Kjo njohuri mund të jetë e re për shumë njerëz…
Allahu azze ue xhel-le kur e shkatërroi popullin e Faraonit tha:
”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat”. Duhan 29.Na përcjell Ibën Xheriri -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij nga Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- se lidhur me këtë ajet ka thënë: ”Një person i ka thënë atij (ibën Abasit):
O Ibën Abas fjala e Allahut: ”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat…”, a qan qielli dhe toka për dikënd?
Ibën Abasi i tha atij: ”Po, nuk ka nga krijesat të mos ketë një derë në qiell nga e cila furnizohet dhe në të cilën ngrihen punët e tij, e kur vdes besimtari i mbyllet atij dera e qiellit në të cilën i janë janë ngritur punët e tij dhe nga është furnizuar, e qan për atë…
E kur atë (personin) e humb vendi, ku ai ka falur namaz dhe e ka përmendur Allahun, ai qan për atë.-
Ibën Abasi tha:
-”Toka qan për besimtarin 40 mëngjese…”- I thashë:
-A qan toka?- Tha:
-A po çuditesh?!… Si mos të qajë toka për robin, kur ai mbi atë vend ka bërë ruku dhe
?!…
Si mos të qajë qielli për robin, që madhërimin dhe lavdërimin për Allahun e ka patur si zhurmërima e bletëve?…
Përshtati: Valdet Kamberi