Ti s’bën namaz?!
http://islam-ks.com/thumbnail.php?fi...article_medium
Ti nuk e ndien veten, e lëre më Zotin Jo, s’çuditem. Namazi është rit që e praktikojnë besimtarët. Ti s’ke nevojë të bësh namaz, po edhe sikur të bëje, ty s’të bën dobi. Ti nuk e ndien veten, e lëre më Zotin. Po, e di, të kanë këshilluar të bësh namaz, por s’i ke kuptuar. Jo, i ke refuzuar. Bile i ke kundërshtuar. Të paktën t’i pyesje për namazin, “ç’është namazi?” Mos ndoshta s’ke marr përgjigjen e duhur?! Jo, ndoshta të kanë folur, por ty të ka interesuar thjesht forma figurative e namazit. Sikur edhe kjo të të bënte përshtypje vetëm për ca kohë
Ti je i zënë. Ke obligime! Ndërsa, besimtarët kur falen, ngecin mbrapa. Apo jo?! Edhe sikur të thosha: mu ata që bëjnë namaz kanë kohë më tepër se ti! – s’do më kuptoje. Ti je i zënë me gjëra të kota, të kalon koha me gjëra të kota. Fundi yt është: ca shifra shtesë, ndërsa koha në heshtje duke ngrënë sekondat e fundit të jetës tënde. Nejse, se s’mund të flasim për vdekjen. Sepse për ty lulja kurrë s'vyshket. Prandaj, të presim.
E rëndësishmja tani për tani, ta kuptosh sesa sipërfaqësor je! Kur pyet, asnjëherë s’tenton të depërtosh në thelb. Ti përton. Provon ndonjëherë, por shpejt lodhesh. As që merakosesh kur dorëzohesh, e kujt i dorëzohesh, veçse vetvetes së paditur. Ti s’di të kërkosh dituri të dobishme. Edhe kur shfleton ndonjë libër, mendja jote e turbulluar kap vetëm format e germave, radhitjen e rreshtave etj., ti s’di të lexosh, edhe nëse lexon, s’kupton.
Vajmedet!
Di të parashtrosh pyetje?! Mos më thuaj që di. Ti pyet për gjëra që s’ndryshojnë gjë në veten tënde. Ti pyet, si më rrinë pantallonat! Pyet, si më rrinë flokët! Pyet, si eci, si flas, si e lëvizë kokën... Më vjen keq, ke shumë defekte në tru. Prit, ka kohë të flitet për namazin. Sikur të flisja në fillim, ti shpejt do lodheshe. E njoh tipin tënd. Ty të provokojnë mendjen vetëm anët e jashtme dhe periferike. Namazi është diçka e brendshme. Më thuaj, kur sheh ndonjë duke bërë namaz, nuk thua:
- çfarë njerëz,
- përqafojnë tokën,
- kërrusen,
- rrinë drejt si lis!(?).
Apo, falen se janë njerëz të mangët,
apo, falen për të gjetur ngushëllim,
apo, falen sepse kanë shumë mëkate,
apo, s’dinë se ç’bëjnë!(?)