E shkuara dhe e ardhmja nuk janë në dorën tonë.Ne duhet të përpiqemi t`i jetojmë në mënyrën e duhur,çastet në të cilat ndodhemi.Nëse një pikë e shëndritshme lëvizet, duket si një vijë e shëndritshme.Mirëpo, në fakt ajo nuk është një vijë e shëndritshme, por një pikë e shëndritshme.
"Vija e jetës sonë', është si "vija e shëndritshme" në këtë shembull.Po ashtu edhe çasti në të cilin jetojmë,është si "pika e shëndritshme" që jepet në shembull.Pra, kjo është e vërteta e jetës sonë.
Atëherë,të jetosh,do të thotë të jetosh çastin në të cilin ndodhesh.Vallë, sa jemi të vetëdishëm për këtë dhe sa i përshtatemi kësaj të vërtete me vetëdijen tonë?
Do të ishte shumë e dobishme për ne nëse në këtë çështje bëjmë një vetëllogaritje të nefsit tonë.
***
Të vizatojmë një vijë të drejtë dhe mbi këtë vijë,ta lëvizim një pikë në të djathtë.Kjo pikë që lëviz,largohet nga skaji i majtë me të njëjtë shpejtësi,që afrohet në skajin e djathtë.
Njëlloj si ky shembull,edhe jeta jonë në këtë botë është si një pikë që lëviz mbi vijën e kohës.Nëse mendojmë se po shkojmë nga një fillim,drejt një fundi,shpejtësinë e largimit nga fillimi i jetës sonë.
Me fjalë të tjera,e ardhmja afrohet tek ne me të njëjtën shpejtësi që largohet e shkuara.
Jetët e shumicës së njerëzve në këtë botë, i shoqëron një dobësi, e cila quhet "ëndërr për përjetësi"Pra, njerëzit duan të mendojnë "sikur do të jetojnë përjetësisht në këtë botë".
Ndërsa disa të tjerë,shkojnë më tej dhe kërkojnë rrugët për të jetuar përjetësisht në këtë botë.
Allahu Teala, ka futur tek njeriu dëshirën për të jetuar përjetësisht, përshkak se do t`ia japë jetën e përjetshme në jetën tjetër,pas kësaj bote.
Kjo dëshirë duhet të shpenzohet për jetën e botës tjetër në përputhje me qëllimin e dhënies.Prandaj, duhet të përgatitemi në këtë botë dhe t`i japim rëndësi më shumë se çdo gjëje tjetër besimit dhe namazit, të cilat do të na duhen në "jetën e përjetshme"
Autor"Prof.dr.Mustafa Nutku
Marur nga Revista etika qershor 2012
Shkrujti per forumin islamieshtedrit
Ilaz Salihi