Nëse dëgjon dikend duke mallkuar Omerin, pyete: e mallkon Omerin, birin e Aliut- radijAllahu anhum?!
Apo ke për qëllim Omerin, birin e Hasenit të birin e Aliut- radijAllahu anhum?!
Apo ndoshta ke për qëlim Omerin birin e Husejnit të birin e Aliut radijAllahu anhum?!
Apo Omerin birin e Aliut (Zejnul-Abudin) të birin e Husejnit -radijAllahu anhum?!
Apo ke për qëllim Omerin të birin e Musa Kadhim radijAllahu anhum?!
Atëherë precizo cilin Omer?
Nëse dëgjon dikend duke bërtitur Aishja në zjarr, Aishja në zjarr.
Pyete: cilën Aishe ke për qëllim? Ke për qëllim Aishen, të bijën e Xhafer es-Sadik?!
Apo Aishen të bijën e Musa Kadhim?!
Apo Aishen të bijën e Ali Ridas?!
Apo Aishen të bijën e Ali Hadi?!
Nëse dëgjon dikend duke sharë Ebu Bekrin dhe duke e cilësuar si “zindik”, thuaj: o ti, cilin person ke pasur për qëllim?
A është Ebu Bekri, i biri i Ali b ebi Talibit -radijAllahu anhum?!
Apo është Ebu Bekri, i biri i Hasenit të birit të Aliut- radijAllahu anhum?!
Apo Ebu Bekri, i biri i Husejnit të birit të Aliut- radijAllahu anhum?!
Apo ke për qëllim Ebu Bekrin, të birin e Musa Kadhim?!
Allahu qoftë i kenaqur me Ebu Bekrin, Omerin, Aishen dhe gjithë shokët e tij.
Përshtati: Valdet Kamberi