gjakova ardhmeriaonline.net | |
|