Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë ditëve të muajit të Ramazanit
Në emër të Zotit të Madhërishëm! „ O ju që besuat, agjerimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". "(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjeroi), atëherë ai (le të agjerojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjerojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, aj o është aq më mirë per të. Mirëpo, po qe se e dini, agjerimi është më i mirë për ju". "(ato ditë të numuruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues ( i të vërtetës nga gënjeshtra). e kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjerojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim per ju. (të agjeroni ditët e leshuara më vonë). Që të plotësoni numurin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falenderoni".
Suretu EI Bakare, ajetet 183,184,185
Ky nënshtrim ndaj urdhërit të Allahut përbën adhurimin e sinqertë, e bën një të vetëm adhurimin me realitetin e tij vullnetor, mendor dhe shpirtëror.
Agjeruesi, i cili ia ndalon vetes së vet kënaqësitë e jetës pa asnjë imponim, presion apo ndonjë shkak tjetër, përveç zbatimit të urdhërit të Zotit, provon në këtë mënyrë nënshtrimin e tij ndaj urdhërit të Zotit dhe adhurimin e sinqertë per Të.
Hadithi i shenjtë (thënie e Pjegamberit(S.a.s) na e bën të qartë këtë kur thotë:
"Agjeruesi, edhe sikur të jetë në shtrat, nëse nuk përfol ndonjë musliman tjetër në mungesë, konsiderohet adhurues."
Resulullahu (S), nga ana e tij, e ka bërë të qartë në një fjalim të vyer shpirtin besimtar, i cili e dallon atë që agjeron për Allahun me sinqeritet e besnikëri, duke u bërë altar (Mihrab) i adhurimit. Aktiviteti trupor i agjeruesit, të nënshtruar ndaj urdhërit të Zotit, kthehet në adhurim. Jo më kot Resulullahu (S) e konsideronte gjumin e adhuruesit dhe frymëmarrjen e tij adhurim, pasi ato lindin e zvillohen në një trup adhurues, icili është privuar nga kënaqësitë dhe gjërat e dëshiruara e të lejuara në përgjigje të urdhërit të Sundimtarit të së vërtetës. Kështu ai ka thënë: "Shpirtërat tuaj në agjerim janë të Iavdëruar dhe gjumi juaj në të është adhurim".
Ali Ebin Musa Er-Rida (a) tregon se ka dëgjuar nga prindërit e tij dhe gjyshi i tij Resulullahu (S), i cili ka thënë: " O njerëz! Kush nga ju gjatë këtij muaji mirëson sjelljet e tij morale, ai do të lejohet të kalojë rrugën (Siratin), ditën kur të rrëshqasin këmbët nëpër të"
Agjerimi dhe edukimi i vetvetes
ç'do adhurim nga adhurimet që ka obliguar Allahu i Madhërishëm si: agjerimi, falja, pelegrinazh në EI-Haxhy, zekati... etj., ka të mirat dhe dobitë e veta shpirtërore, edukative dhe shoqërore të shumta. Ato, përveç që janë adhurim ndaj Zotit, me anën e të cilave njeriu shpren nënshtrimin e tij ndaj të vet dhe afrimin me Te me një qëllim te sinqertë e besnik, lënë në shpirtin e tij, shoqërinë dhe personalitetin e tij, ndikime rregulluese e reformuese, kontribuojnë në procesin e ndryshimit të vetvetes e të edukimit të tij shpirtëror. Agjerimi është njeri prej formave të adhurimit të permendura, që ndihmon në ndryshimin dhe rregullimin e personalitetit njerezor e shoqëror.
Agjerimi ka dobi edukative dhe ndikime reformuese e rregulluese të mëdha mbi sjelljet morale të njeriut dhe lidhjet e tij me anëtarët e tjerë të shoqerisë. Feja islame nuk e obligoi adhurimin e agjerimit vetën per atë që njeriu të mos hajë, të mos pijë e të mos bashkohet me gruan, por e bëri edhe një mbrojtje të njeriut nga ç'do gjë e ndaluar, ku mund të bierë ai qoftë me fjalë qoftë me vepra.
Tregojnë se Resulullahu (S) ka thënë:
"Gjeja më e pakët që i ka imponuar Allahu agjëruesit gjatë agjerimit është ushqimi dhe pija"
Agjerimi, pra, nuk është një proces shkëputjeje nga ushqimi dhe pija, por një obligim, që synon të ndalojë njeriun nga gjerat e ndaluara, t'i rrise atij ndjenjën e besimit si dhe ta edukoj ë atë me një edukatë të shëndoshë morale e shpirtërore. . Ai ndikon në edukimin e njeriut në dy drejtime kompletuese:
Së pari është ndalimi i njeriut dhe largimi tij nga gjerat e ndaluara, nga gjëra me të cilat nuk duhet të merret si: cmira, shpifja , gënjeshtra, grindjet dhe armiqësimi me të tjerët... etj.
Ndërsa drejtimi i dytë është inkurajimi e nxitje, që synon të ngrejë nivelin moral e shpirtëror të njeriut në sajë të synimit per të arritur gjerat e lejuara e të pëlqyera si: lëmosha, lutja, leximi i Kuranit , kujtimi Ai Allahut dhe kryerja e veprave të mira. Agjerimi është një shkollë për edukimin e shpirtit dhe përgatitj en ë tij nga ana islamike në mënyrë të gjithanëshme.
Tregimet e shenjta, që ekzistojnë per këtë gjë, na sqarojnëedukatën e agjeruesit: atë të cilës duhet t' përmbahemi dhe atë të cilës duhet t' japim fund, per te arritur qëllimet e agjerimit dhe per të ruajtur sevapin e adhurimit.
Kështu Imam Aliu (a) tregon se Resulullahu (S) ka thënë: "Kush agjeron muajin e Ramazani me besim ekënaqësi dhe largon degjimin e tij,shikimin dhe gjuhën e tij nga njerëzit, atëhër agjerimi i tij pranohet nga Allahu.
Ky ia fal atii mëkatet që ka bërë dhe do t' shkruajë atij sevapin e durimtarëve"
Kurse Imam EI-Baker (a) tregon se Resulullahu (S)ka thënë:
"Resulullahu (S) i tha Xhabir Bin Abdullahut (RD):
O Xhabir! Ky është muaji i Ramazanit. Kush agjëron ditët e tij dhe falet netëve të tij, kujt i zbutet barku dhe i pushon gjuha ai ka dalë nga mëkatet e tij, ashtu siç ka dalë nga vetë muaji" " Xhabiri i tha:
"0 Resulullah(S)! Nuk ka thënie më të bukur e më të mirë se kjo". Atëhër Resulullahu (S) i tha; "0 Xhabir! por nuk ka kusht, më të forta se këto".
Imam-Es-Sadiku (a) tregon gjithashtu se kishte dëgjuar nga prindërit e tij të thonë se Resulullahu (S) ka thënë:
"Robin agjërues, kur e shajnë, te përgjigjet selam alejkum (paqa qoftë me ju) dhe të thote se nuk të shaj siç më shave ti mua. Zoti Ai Madh e i Bekuar ka thënë: "Ndihmoje robin tim në agjerim nga e keqja e robit tim, të cilin e shpërbleva me zjerrin e ferrit" "
Per Imam Es-Sadikun (a) tregohet të kete thënë:
"Agjerimi nuk është vetëm per ushqim dhe pije". Dhe ka vazduar: "Unë e gëzova Mëshiruesin me agjerim domethënë, me agjerimi dhe heshtje". Në një vend tjetër spjegohet se ç'farë Iloje heshtjeje është kjo, duke thënë: "Nëse agjeroni, kafshoni gjuhën tuaj, mbyllni shikimet tuaja dhe mosu grindni me njëri-tjetrin e as mos e kini zili njëri-tjetrin
Resulullahu (S) dëgjoi një grua që po shante shërbëtoren e vet, megjithëse po agjeronte, Atëherë ai e ftoi ate të hante duke i thënë: "Ha!". Ajo iu përgjigj: "Une agjeroj". Atëherë Resulullahu (S) i tha: "Si ka mundësi të agjërosh, kur ti nxjerr gj ithë këto fjalë sharëse për shërbëtoren tëndë? . Agjerimi nuk është vetëm mos ngrenie e mos pirje."
Imam Es-Sadiku (a)i këshillon kështu agjëruesit:
"Nëse agjëron, le të agjerojë edhe degjimi yt edhe vështrimi yt, duke mos u marrë me gjera që ju janë ndaluar. Le të agjerojnë të gjitha organet e tua e të mos kryej në veprime të shëmtuara. Largo prej vetes mendimet e liga dhe mos i lëndo shërbëtorët. Le të duket tek ti madhështia e agjerimit. Nlundoju sa më shumë t'i përmbahesh heshtjes, përveç rasteve kur kujton Allahun. Mos e bëj ditën e agjerimit tënd si ditët kur nuk agjeron. Mjerë ti "Nëse bën dashuri, puth apo qesh me zë të lartë. Allahu nuk i duron dot ato" Qëndrimi i ashpër kundër përfoljes së tjetrit në mungesë, shpifjes dhe gënjeshtres gjatë agjerimit jepet në shumë raste, aq sa thashethemexhinjtë, shpifësit dhe gënjeshtarët llogariten në radhën e mosagjeruesve, ashtu siç e Ilogariti Resulullahu (S) ate gruan që shau shërbëtoren e vet nga radhët e mosagjerueseve.
Në porositë e Resulullahut (S) per Imam Aliun (a) thuhet:
"0 Ali! Ki kujdes nga thashethemet e përfolje e të tjerëve, kurse shpifja ndjell torturën e varrit"
Po ashtu ai thot:
"Kush përflet vëllaun e tij musliman në mungesë, agjerimi i tij nuk pranohet dhe i kundërshtohet abdesi. "Nëse ai vdes në kete gjendje, vdes bashkë me atë që ia ka ndaluar Allahu". Në kete mënyrë na sqarohet kultura e agjerimit. Agjeruesi nuk duhet te pushojë së punuari per te pasuruar moralin dhe sjelljet e veta. Muaji i Rarnazanit është muaji i adhurimit, muaji i ndryshimit te vetes e i rregullimit e i mirësimit te saj.
Qëllimet ndryshuese e reformuese le agjerimit nuk mund te realizohen përveçse duke iu përmbajtur kësaj kulture dhe duke punuar sipas direktivave te saj. Ndryshe agjeruesi nuk fiton nga agjerinti i tij asgjë përveç vuajtjes nga uria, etja dhe mundime te tjera.
Feja islame dëshiron të ndryshojë e transformojë njeriun dhe vetë shoqerinë. Logjika e ndryshimit është shpriti njerezor, Kur realizohet prësosja e shpirtit njerezor, duke u bazuar në fenë islame, atëherë ndodh edhe ndryshimi i shoqërisë njerëzore dhe reformimi i saj per të mirë.
Kurani na e provon kete ligj shoqëror me thënien: "Allahu nuk e prish gjendjen (nuk na largon le mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre" Suratu Er-Ra'd, ajeti 11.
Islami ka obliguar rite dhe adhurime (ibadete) kohore dhe vendore, si haxhillekun, agjerimin, festat, faljen e të premtes, përcjelljen e te vdekurit, etj. me qëllim që te krijojë një atmosferë shpirtërore te aftë për të ndryshuar e reformuar shpirtin njerezor dhe per tia nënshtruar atë Krijuesit te tij.
Agjeruesi duhet pa tjetër të ngulisë thellë në veten e tij kete realitet, te punojë per ta bërë muajin e Allahut një rast për pendim e mirësi, ndryshim e përsosje morale e sjelljeje.
***
Agjërimi ka qëllime dhe përfitime me interes jo vetëm per vetë agjëruesin, por edhe qëllime e përfitime që shkojnë në interes te shoqërisë islame. Sa më tepër të përmirësohet personi aq më shumë përmirësohet shoqëria, sidomos kur elementet mirësues, me fuqitë mendore, shpirtërore e psikologjike që përmbajnë, do të mund e krijojnë një rrymë shoqërore me ndikim të madh në jetën e shoqërisë
Feja islame gjithnjë e shikon personin nga dy pikepamjë nga pikëpamja se ai është një person i lirë dhe nga pikëpamja se ai është pjesë e shoqërisë, i alle të influencojë e të influencohet prej saj. Mbi kete bazë rregullat ligjet, sistemet, morali dhe kultura që transmeton mesazhi islam bashkëpunojnë me njëri-tjetrin herë si individë me vete e herë si pjese e së teres.
Po ashtu, ne pamë se agjerimi ndihmon në mënyrë efektive në ndryshimin dhe mirësimin e anës morale dhe edukative te individit te shoqerisë dhe të vetë marrëdhënieve shoqërore. Nga kjo pikëpamje agjerimi sjel gjithashtu, përfitime dhe interesa të rnëdha ekonomike, për të cilat flasin bisedat dhe tregimet e anëtarëve të Ehli Bejti (a) (Familjes së Profet Muhammedit). Por këto ndikime morale, shoqërore, ekonomike dhe fetare kanë edhe pasoja e influencë në fushën e politikës. Veprimet dhe aktivitetet, që bën njeriu, janë të lidhura njëra me tjetrën Kështu, besimi tek Allahu dhe tek Dita e Gjykimit influencojnë në anën fetare, morale, politike dhe ekonomike, që nga ana e tyre influencojnë edhe mbi njëratjetren. Në kete mënyrë lind ndikimi dhe përsosja e ndërsjelltë në jetën e njeriut dhe te shoqërisë.
Duke karakterizuar dhe përshkruar kete realitet, Imam Ali Bin Mu sa Er- Rida (a) thotë:
"U urdhëruat të agjeroni me qëllim që le njihni se ç'është uria dhe etja, per teprovuar vështirësitë e botës së përtejme. Le të jetë agjeruesi i qetë dhe i nënshtruar dhe le ta dijë se si bëhet durim përballë asaj që e ka goditur nëpërmjet urisë dhe etjes. Le te meritojë mirësinë, përfshirë këtu edhe privimin nga kënaqësitë e lakmitë. Kjo do te jetë per të predikim per le tashmen dhe per të ardhmen e largët. Të mësoni se ç'vlerë të lartë ka kjo për njerëzit e varfër e të pamundur në këtë botë dhe, per pasojë, te tregoni dashuri ndaj atyre që Allahu u ka imponuar kufizime në jetën e tyre"
Ndërsa Imam Es-Sadiku (a) ka thënë:
"Agjerirni është obligim i Allahut, që nëpërmjet tij të barazohet edhe i varfëri edhe i pasuri. Kjo pasi i pasuri nuk e din se është uria dhe etja dhe, duke agjëruar, do ta mëshirojë te varfërin. I pasuri, kur don një gjë, e arrin atë. Por Allahu deshi që ta ndreqë krijesën e Tij duke e bërë të pasurin te ndjejë e te kuptojë se ç'është uria e dhimbja me qëllim që te tregojë butësi e dhimbjë per te dobëtin dhe te mëshirojë te uriturit"
Në kete mënyrë imamet e Ehli Bejtit (a) na e sqarojnë urtësinë edukuese dhe vlerat shoqërore, shpirtërore, ekonomike e politike që ka agjerimi, që, nga ana e vet, ndihmojnë në gjendjen e përgjithëshme te shoqërisë islame.
Kjo ndjenjë e ndërgjegjëshme per dhimbjen ndaj të varfërve dhe per nevojën e barazisë thyen prirjet dhe shfaqjet e mendjemadhësisë dhe të përbuzjes së të tjerëve, duke i bërë njerëzit të ndjehen te barabarte, të kuptojnë është dhimbja që, te shkakton varfëria dhe nevoja, dhe, per pasojë, t' shtyjnë ato drejt barazisë dhe vllazërisë, te ngritura mbi mirekuptimin dhe ndjenjat e përbashkëta të ndërgjegjes.
El-Harru El-Amilij, El-Uasailu, Vell.4. Kultura e agjeruesit
Dobitë shëndetësore të agjerimit Resulullahu (S) ka thenë:
"Agjeroni që të shëndosheni"
Robi e agjeron muajin e Rarnazanit për të kryer detyrën e vet dhe në këtë mënyrë ai i afrohet Zotit të Madhërishëm. Por agjerimi ka shumë përfitime si për vetë individin agjërues ashtu dhe për shoqërinë, për të cilat Resulullahu (S) ka thënë: "Agjeroni që të shëndosheni".
Shkencëtarët që , punojnë në fushën e shëndetsisë thonë se dobitë e agjerimit për shëndetin e njeriut dhe formen e tij trupore janë shumë të mëdha. Përmendim këtu gjendjen shpirtërore të agjeruesit dhe reflektimin e saj ne shëndetin e tij. Agjerimi ndihmon në mënyrë efektive në shërimin e shqetësimeve psiqike dhe të atyre erotike, forcon vullnetin e agjëruesit, sensibilizon e zbut ndjenjat. e tij, i forcon dashurinë ndaj të tjerëve dhe e largon nga grindjet, ngacmimet dhe tendecat për veprime agresive ndaj të tjerëve, i kalit atij ndjenjën e shpirtmadhësisë, etj. Në kete mënyrë agjerimi forcon dhe mbështet personalitetin e njeriut, e bën atë me të fortë per të përballuar problemet dhe vështirësitë e jetës. Të gjitha keto, pa asnjë dyshim, pasqyrohen në mënyrë të vetvetishme në shëndetin e njeriut.
Ana tjetër e dobisë së agjerimit është se ai ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve trupore akute të stomakut, shqetësimet e zorrës së trashë, sëmundjet e mëlçisë, të mos tretjes si duhet të ushqimeve, etj.
Po ashtu ai ndihmon në mjekimin e dhjamosjes (okozitetit), tëtrombozave dhe sklerozimit të enëve të gjakut, në uljen e tensionit të gjakut, të frymëmarjes, etj.
Mjeku zviceran Barsilius ka shkruar se dobia e urisë në mjekimin e disa sëmundjeve e kalon shumë herë dobinë e përdorimit të barnave medicinale. Ndërsa mjeku Hilab ua ndalonte ushqimin të sëmurëve të tij per disa ditë me rradhë dhe vetëm pas kësaj fillonte t'u jepte porcione ushqimore të lehta.
Agjerimi ndihmon gjithashtu në shkatërrimin e fibrave të sëmura e të panevojshme, e kjo ndodh gjatë fenomenit të agjerimit, por që rindërtohen të reja përsëri pas marrjes së ushqimit. Ky është shkaku që i ka bërë disa shkencëtarë, midis le cilëve edhe Bashutin, të thonë se agjerimi ndihmon në kthimin e rinisë.
Është e natyrshme se agjerimi mund t'u shkaktojë edhe dem diesa individëve. Prandaj Zoti i Madh i ka çliruar ata prej tij. Njëkohësisht duhet të kihet parasysh se dobitë më të medha të agjerimit lidhen me zbatimin si duhet të edukatës së agjerimit, si është vonesa e syfyrit dhe afrimi i iftarit, mostejkalimi i normës së ushqimit, qoftë në sasi qoftë në cilësi, evitimi i shumëllojshmërisë së gjellëve, etj. "
Adhurimi në muajin e Ramazanit Pendimi: Një nga format e dashurisë dhe të mëshirës së Allahut ndaj robëve të Tij ështëedhe hapja për ta e derës së pendimit dhe të faljes së mëkateve. Ai uka përgaditur atyre rrugën e kthimit tek Ai, pasi është i Madhërishmi, siç e përshkruan veten në librin e Tij të bekuar.
"Thuaj: " Orbtë e mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai fal shumë dhe është mëshirues". Suratu Ez-Zumer, ajeti 53.
Zoti i Madhërishëm e din se njeriu, nga natyra e tij njerëzore, gabon dhe kundervihët, duke u larguar nga Allahu i Madhërishëm. Si pasojë, aj ka ndevojë për një mundësi që t'i lejojë kthmin dhe ndreqjen. Prandaj ekziston edhe pendimi.
Fjala hynore pëbën fushën e ndregjes e të mirësimit si dhe momentin e ndryshimit. Pendimi është një proces transformimi e ndryshimi në ecurinë e jetës dhe natyrën e sjelljeve, pasi ai ështe pasojë e një ndryshimi psikologjik, mendor dhe vullnetor, është një vendim i ri në jetë që zgjidhet nga njeriu me vendosmëri si një rrugë e re dhe një jetë e re. Prandaj, në tregimet e shenjta profetike, i penduari për mëkatet e bëra prej tij konsiderohet si ai që nuk ka kryer fare mëkat.
Një tregim i Imam Xhaaferit Bin Muhammed (a), në spjegimin se ç'është dashuria e Allahut, falja dhe mbrojtja e Tij për robët e Tij të pënduar, thotë:
" Nëse një rob pendohet me pendesë të sinqertë, atë do ta doje Allahu dhe do ta mbrojë". Dikush e pyeti Imamin:" Si e mbron atë?". Ai u përgjigj: " I bën dy engjejt që regjistrojnë bëmat e tij të harrojnë ç'farë kanë shkruar për të. Po ashtu i bën organet e trupit të tij dhe ç'do pjesë të tokës të kuptojnë se mëkatet e tij janë falur. Kështu, kur të vije dita të takojë Allahun azza ue xhel'le, asgjë dhe askush nuk do të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë mëkat".
Nëse kjo mirësi hyjnore për njeriun synon hapjen për të të dyerve të faljes e të mëshirës së çdo kohë, muaji i Ramazanit është muaji i faljës së mëkateve, periudha e kujtimit dhe e kujtesës. Ai përbën atmosferën e përshtatshme, që ndihmon për të berë një rishkim e rivlerësim të vetvetes për t'i kërkuar kësaj të fundit llogari, me qëllim që njeriu të fillojë një jetë të re, të bëjë një kthesë të sinqertë në sjelljet dhe mendimet e veta, duke e pasqyruar atë nëpërmjet një pune dhe veprimtari të sinqertë. Ai duhet t'ia përshtasë plotësisht veten si në mendime ashtu dhe në veprime jetes islame, të pranojë të jetojë nën hijen e Allahut të Madhërishëm, i cili pas kësaj periudhe, pra veten muajin e Ramazanit, ia lehtëson atij punën për t'iu përmbajtur vetëm asaj që kënaq Allahun e Madhërishëm, dhe të ecë në rrugën e drejtë.
Muaji i Ramazanit krijon një atmosfere adhurimi kolektiv Të gjithë ndjejnë gjatë tij lindjen e nnjë jete të re e të një drejtimi të ri, që u përgatisin atyre një mundësi shprtërore të aftë për t'i ndihmuar të pendohet e të kërkojnë faljen e mëkateve të tyre dhe të hyjnë nën mëshirën e Allahut, sidomos pasi shohin drejtimin e përgjithshëm të njerëzve drejt Allahut të Madhërishëm dhe përbuzjen e Zotit dhe kanë humbur kënaqësinë e Tij.
Ata, zemrat e të cilëve nuk hapen pë dritën e mëshirës dhe shpirtërat e të cilëve nuk i përgjigjen thirrjes së pendesës, ata nuk i ndjejnë gabimet dhe mëkatet e tyre edhe kur shohin atë drejtim të përgjithshëm e të vazhdueshëm drejt Zotit gjate këtij muaji nëpërmjet agjerimit të përgjithshëm apo riteve, që synojnë ruajtjen e pastërtisë e të shenjtërisë së këtij muaji, si leximi i Kuranit, shtimi i lutjeve dhe i predikimeve fetare, etj. Ati, që nuk i ndjejnë të gjitha këto, zemrat e tyre i mbulon errësira, cmira, urrejtja dhe e keqja. Prandaj Resulullahu i nderuar (S) i përshkruan këta lloj njerëzish si vijon:
"I keq është ai që është privuar nga mbrojtja e Zotit në këtë muaj të madh".
Pranvera e Kuranit
Muaji i Rarnazanit është muaji i Kuranit dhe pranvera e tij. Shpirtërat në këtë muaj pastrohen dhe drejtohen nga Allahu i Madhërishëm, duke qënë të gatshëm të pranojnë më tepër se çdo herë tjetër urtësinë, drejtësinë, ndershmërinë dhe dëshirën për mirësinë, që janë shkruar në Librin e Zotit. Prandaj, edhe inkurajohet e nxitet leximi i Kuranit dhe thellimi në ajetet e tij gjatë ketij muaji, që kanë vlerë shumë më të madhe se sa leximi i tyre gjatë muajve të tjerë.
Resulullahu (S) u ka folur njerëzve dhe ua ka bërë të qartë rëndësinë e këtij muaji të bekuar, sidomos atë që duhet të bëjë agjeruesi në drejtim të moralit të adhurimit, të veprimeve të mira dhe të drejtimit nga Allahu i Madhërishëm, duke thënë:
"Lutjuni Zotit tuaj me qëllime të sinqerta dhe zemra të pastërta me qëllim që Ai t'jua mbarësojë agjerimin. Lexoni Librin e Tij. I keq është ai që privohet nga mbrojtja e Tij në këtë muaj të madh''
Më tej ai thote:
"Kush lexon një ajet Kurani (në këtë muaj) do të shpërblehet sikur të ketë mbaruar leximin e gjithë Kuranit në muaj të tjerë”
Imam EI-Baker Muhammed Bin Ali EI-Husein(a) e ka quajtur muajin e Ramazanit si pranverë të Kuranit, ku lulëzon e zhvillohet lutja e tij dhe jep fruta pema e tij, duke thënë:
"çdo gjë ka pranverën e vet. Pranvera e Kuranit është muaji i Ramazanit",
Kurse Imam Ali Bin Musa Er-Rida(a) e porosiste njerin prej shokëve të tij me falët:
"Shto lutjet dhe kërkesen për faljen e mëkateve, shto leximin e Kuranit dhe kërkesat e pendesës tek Allahu për mëkatet e tua, sepse muaji i Allahut do të t'i pranoje ato nëse je i sinqertë ndaj Zotit azza ue Xhel’le.
Gadishmëria e Resulullahut (S), e shokëve të tij dhe e Familjes së tij për të lexuar Librin e Zotit, për t'u thelluar në kuptimin e domethëniet e tij e për të vepruar sipas mësimeve të tyre; për t'i u lutur Atij, ishte shumë madhe. Thuhet se Imam Muhammed Bin Ali El-Baker(a) e lexonte Kuranin nga kreu ne fund 10 herë gjatë muajit të Ramazanit.
Pra, le të jetë ky muaj një kohë për leximin e rileximin e Librit të Allahut si dhe e mbajtjes përmendësh të sa më shumë ajeteve të tij, e kuptimit sa më të thellë e sa më të mirë të domethënieve të tij, e thirrjes së njerëzve për të punuar e vepruar sipas mësimeve të tij, për të zbatuar rregullat dhe ligjet e tij. Leximi i Kuranit pa kuptuar se ç’Iexon nuk ka vlerë, ashtu sië nuk ka vIerë dija që nuk vihet në jetë.
Tregohet se Resulullahu (S) ka thënë lidhur me këtë:
"Nuk mund të përfitojë nga Kurani ai që praktikon gjërat e ndaluara prej tij”.
Lutja(Duaja)dhe kërkesa e faljes së mëkateve(El-Istigfar)
Lutja është një nga shfagjet më të rëndësishme e më të mëdha të adhurimit e të nënshtrimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Lutja është shprehja e ndjenjës për madhështinë e krijusit dhe hyjnizimit të Tij dhe mundësive të Tij madhështore, pasi Ai është dëgjus i lutjeve dhe u përgjigjet atyre.
„ E kur robet e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi me lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua“
Suratu-El-Bakare, ajeti 186
Lutja shpreh një ndjenjë shpitërore që ka njeriu në thellësi të vetvetes, që është ndjenja e varfërisë dhe e nevojës për Allahun e Madhërishëm. Kjo ndjenjë shërben për të edukuar veten me besimin e sinqertë tek Allahu e të varjes së shpresave tek Ai, për të forcuar ndjenjat e vllazërimit midis njerëzve. Lutësi e ndjen se njerëzit janë të barabartë në varfëri dhe skamje si dhe në nevojë që kanë për Krijusin e tyre. Allahu është i pasuri dhe të gjithë robet e Tij i drejtohen Atij për ndihme mbështëtje.
Prandaj, gjatë muajit të Ramazanit besirntarët nxitojnë për lutje, e cila konfirmohet si rrugë shpëtimi, sidomos për të thelluar ndjenjën e dashurisë hyjnore në shpirtërat e lutësve dhe të besimtarëve me anën e përqëndrimit në mallin dhe dashurinë për Allahun e Madhërishëm, të cilit nuk i fshihet asgjë, përkudrazi i bëhët e qartë varferia dhe nëvoja që njeriu ka në veten e tij, dhe i kërkohet falje dhe mbrojtje. E githë kjoshërben pra për edukimin e shpirtrave njerëzore dhe ndreqjen e sjelljeve të tyre, rilindjen e zemrave dhe të ndërgjegjeve të tyre, në nje kohë që këto janë drejtuar nga Zoti, prezentë në agjerim.
Imam Aliu (a) ka thenë:
"Sapo vintë muaji i Ramazanit, Resulullahu (S) fillonte të falenderontë Allahun dhe ta lavdërontë Atë. Pastaj iu drejtohej njerëzve me thënien: "0 njerëz! Allahu ju shpetoi nga armiqtë tuaj prej xhineve dhe prej njerëzve. Ai ju thotë: "Mu lutni Mua dhe Unë do t’ju përgjigjem". Pra, Ai ju ka premtuar t'u përgjigjet lutjeve tuaja. Allahu ka ngarkuar 7 nga engjejt e Tij që të pengojnë çdo shejtan që do të synonte t'ju bejë keq deri nëfund të ketij muaji, që është muaji juaj. Prandaj dyert e qielit janë të hapura që nga nata e parë e deri tek nata e fundit e tij dhe lutja giatë këtij muaji është e pranuar".
Në një rast tjetër Resulullahu (S) ka thënë :
"Kerkoni pendim tek Allahu për mëkatët tuaja, ngrini drejt Tij duart tuaja për lutje gjatë kohës kur faleni, sepse këto janë orët më të preferuara, gjatë të cilave Allahu azza ue xhel’le vështron robet e Tij me falje dhe mëshirë dhe u prëgjigjet pozitivisht kërkesave dhe thirrjeve që mund t'i drejtohen për shpëtim e ndihmë, duke na dhënë ato nëse i kërkohen. Ai do t'ju përgjigjet nëse do t'i lutëni".
Ky rnuaj është koha e lutjeve, i pendesës dhe i kërkesës së mbrojtjes dhe faljes së Zotit për mekatët e bëra. Prandaj besimtarët nxiten e inkurajohen për të kërkuar mbrojtjen e Allahut për mëkatet e tyre pikërisht në këtë muaj. Pikërisht për këtë thuhet gjithashtu se i keq është ai që privohet nga mbrojtja dhe mëshira e Zotit në këtë muaj.
Prijësi i Besimtarëve Ali Bin Ebi Talibi (a) ka thënë"
"Gjatë muajit të Ramazanit ju duhet të shtoni kërkesat e lutjet për falje. Lutja ju largon fatkeqësitë, ndërsa kërkesa e faljes ju shpëton nga mekatët"
Njerëzit e mirë dhe imamet e Ehli Bejtit (a) iu përmbajtën këtyre porosive dhe na i kanë lënë edhe neve. Ata ishin shembull në fjalë dhe në vepra. Tregohet, për shembull,se Imam Ali Bin El-Husein Es-Senxhxhad, nëse ishte muaji i Ramazanit, nuk fliste fare. por merrej me lutje, madhëronte Allahun dhe i kërkonte falje për rnëkatet e tij, duke bërë tekbir ("tekbir" do të thotë të thuash "Allahu Akbar”‑ Zoti ëshië më i Madhi).
Kurse gjatë iftarit thoshte: „O Zot! Nëse dëshiron ta bësh, e bën "
Imam Es-Sadiku (a) i porosistë dhe keshillonte muslimanët, duke thënë: "Ramazani është muaji i Allahut, prandaj shtoni thirrjet për Të duke tënë: "Allahu Akbar", shtoni lavdërimet dhe madhërimet për Të"
Le të jetë gjithshka thamë deri tani prezentë në sferën e shpëtimit e lidhur ngushtë me dritën e dashurisë e të mallit për Allahun e Madhërishëm, duke hedhur tej mosbindjen e kundërshtimin e duke i dhënë fund degjenerimit.
Falja dhe lëmosha Falja dhe lëmosha kanë gjithashtu ndikim në edukimin e vetvetes e ndreqjen e shoqërisë, në lidhjen dhe afrimin me Zotin e Madhërishëm, në pastrimin e ndërgjegjes dhe edukimin e ndjenjave të pastërta.
Ka shumë biseda e tregime të Resulullahut (S) dhe të anëtarëve të Familjes së tij (a) që i ftojnë muslimanët të falen e të japin lëmoshë gjatë ketij muaji dhe që tregojnë se sa të preferueshëm janë faljet e dhënia e lëmoshave që kryejnë robet në këtë muaj në krahasim me muajt e tjerë të vitit. Prandaj duhet të shfrytëzohet ky rast dhe ky muaj të bëhet muaji i sa më shumë faljeve dhe i sa më shumë lëmoshave, muaji i lutjes për faljen e mekatëve tek Allahu dhe i kujtimit të Tij. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të zëvendësuar të gjitha ato falje që nuk kemi qenë në gjendje t'i bënim në të shkuaren, apo për t'u falur në vënd të prindërve tanë apo të të afërmeve tanë që kanë vdekur. Po ashtu një preferencë të veçantë dhe një vlerë të madhe për Allahun e Madhërishërn ka në ketë muaj falja vullnetare, domethënë, falja plus asaj që eshtë obligim. Për këtë Resulullahu (S) ka thënë:
"Kush në ketë muaj bën falje suplementare, atij Allahu i shkruan faljen nga zjarri (i ferrit). Kush kryen vetëm obligimin, atij i konsiderohet kjo sevap i barabartë me kryerjen e 70 obligimeve të kryera gjatë muajve të tjerë. Ndërsa kush e shton faljen, Allahu do t’ia rëndojë peshoren ditën, kur peshoret lehtësohen. (Ditën e Gjykimit).
Nga imamet e Ehli Bejtit (a) tregohet:
"Resulullahu (S), kur hyntë muaji i Ramazanit, lirontë të gjithë robërit e luftës dhe u jeptë lëmoshë gjithë atyre që i kërkonin"
Imam Es-Sadiku(a)tregon se Iam Ali Bin EI-Husein(a) çdo vit, natën efundit të muajit të Ramazanit, lirontë 20 robër a më shumë, duke i shpëtuar nga skllavëria.
Ramazani është muaji i lirisë dhe i çirimit nga sklIaveria, muaji i vënies nën kontroll të dëshirave dhe lakmive, që të shpien në kundërvënie ndaj Zotit.
Imami Es-Sadiku (a) ka thënë:
"Resulullahu (S), kur hyntë dhjetëditëshi i fundit (I Ramazanit), mobilizohej akoma më shumë e bëhej më këmbënggulës, evitonte komplet gratë dhe e gdhinte tërë, natën duke iu përkushtuar vetëm adhuriMit".
Le të jetë Resulullahu (S) një shembull për të gjithë neve dhe le të ecim në këtë shembull, le ta bëjmë këtë muaj sa më të begatshëm, duke e kthver në një muaj të vertëtë adhurimi e afrimi drejt Allahut, rnuaj të pastërtisë së shpirtërave dhe të zernrave tona.
Ngjarje të pavdekshme Muaji i Ramazanit është muaji i pendesës, i adhurimit dhe indreqjes së shpirtërave. Ai është gjithashtu muaji i punës, i përpjekjeve dhe i begatisë, muaji i ngjarjeve dhe i rasteve të mëdha e të paharrueshme. Në këtë muaj të bekuar vjen Nata e Kadrit, që shënon fillimin e vitit të vIerësimit të veprimeve dhe sjelljeve. Në këtë natë veçohet çdo vepër e urtü: përcaktohen vlerat e Ido robi, përcaktohen fatet dhe të mirat që i ka caktuar atij Zoti, me një fjalë përcaktohet e ardhmja e tij.
Këte Natë Kurani i Shenjtë e prëshkruan si vijon.
"Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre (atë Natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zotin) është paqe deri në agim të mëngjezit". Suratu EI-Kadr, ajetet 3-5
Ajo është gjithashtu nata që i Madhërishmi e përshkruan si më poshtë: "Ne e zbritën atë në një natë të bekuar (ne natën e bekuar të Kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga vetëNe. S'ka dyshim se ne dërguam të dërguar".
Suratu Ed-Duhane, ajetet 3-5.
Imam EI-Bakri(a) për këtë natë të bekuar ka thënë "Nata e Kadrit eshtë fillimi dhe fundi i viti“.
Kurse sipas shokut të tij-Muhammed Bin Ali Bin EI-Husein, Imam EI-Bakri, duke iu përgigjur një pyetjeje që bei ai lidhur me atë që ka thënë Allahu Azza ue Xhel'le: "Në e zbritën atë në nje natë të bekuar", tha: "Po. Ajo eshtë Nata e Kadrit. E tillë është ajo çdo vit, në muajin e Ramazanit, në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani ka zbritur pikerisht Natën e Kadrit. Zoti i Madhërishëm ka thënë: "Në ketë Natë zgiidhet çdo veper e urtë". Kjo do të thotë se Natën e Kadrit bëhet vlerësimi i çdo gjëje. Atë vit, si dhe çdo vit para tij, e mira dhe e keqja, nënshtrimi dhe kundërshtimi ndaj Zotit, lindja dhe vdekja, humbja apo begatia zhvillohen e ndodhin ashtu siç përcaktohen natën e Kadrit, pa as me të voglin ndryshim. Ato zhvillohen sipas dëshirës dhe urdhërit të Allahut azza ue xhel'le".
Pas kësaj Muhammed Bin Ali EI-Husein e pyeti prësëri: "The se nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mije muaj, si ta kuptoj unë ketë?". Dhe Imam EI -Bakri (a) u përgjigj: "Vepra e mirë dhe e dobishme në këtë muaj si faljet, dhënia e zekatit dhe punët e tjera të mira janë me të vIelfëshme se punët e mira e të dobishme të kryera gjatë 1000 muajve, ku nuk ka natë të Kadrit. Dhe nëse Allahu i Lartë dhe i Bekuar nuk do t'ua shtontë ato besimtarëve, ata nuk do ta kuptonin dot se si Allahu na shton atyre begatitë“.
Ishtë për këtë që Resulullahu (S) e caktontë dhjetëditëshin e fundit të muajit të Ramazanit për të shtuar përkushtimin në adhurim, i shtontë zellin dhe përpjekjet, siç e parmë edhe në tregimin e Imam Es-Sadikut (a) që thoshtë:
"Resulullahu (S), kur hyntë dhjeëtditëshi i fundit (i Ramazanit) mobilizohej akoma më tej e bëhej me këmbëngulës, evitontë komplet gratë dhe e gdhintë tërë natën duke iu përkushtuar vetëm adhurimit"
Këto janë hiret e këtij muaji, që është një ndër rastët e mëdha që ka vlerësuar Allahu i Madhërishëm.
Një nga imamet e Ehli Bejtit (a) u pyet për Natën e Kadrit dhë ai u përgjigj:
"Atë Natë zbresin engjejt dhe Libri në qiellin e kësaj botë. Atë Natë shkruhet gjithçka do të bëjë urdhër gjatë vitit, gjithçka që do të godasë robtë. Urdheri i Tij është i prere. çdo gjë varet nga dëshira e Tij: jep e afron ç'të dojë dhe vonon ç'të dojë, fshin ç'do gjë ose e le siç është. Ai posedon kryelibrin"
Në këtë muaj të bekuar i zbriti Kurani i shenjtë Resulullahut (S) besnik-Muhammedit (S). Po në këtë muaj u kanë zbritur librat e mëdhenj qiellorë të gjithë profetëve të tjerë (a).
Tregohet për Imam Es-Sadikun (a) të ketë thënë:
"Tëurati zbriti 6 ditë pasi hyri muaji i Ramazanit, Ungjilli me 12 të muajit të Ramazanit, Zeburi me 18 të Ramazanit dhe Kurani Natën e Kadrit"
Në këtë muaj vdiq gruaja e Resulullahut (S), e para që e ndoqi pas dhe që i besoi, nëna e pasardhësve të parë të pastër -HADIXHEJA e Madhe, për të cilën Resulullahu (S), në një bisedë me gruan e tij Aishen, ka thënë.
"Allahu më bëri të shoh vetëm të mira prej tij. Ajo ishtë nëna e fëmijëve të mi, ishtë zonja e shtëpise. Ajo më besoi në një kohë, kur njerëzit më quanin gënjeshtar e më përgënjeshtronin, më mbështeti me pasurinë e saj në nje kohë kur njerezit më privuan nga pasuria. Ajo më dha djalin….”
Në këtë muaj vdiq Abu Talibi, xhaxhai i Resullullahut (S), që ishtë mbrojtësi i tij dhe mbrojtës 1 thirrjes së tij në fenë islame, për të cilin Resulullahu (S) ka thënë:
"Ajo qe urrejta më shumë dhe që e fituan kurejshet ishtë vdekja e Abu Talibit"
Ai vdiq më 10 të Ramazanit. Humbja e Abu Tallbit dhe e Hadixhes patën një ndikim të madh në shpirtin e Resulullahut (S). Ajo e pezmatoi atë shume dhe i krijoi ndjenjën e një ndarjeje të dhimbëshme sa që e quajti atë vit si "vitin e pezmit të madh".
Më 15 të Ramazanit të bekuar lindi Imam Hasan Bin Ali (a) nipi i Resulullahut (S) dhe njeri prej anëtarëve të Ehli Bejtit (a), pastërtinë e të cilëve, afërsinë, dashurinë e besnikërinë e tyre e ka dëshmuar vetë Kurani i shenjtë dhe sunët (mësimet dhe thëniet e Profet Muhammedit (S) të cilët kanë porositur për ndjekjen e shembullit të tyre, paqa qoftë mbi ta.
Resulullahu (S) ka thënë: "Hasani dhe Huseini janë zotërinjtë e të rinjve të Ehli Bejtit"
Po ashtu ai ka thënë:"Hasani dhe Huseini mbetën dy imamë edhe në të gjalle edhe në të vdekur".
Në këtë muaj, më 17 të Rarnazanit të vitit të dytë të Hixhrit, ndodhi betëja e Bedrit, betëja e shenjtë e Kuranit. Në atë ditë u realizua fitorja e rrugës së drejtë dhe e besimit kundër të pafeve dhe humbjes në errësire; historia njerëzore filloi ecjen në një drejtim të ri-në drejtimin e vijës së profeteve (a).
Në këtë muaj të shenjtë kombi islam u pllakos nga fatkeqësia e humbjes se njërit prej personalitëtëve më të mëdha islame, burrit të parë besimtar, mbajtësit të flamurit të Resulullahut (S) dhe njeriut me të dashur të zernrës së tij‑Imam Ali Bin Ebi Talibi (a). Krimin e shëmtuar të vrasjes se tij e kreu njëri prej krerëve të Kharixhitëve-Abdurahman Bin Mulxhim, i cili e goditi atë kur ishte duke falur namazin e mengjezit në altarin e tij, në krye të muslimanëve në xhaminë e Kufes, me 19 të muajit të Ramazanit të vitit të 40 të Hixhrit. Tre ditë vazhduan përpjekjet për sherimin e plagëve që mori, por së fundi nuk shpëtoi dot dhe iu dorëzua vdekjes, duke rënë dëshmor më 21 të këtij muaji.
Në ketë muaj të bekuar Zoti i Madhërishëm i bëri të mundur Profetit Muhammed (S) hapjen madhështorehyrjen në Mekkë, pa luftë e gjakderdhje. Rezultat i kësaj ishtë nënshtrimi i idhujtarëve dhe shkatërrimi i idhujve. Qabja u çliruar nga idhujtaria dhe degjenerimi. Ra kalaja e idhujtarisë dhe e armiqësisë ndaj Islamit. Dhe kjo më 21 të muajit të Ramazanit, në vitin e 8-të të Hixhrit.
Kur mësojmë se ky muaj është i mbushur me ngjarje të shënuara apo me ritë e veprime të tjera fetare islame, duhet të kujdesemi për kremtimin e tyre, duke festuar, etj., me qëllim që t'ua bëjmë sa më të qartë muslimanëve madhështinë dhe rendësinë e tyre historike për Islamin dhe jetën tonë aktuale. Sidomos duhet të nxjerrim prej tyre mësime edhe për të propaganduar sa më mirë Islamin. Në këtë muaj në duhet të krijojmë një atmosferë me të vërtetë islame, që të ngjallë shenjtëri në shpirtërat e njerëzve. Në duhet të ruajme shenjtërinë e ketij muaji, të mos lejojmë askend t'i shkaktojë keq atij, duke ngrenë haptazi apo duke u talluar me ritët e tij fetare. Po ashtu është detyra jonë të ndihmojmë prë kremtimin e këtyre ritëve, për thellimin e kuptinit të tyre, për ngulitjen e tyre në mendjet dhe shpirtërat e besimtarëve.
Lutjet dhe veprimet e muajit të Ramazanit
Veprimet e dëshiruara e të pëlqyeshme natën e parë të Ramazanit.
Ekzistojnë shumë lloje lutjesh (duash) dhe veprash që është e dëshirueshme dhe e pëlqyeshme të bëhen netëve të muajit të bekuar të Ramazanit. Por ç'do të ishte e pëlqyeshme te bëhej natën e parë të tij?
Së pari: Pamja e hënes (që shënon fillimin e muajit të Ramazanit)
Së dyti: Leximi herë rradhazi sures EL-FATIHA sapo she hënen të dalë. Në këtë mënyrë synohet hapja atë natë e dyerve të rizikut (e të mirave që të ka caktuar Allahu).
Së treti: Të lutesh për gjërat më të preferuar që dëshiron të të plotësohet sapo sheh hënën; nëse nuk do të mundesh natën e parë të hënës atëherë gjate tre netëve.
Më poshtë po japim disa prej lutjeve të mundëshme:
Lutja e Profetit(S) kur shihte hënën e muajit të Ramazanit:
"O Zot! Na e trego atë neve duke na dhënë siguri, besim, paqe dhe qetësi, shëndet të plotë, rizk të gjerë dhe debim të sëmundjeve".
"O Zot! Na bëj të mundur agjerimin e tij deri në fund dhe leximin gjatë tij te Kuranit"
" O Zot! Na e dorëzo atë neve dhe na dorëzo neve tek ai"
Lutja e Aliut-Princit të Besimtarëve (a) kur shihte hënën e Ramazanit:
" O Zot! Të lutem të më japësh mirësitë e këtij muaji, dritën dhe shikimin e tij, bekimin, pastërtinë dhe rizkun e tij. Të përgjerohem për më të mirën që disponon ai tani dhe për më pas." " Ty të kërkojn ndihmë nga e keqja që mundet të më pllakos gjatë këtij muaji dhe pas tij".
" OZot! Sille atë nder ne me siguri dhe besim, me paqe dhe begati, me bekim e devotshmëri, me mbarësi përgjithshka don dhe të kënaq Ty".
Së katërti: Larja.
Së pesti: Leximi i lutjeve që lidhen me hyrjen e muajit të Ramazanit, siç janë lutjet që bënte Imam Bin El-Husein Zejnelabidini, paqa qoftë mbi të:
"O Zot! Beko Muhammedin dhe Familjen e tij. Na frymëzo neve të mësojmë nga hirësitë e tij në muajin e Ramazanit dhe të përkujtimin e shënjtërisë së tij, të qëndrimit larg gjërave që ke ndaluar. Nandihmo neve ta agjerojmë atë me të gjithë të afërmit, larg kundërshtimit e kundërvënies, larg largimit nga rruga jote, dhe që ta shfrytëzojmë atë në atë mënyrë që të shtojë kënaqësinë Tëndee, në atë mënyrë që me veshët tanë të mos dëgjojmë dërdëllitje e pallavra, që më sytë tanë të mos shikojmë lojra e qejfe, që të mos vendosim duart tona mbi gjëra të ndaluara, që të mos i vemë këmbët tona në vende të ndaluara, që barqet tona të mos njohin ushqimin tjetër, përveç atyre që na i ke bërë hallall, që gjuhet tona të mos nxjerrin asnjë fjalë veç fjalëve që ke thën Ti, që të mos angazhohemi për asgje veç asaj që na afron mirësinë Tënde, që të mos lidhemi mes asgjë veç asaj që na mbron nga ndëshkimi Yt. O Zot! Na shpëto prej hipokrizisë dhe hipokriteve, na shpë nga veshët përgjues. Ne nuk bëjmë asnjë shok përveç Teje dhe as synojmë dashurinë e ndonjë tjetri veç Teje".
Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë ditëve të muajit të Ramazanit
Të lexohet lutja e Profetit (S) në muajin e Ramazanit pas çdo namazi si më poshtë:
"0 Zot! Jepu gëzim njerëzve të varreve (të vdekurve)
"0 Zot! Pasuroje çdo të varfër!
"0 Zot! Ngope çdo të uritur!”
"0 Zot! Vishe çdo të zhveshur!"
"0 Zot! Laja borxhin çdo borxhliu!"
"0 Zot! çliroje çdo të mërzitur nga mërzitia!"
"0 Zot! Ktheje në vendin e vet çdo të huaj!"
"0 Zot! çliro çdo rob lufte!"
"0 Zot! Ndreq çdo gjë të keqe midis muslimanëve!"
"0 Zot! Shëro çdo të sëmurë!
"0 Zot! Jepi fund varfërise sonë me pasurinë Tënde!"
"0 Zot! Ndryshoje gjendjen tonë të keqe duke na dhënë nje gjendje me të mirë"
"0 Zot! Na i laj borxhet tona dhe na çliro nga ngështësia. Tij e i plotfuqishëm për çdo gjë"
2.Leximi i lutjes së mëposhtme pas çdo faljeje që bën në muajin e Ramazanit:
0 i Larti, 0 i Madhërishmi, 0 Mbrojtës, 0 Meshirues! Ti je i Madhërishmi dhe nuk ka asnjë që të jetë i ngjajshëm meTy. Ti je i gjithçka dëgjuesi e i gjithëçka shikuesi. Ky është muaji që e nderove, e madhove dhe e preferove mbi gjithë muajt e tjerë. Ky është muaji, në të cilin më obligove agjerimin, është muaji i Ramazanit, në të cilin zbrite Kuranin si orientim dhe udhërrefyes për njerëzit, si orientim të rrugës së drejtë dhe të shkrimit të shenjtë. Në këtë muaj zgjodhe natën e Kadrit, të cilen e bërë më të mirë nga 1000 muaj. 0 Ti qëje Zot i mirësive! Asnje borxh nuk u ke të tjerëve, me gjithatë më jep mirësinë të më heqësh qafen time nga zjarri i Ferrit. 0 Ti, që të dedikohemi të gjithë! Më fut mua në parajsë me mëshirën Tënde. 0 Meshirues i Mëshirave