islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty96%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty0%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty0%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty0%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty1%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty2%Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Safi dhe vlera e tij në namaz!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Safi dhe vlera e tij në namaz!! Empty
MesazhTitulli: Safi dhe vlera e tij në namaz!!   Safi dhe vlera e tij në namaz!! EmptyTue 5 Jun 2012 - 20:59

Safi dhe vlera e tij në namaz!! (u59u)taraviat%20dhe%20safi
“Ose do t’i rregulloni safët tuaja në namaz, ose Allahu do t’i mbrapshtojë fytyrat tuaja prapa.” – Hadith:Buhariu



Shkruan: Avni Tafili

Njerëzit kanë nevojë të jenë pranë njëri-tjetrit. Të njihen me botën e njëri-tjetrit, të afrojnë përvojat, të rrëfejnë sfidat me të cilat ballafaqohen, të këshillohen dhe të ndihmohen mes vete.

Safi! E ç’di ti për rëndësinë e safit! Ti radhitesh në saf gjatë namazit, por ti duhet ta dish edhe pse radhitesh. Jo për t’u dukur, por për t’u ndierë! Ti bashkon këmbët dhe shpatullat, por ti duhet të përpiqesh të njësosh dhe bashkosh edhe anën shpirtërore. Të ndash me atë që bashkohesh në të dy krahët edhe qëllimin dhe misionin. Ah sikur vetëm rëndësinë e safit ta dinte secili musliman, çdo gjë do të zgjidhej brenda 24 orëve! Pasi zemrat, mendjet dhe fuqitë trupore kur bashkohen, gjithçka sfidojnë. Bëhen një trup i vetëm gjigant dhe i pathyeshëm!

Allahu i Madhëruar i do të përgjegjshmit, të cilët janë të përkushtuar kur diçka fillojnë, e çojnë deri në skaje. Nuk dorëzohen, nuk dinë të plogështohen. Para se të sprapsen mendojnë shumë. Nuk ia kthejnë shpinën gjësë që ia kanë drejtuar fytyrën e kraharorin, veçse duke pasur arsye të fortë. Jo, njerëzit e përgjegjshëm, të arsyeshëm e largpamës nuk sprapsen veçse të vdekur!

E dinë përgjegjësinë që kanë ndaj njerëzve që e rrethojnë. Nuk dinë të dëshpërohen dhe asgjë nuk i bën të sprapsën! Janë të përqendruar, të vendosur dhe durimtarë! Këta janë njerëz, që nuk dëgjojnë asnjë zë veçse zërin e logjikës së shëndoshë dhe të nevojës urgjente. Po, këta renditen në saf, nuk e lëshojnë atë vetëm pse një pikë djerse u pikon, apo vetëm pse ndjejnë plogështi, e as pse vetëm për t’iu shmangur njerëzve, të cilët, sipas tyre, janë të pavetëdijshëm për atë që bëjnë.

Jo, ata qëndrojnë dhe praktikojnë dëshirën e Allahut të Madhëruar: të qëndrojë besimtari bashkë me vëllezërit e tij besimtarë sikur të ishin mur prej hekuri, të lidhur e të bashkuar fortë! Po, pikërisht, këtë na e mëson ligji i radhitjes në rreshta gjatë kryerjes së salatit (namazit). Kush mban këtë mur veçse atij që di të dallojë prioritetet dhe nevojat e shoqërisë. Po të mos kishte qenë radhitja në namaz obligim, në këtë kohë më tepër se kurrë do të bëhej edhe urgjencë!

Njerëzit kanë nevojë të jenë pranë njëri-tjetrit. Të njihen me botën e njëri-tjetrit, të afrojnë përvojat, të rrëfejnë sfidat me të cilat ballafaqohen, të ndihmohen mes vete dhe të këshillohen. Pikërisht, kur njerëzit përballen me një sfidë të përbashkët, mblidhen, afrohen dhe bashkohen, dhe bashkërisht ia mësyjnë asaj sfide, atij problemi! E këtë mund ta praktikojë individi musliman pesë herë brenda 24 orëve, por vallë, sa vetë bashkërisht rrinë afër njëri-tjetrit për t’u përballur me problemet dhe çështjet e tyre!

Fare pak janë të vetëdijshëm për këtë praktikë. Jo, nuk janë mirënjohës për këtë mirësi të Allahut të Madhëruar ndaj robërve të Tij! Po, sepse po të ishin falënderues siç duhet, nuk do t’i bashkonin thjesht gishtërinjtë dhe shpatullat e tyre, por edhe zemrat dhe mendjet e tyre. Kurrsesi! Nuk janë mirënjohës të njëmendtë! Por dijeni o muslimanë të dashur, se çdo udhëzim kur’anor a sunnetor, nuk është thjesht sipërfaqësor, dekor e as fizik. Është ideal, është rrugë, është metodë, është mënyrë, është mjet! Po, është qëllim!

Po, prandaj dhe parimi hyjnor se, veprat shpërblehen sipas qëllimit, dëshmon rëndësinë e zhytjes në thelbin e çështjes, kur i mësyhet! Nëse ti radhitesh në saf, thjesht për të kryer një kohë namazi, vërtetë atë do ta bësh, dhe mund të kesh kryer një obligim për atë kohë namazi, edhe pse mision i pakryer mbet! Por, nëse ti radhitesh në saf, jo vetëm për t’u shkarkuar nga obligimi ndaj kohës së namazit, atëherë çështja do të ndryshonte shumë: nuk do të ndaheshe, nuk do të shkëputeshe, nuk do të sprapseshe përderisa të kuptosh, apo t’i bësh të tjerët të kuptojnë, se, kemi shumë çështje të pazgjidhura si Ummet Islam!

Shoqëria njerëzore, e në veçanti shoqëria që ndan bashkërisht të njëjtin qëllim dhe mision, sa shumë që kanë nevojë të jenë të lidhur mes vete. E, cila shoqëri mund të jetë më e bashkuar në qëllim dhe mision sesa shoqëria që ka një Zot, Allahun, ka një Libër, Kur’anin, ka një Mësues, Muhammedin salAllahu alejhi ve selem! Jo asnjë fare hiç! Ajo shoqëri: unë, ti, ai e ajo; e bëjnëShoqëri Islame! Jemi ne shoqëria islame. E ne thirremi pesë herë brenda 24 orëve për t’u bashkuar e për të ndarë bashkërisht përgjegjësitë dhe sfidat! Po, vallë o muslimanë të dashur, sa po i qëndrojmë besnik dhe guximtar kësaj!

Nuk pëshpëritet përgjërimi i përbashkët pas kaptinës el-Fatiha veçse për të konfirmuar praninë e përgjegjshme në saf! Po edhe simbolika e pëshpëritjes së madhërimit që i bëjmë Zotit tonë, Allahut të Madhëruar, në prag të çdo lëvizjeje gjatë namazit mund të jetë: O Allah! I Madhërishëm je, që na bashkove! Pasi thirremi të jemi të bashkuar, sepse vetëm aty ku ka bashkim, – jo vetëm bashkim trupor -, lëshohet mëshira!

A jemi të pavetëdijshëm për rëndësinë e safit. Po, jemi të pavetëdijshëm! A duhet të vetëdijesohemi, që çdo herë kur radhitemi në saf, të lotojmë kur prej tij sprapsemi! Po duhet! A jemi të papërgjegjshëm kur hymë në saf. Po, jemi të papërgjegjshëm! A duhet të jemi të përgjegjshëm që, kur hymë në saf nuk duhet të sprapsemi para se të ndajmë përgjegjësitë dhe sfidat me ata që kemi pranë krahëve tanë! Po duhet! A jemi të papërkushtuar ndaj safit. Po jemi! A duhet të kemi përkushtim që kur radhitemi në saf, pasi të ndajmë përgjegjësitë dhe sfidat me ata që kemi pranë, të mos sprapsemi veçse me premtim të sigurt se do t’i kryejmë! Po duhet!

E pra, dije o musliman, që në saf radhitesh, se Allahu i Madhëruar, që të krijoi dhe të udhëzoi, inshaAllah, duke e treguar rëndësinë e safit që ka, u betua në të!

“Pasha të radhiturit, që në rreshta (safa) qëndrojnë.” – Kur’an, 37:1

Allahu na vetëdijesoftë, na bëftë më të përgjegjshëm, e më të përkushtuar ndaj radhitjes dhe rreshtimit në safa, saqë të bëhemi si ndërtesë e fortifikuar! Amin!

Ve ma et-teufik ila bilah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Safi dhe vlera e tij në namaz!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Namaz kıldınmı ( Namaz )
» Ti s’bën namaz?!
» İlla namaz, illa namaz...
» Perqendrimi ne Namaz
»  Si Të Koncentrohesh Në Namaz

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Fetfa nga Fikhu-
Kërce tek: