Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Merita e muajit të Ramazanit Sat 7 Jul 2012 - 13:30 | |
| Prej sezonave më madhështore të mirësisë është ky muaj fisnik, muaji i Ramazanit të bekuar, të cilin Allahu xh.sh. e ka graduar me zbritjen e Kur’anit në të, librin më madhështor, fjalën e Allahut xh.sh., të cilës nuk mund t’i mvishet e pavërteta as nga para e as nga prapa. Ai është kushtetutë e përjetshme për udhëzimin e njerëzimit, ligj i qiellit për udhëzim në tokë: “Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”1. Allahu xh.sh. ia ka dhuruar këtij ymmeti këtë muaj për çdo vit. Ka njerëz të cilët e presin atë me përzemërsi e me nderim, ndërsa ekzistojnë edhe të atillë prej të cilëve del Ramazani duke bartur me vete kuj timet dhe mbresat më të këqija për ta. Qoftë i bekuar ai për të cilin Ramazani do të ndërmjetësojë për të (do të bëjë shefat), dhe lum për atë që Kur’ani do të bëjë shefat për të. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani do të kërkojnë mëshirë (shefat) për besimtarët në Ditën e Gjykimit, do të thotë agjërimi: O Zoti im e kam ndaluar nga ushqimet dhe nga marrëdhëniet intime gjatë ditës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të. Dhe do të thotë Kur’ani: E kam penguar të flejë gjatë natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim. Pejgamberi a.s. po thotë: Do të bëjnë mëshirë (shefat) për të”2. Ramazani është sezoni i mirësive që Allahu xh.sh. ia mundëson njeriut. Ai është sezoni i të devotshmëve dhe treg i të mirëve. Kjo botë ka tregtarë,gjithashtu edhe bota tjetër (Ahireti) ka tregtarë. Tregtarët e kësaj bote i presin sezonat e saj që të fitojnë, gjithashtu edhe tregtarët e Ahiretit i presin sezonat e saj që të fitojnë, mirëpo fitimi i tyre s’është i njëjtë.
Fitimi i tregtarëve të Ahiretit është falje prej Zotit të tyre dhe xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Tregtarët e Ahiretit janë ashtu siç i ka përshkruar Allahu xh.sh.: “Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet”3. Ramazani vjen për çdo vit si shans për myslimanin, për t’i shtuar veprat e mira, dhe për t’i pakësuar shkaqet e të këqijave. Dyert e mirësive dhe të Xhennetit janë të hapura, ndërsa dyert e Xhehennemit janë të mbyllura dhe djajtë janë të prangosur, e kjo është shenjë që mundësitë e mirësisë janë të shumëfishta, ndërsa mundësitë e të këqijave janë të pakta dhe të kufizuara. Lum për atë që e shfrytëzon këtë mundësi. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit, ndërsa shejtanët prangosen (lidhen me zinxhirë)”1. Në disa hadithe të tjera, thuhet: “Dhe thërret një thirrës: O ti që je i prirur për të bërë të mira, afrohu. O ti që je i prirur për të bërë të këqija, zmbrapsu”2. Si të jetë agjërimi i saktë? Që mos të jetë agjërimi yt vetëm agjërim i barkut dhe i ndërprerjeve të marrëdhënieve intime, ndërsa gjuha jote nuk agjëron, sytë e tu nuk agjërojnë, veshët e tu nuk agjërojnë, gjymtyrët e tua nuk agjërojnë. Syri yt nuk agjëron duke shikuar në haram; gjuha jote nuk agjëron nga gënjeshtra, përgojimi, llomotitja, tallja e përqeshja apo prej marrëzive; veshi yt nuk agjëron nga dëgjimi i muzikave boshe (që s’kanë dobi) dhe dëgjimit të fjalëve fyese. O mysliman, nuk duhet që të të agjërojë barku dhe organi gjenital, ndërsa ti i tëri je pa agjërim. Të agjërosh nga hajet dhe pijet që i ka lejuar Allahu xh.sh., e të mos agjërosh nga mëkatet që i ka ndaluar Allahu xh.sh.. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush nuk i lën fjalët e ndyra dhe përdorimin e tyre (por vepron kështu edhe gjatë Ramazanit), Allahu s’ka nevojë që ai (njeri) ta lejë ushqimin dhe pijen e tij”3. Nuk është rritur me edukatën islame, pasi që nuk e ruan veten e tij nga mëkatet. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi është mburojë që e ruan besimtarin nga çdo e keqe, mburojë nga mëkatet dhe gabimet në dynja, dhe nga zjarri në Ahiret. Njëjtë sikur ndonjëri prej jush të ketë mburojë në luftë). Nëse ndonjëri prej jush agjëron mos të bëjë ndonjë punë të pahijshme e as mos të bërtasë, e nëse dikush e shan (apo ngacmohet) apo dëshiron të rrihet, le të thotë: unë jam njeri që agjëroj”4. Agjëruesi duhet të jetë i qetë, gjakftohtë e i sjellshëm. Duhet ta ruaj gjuhën e tij, ashtu siç i ruan veshët dhe sytë e tij, dhe tërë organet e trupit të tij: “Ndoshta ai që agjëron nuk përfiton asgjë prej agjërimit të tij vetëm urinë”5. E ka lodhur veten dhe trupin e tij, e është përpjekur kot, barku i tij ka mbetur i uritur, mirëpo nuk ia ka dhënë agjërimit të drejtën e tij. Përpiqu që të pastrohesh në këtë muaj fisnik, sepse ai është muaj i pastrimit. Allahu xh.sh. na ka obliguar agjërimin që të lartësohemi në hapësirat e engjëjve, që të lartësohet tek ne pjesa hyjnore-qiellore mbi atë tokësore-baltore. Ai e ka obliguar agjërimin që njeriu me të të ngrihet, që ta ngrejë veten dhe shpirtin e tij, deri sa të bëhet njeri i vërtetë. Agjërimi të afron tek Allahu xh.sh., sepse ti e ke ndaluar veten tënde nga ajo që e ke patur traditë më parë, për asgjë tjetër jo, por vetëm që Allahu xh.sh. të jetë i kënaqur. Vetëm për hir të Tij, njeriu i le të gjitha ato gjëra që ia dëshiron vetja e tij. Myslimani në Ramazan lartësohet e pastrohet. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe përkushtim do t’i falen mëkatet e mëhershme”1. “Kush falet në Ramazan me besim (të vërtetë) duke llogaritur (në shpërblimin e Allahut) do t’i falen mëkatet e mëhershme të bëra (ndaj Allahut)”2. Do të thotë, do t’i falen mëkatet e vogla siç argumentojnë disa hadithe të tjera, ndërsa për mëkatet e mëdha patjetër duhet pendimi i sinqertë tek Allahu xh.sh.. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Pesë kohët e namazeve, xhumaja deri në xhumanë, nga Ramazani deri në Ramazan bëhen shkak për të falur mëkatet nëse u largohen mëkateve të mëdha”3. Agjërimi dhe falja e namazeve të shpiejn tek falja e Allahut xh.sh.. Nëse dëshirosh të dalësh nga ky muaj me mëkate të falura, atëherë duhet që në mënyrë të drejtë të agjërosh dhe të falesh. Duhet të agjërosh dhe të falesh sikur besimtarët të cilët shpresojnë në shpërblimin e Allahut xh.sh.. Prandaj, mjerë për ata që iu vjen Ramazani, e nuk bëjnë dallim ndërmjet tij dhe muajve të tjerë të vitit. Ata janë të cilët quhen me emra myslimanë dhe jetojnë në mesin tonë, po e përdhosin shenjtërinë e këtij muaji fisnik. A lejohet që një gjë e tillë të ndodhë në një shoqëri myslimane? Jo për Zotin. Ata janë ose mëkatarë të mëdhenj, ose renegat (felëshues), Allahu xh.sh. na ruajt prej tyre. 1. Hadithin e transmetojnë: Buhariu Myslimanët më parë kur agjëronin i shtynin edhe fëmijët e tyre që të agjëronin gjersa ata ishin të vegjël, saqë ndonjëherë u binin lodra fëmijëve të tyre që të loznin deri sa të vije iftari. Pas moshës shtatë vjeçare, nëse fëmija është i fortë dhe mund të agjërojë urdhërohet për agjërim. Ndërsa pas moshës dhjetë vjeçare nëse mund të agjërojë dhe nuk agjëron, atëherë duhet të rrahet nga pak deri sa të agjërojë. Allahu xh.sh. ia ka lejuar njeriut që të mos agjërojë për arsye të ndryshme, si: sëmundja, udhëtimi, pleqëria, puna e rëndë, u lejohet atyre të mos agjërojnë, mirëpo me kusht që ato ditë të paagjëruara t’i kompensojnë më pas me agjërim, kur të kenë mundësi. Myslimani duhet të agjërojë prej agimit e gjerë në perëndim të diellit, e kur të perëndojë dielli atëherë ai duhet ta nxitojë iftarin, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzit do të gjenden në (rrugë) të mirë aq sa do të nxitojnë me iftarin”4. Nxitimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit ka qenë nga udhëzimi i Pejgamberit a.s. dhe i shokëve të tij. I Dërguari i Allahut xh.sh. thotë: “Ne Pejgamberët jemi urdhëruar që të shpejtojmë iftaret dhe të vonojmë syfyret tona, dhe ta vendosim dorën e djathtë mbi të majtën në namaz duke u falur”5. “Pejgamberi a.s. para se të falej bënte iftar me ca hurma, e nëse nuk kishte hurma atëherë pinte ca pika ujë”1. Synet është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit deri para agimit. Dëshirojmë nga njeriu që gjatë këtij muaji të jetojë me librin e Allahut xh.sh. dhe në mikpritje të tij, sepse Ramazani është muaj i Kur’anit. Njeriu duhet të lexojë sa më shumë nga ky libër, sepse për çdo shkronjë të tij ka shpërblim të dhjetëfishtë. Duhet ta dëgjojë leximin e Kur’anit, e sa i këndshëm që është namazi i Teravisë kur njeriu e kalon me Kur’anin famëlartë. Dëshirojmë që Ramazani të jetë një muaj për Allahun xh.sh., prej të cilit njeriu del me faljen e mëkateve dhe me mëshirën e mbrojtjes nga zja1. rri i Xhehennemit. Dëshirojmë që të jetë prej atyre që Allahu xh.sh. i ka liruar prej zjarrit, e Ai për çdo natë liron nga zjarri. Ky është muaji i Ramazanit, muaj në të cilin Allahu xh.sh. na ka mundësuar që të pastrohemi në të, të pastrohemi nga të këqijat tona dhe të furnizohemi me të mira e të mundohemi që ta shtojmë bilancin tonë tek Allahu xh.sh. me të mira. S’ka gjë të keqe që njeriu ta shtojë pasurinë e tij me fitim të lejuar (hallall), e as nuk kursen që ta shpenzojë atë në obligime, mirëpo më me rëndësi se çdo gjë është pasuria-bilanci që do të jetë në qarkullim në Ditën kur s’ka monedhë tjetër në të, përveç veprave të mira dhe të këqija. O vëllezër, mundohuni që ta shtoni bilancin tuaj tek Allahu xh.sh. dhe të jetë aktiv. Bëhuni të vendosur që këtë muaj ta bëni të sinqertë vetëm për Allahun xh.sh., që ta bëni muaj për agjërim, falje, bërjen e veprave të mira, të bëheni bujar për në rrugën e Allahut xh.sh.. Jepni dhe shpërndani zekatin e pasurisë suaj. Kryeni obligimet tuaja, e nëse dikush është borxhli le ta paguaj borxhin e vet. Kemi nevojë që në këtë muaj të kthehemi tek Allahu xh.sh., ta lusim Atë me zemra të frikësuara e të nderuara, e duart e ngritura kah Ai duke u lutur, që të na shpëtojë nga kjo gjendje që jemi, duke e lutur Atë që të na largoj prej nesh shqetësimet dhe të na zgjidh problemet. Kemi nevojë që të lutemi, sepse lutja e agjëruesit në kohë të iftarit nuk kthehet, sikur që është cekur në hadith: “Agjëruesi nëse lutet gjatë iftarit, duaja e tij nuk i kthehet”2. Në një hadith tjetër thuhet: “Lutja e tre lloj personave nuk ju kthehet (u pranohet): agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe lutja e atij që i është bërë padrejtë e ngrit Allahu xh.sh. mbi re, i hapen asaj (lutjes) dyert e qiellit, e thotë Zoti: pasha madhërinë Time do të të ndihmojë që të ngadhënjesh qoftë edhe pas pak”3. A ka më mirë sesa kur të vije nata nga kjo anë, dhe të shkoj dita nga këtu, e të perëndojë dielli, në këtë kohë jemi përgatitur për iftar, t’i ngremë duart kah Allahu xh.sh. e të lutemi për vetët tona, familjet tona, dhe për mbarë myslimanët kudo që janë, për falje dhe mëshirë, për të dobëtit e të maltretuarit dhe luftëtarët, për çlirim, ngadhënjim dhe shpëtim, e të themi: “Iku etja e u mbushën damarët, e është vendosur shpërblimi inshaAllah”4. Përktheu nga gjuha arabe:
| |
|