Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: MENDO DHE FALËNDERO Tue 24 Jul 2012 - 14:19 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë Sunetin e tij.
Të nderuar agjërues!
Fjalët e Allahut të Lartësuar dhe mësimet e Muhamedit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na tërheqin vëmendjen për të kujtuarit e të mirave të Allahut të Lartësuar që na rrethojnë.Kujtoji mirësitë e Allahut të Lartësuar, të cilat po të vijnë nga të gjitha anët; shëndeti, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim, por përsëri nuk e di, dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët…
Mendon se është e lehtë të ecësh me këmbë? Pyete ata që nuk i ka.
Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë? Pyete atë që nuk ka dorë.
Gjumin nuk e llogarit fare dhe nuk ia di rëndësinë? Pyete atë që nuk mund të flejë për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes.
Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero.
Mendo për sytë, e ti nuk je i verbër.
Mendo për lëkurën që ke në trup, e ti nuk ke sëmundje lëkure.
Mendo për mendjen. A pranon të jesh i çmendur?
Agjërues dhe agjëruese po të pyes: A e ndërron të shikuarit me një kodër ari?
A e shet të dëgjuarit për një kilogram ar?
A e shet gjuhën ose dorën për një pallat të mirë?
O njeri, mendo për të gjitha këto!
Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!
Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen, mendo se do të jetosh vetëm sot, prandaj përpiqu dhe puno për ditën që jeton, mos mendo për ditën e djeshme e as për të nesërmen.
Ditën e sotme ndaje në orë dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille të mirën, kërko falje nga Allahu i Lartësuar. Përmende Allahun dhe përgatitu për botën e ardhshme. Jeto i gëzuar dhe i qetë, kënaqu me riskun që të ka ndarë Allahu i Lartësuar.
“Merr atë që të dhashë dhe bëhu mirënjohës!” (Araf, 144)
Falëndero, lavdëro dhe madhëro Allahun, Krijuesin e gjithësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!
Allahu im! Të falënderoj për përkryerjen e fesë sime, për mbrojtjen e jetës sime!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!
Ulvi Fejzullahu – Bujanoc | |
|