Dr.
Luljeta HOXHA
Miswak (Salvadora Persica) ka qenë mjeti më i vjetër që dihet se është përdorur për higjienën orale. Është përdorur nga Babilonasit 7000 vite më parë. Gjithashtu, më vonë, dihet se është përdorur në mbretëritë Greke dhe Romake si dhe nga Egjiptasit dhe Muslimanët e lashtë. Përdorimi i misvakut ka qenë i shprehur shumë në Afrikë, Azi, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Jugore.
Përbërja e misvakut
Misvak ka përbërje 100% organike. Përmban fluorin (2 herë më shumë sesa që përmbajnë pastat e zakonshme për dhëmbë), silikon,vitaminë C, salvadorinë dhe trimetilaminë. Misvaku gjithashtu përmban edhe mineralet si: kaliumi, kalciumi, klori, bikarbonat natriumi dhe okside të kalciumit. Të gjithë këta përbërës e rrisin fortësinë e smaltit të dhëmbit. Fijet që ndodhen në skajin e misvakut përmbajnë një antibiotik që pengon rritjen e baktereve dhe me këtë - edhe formimin e pllakut. Hulumtime të shumta kanë treguar se përdorimi i rregullt i misvakut në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon paraqitjen e pllakut, gingiviteve dhe redukton rritjen e baktereve kariogjenike. Misvaku në mënyrë natyrale rrit fortësinë e dhëmbit, ndërsa bardhësinë e dhëmbit e ruan përmes abrazivëve të lehtë që përmban në fijet e tij. Gjithashtu, e zvogëlon ngjitjen e pigmenteve të kafes, duhanit dhe çajit në sipërfaqen e dhëmbit. Forma e misvakut dhe fijeve të tij bën të mundur përdorimin e lehtë në sipërfaqet, të cilat vështirë pastrohen sikurse me brushë standarde. Përmes tij realizohet edhe masazhet e mishrave të dhëmbëve e që është një faktor i rëndësishëm për mishra të shëndetshme dhe për parandalimin e paradontopatisë.
Disa nga përparësitë e misvakut
- shkatërron bakteret në hapësirën e gojës - largon pllakun e dhëmbit në mënyrë efektive - ka efekt në zbardhjen e dhëmbit - zvogëlon mundësin e prishjes së dhëmbëve - freskon frymëmarrjen dhe largon erën e keqe nga goja - në mënyrë efektive pastron ndërmjet dhëmbëve duke ju falënderuar fijeve të rënditura në mënyre paralele - rrit tajiten e pështymës nga gjëndrat pështymore dhe me këtë e pengon shfaqjen e gojës së thatë (xerostomia)
Si përdoret misvaku?
Misvaku sot gjendet në shitore dhe barnatore i mbështjellur në paketim. Shkopi i misvakut duhet të mprehet nga njëra anë me anë të briskut ose me anë të dhëmbëve derisa lirohet afërsisht 1 cm e gjatësisë së tij. Pas kësaj, përtypen fijet derisa lirohen në formë të brushës. Nuk nevojitet të përdoret pastë dhëmbësh. Pas disa ditëve kur fijet në shkopin e misvakut duken sikur një brushë e vjetër, ato duhet të prehen dhe të lirohet një pjesë tjetër e re e tyre. Misvaku do të sigurojë pastërti të plotë të dhëmbëve dhe aromë të freskët në hapësirën e gojës. Dhe duhet të mbani në mend: Mos e fsheh buzëqeshjen tënde!