Te jetojme dhe punojme ne ket bote,per tu shperblyer ne boten tjeter...!!
Es'selamu Alejkum
Falenderimi i qofte All-llahut (subhanehu we teala),Zotit dhe Krijuesit te boteve!
Salavatet dhe selamet mbi Pejgamberin .S.A.U.S.familjes se tij te paster,shokeve te tij besnike,si dhe gjithe atyre qe pasojne rrugen e tij!
Muslimani ne ket bote nuk jeton vetem per shkak te defrimit dhe te kenaqesive ndijore.Qellimi i jetes se tij eshte me i mire dhe me i larte.
Kjo nuk do te thote qe ai te heqe dore nga te mirat e kesaj bote,por as edhe ti mohoj te drejtat qe i takojne,per qka Kur'ani ia treheq verejtjen dhe i thote:
"O ju qe besuat.Mos i ndaloni te mirat qe per ju All-llahu i lejoi dhe mos e teproni,se All-llahu nuk i do ata qe e teprojne"(El-MAide 87)
Njeriu ja ndalon vetes kenaqesine dhe defrimet me ane te dy gjerave:me ane te ndaleses dhe te maturise.Ai nuk ben dhune kunder vetes,nuk i thyen ndalesat e All-llahut(subhanehu we teala).
Rruga e tij eshte (siratul-mustekim)-rruga e drejte,te cilen Islami ia trason ne sjellje dhe ne disponimin e te mirave te kesaj bote.All-llahu (subhanehu we teala)thote:
"Dhe mos e ben doren tende te lidhur per qafe(mos u be koprac),e as mos e shtrij ne teresi,e te mbetesh i qortuar dhe duarthate.S'ka dyshim se Zoti yt eshte Ai qe furnizon me bollek ate qe do,dhe ia kufizon atij qe do.Ai hollesisht di per roberit e vet dhe i veshtron"(El-Nisa,29-30)
Muslimani ne te njejten kohe kujdeset edhe per ket bote dhe per boten e ardhshme.Derisa punon per kete bote,ai nuk i haron obligimiet ndaj botes se ardhshme.Kenaqesite per te ne kete bote jane ne sherbim te arritjes se kenaqesise se All-llahut(subhanehu we teala) dhe te shperblimit ne boten e ardhshme.
"Ka disa prej njerezve qe thone:Zoti yne,na jep Ti neve ne ket bote'.Per ta nuk ka asgje ne boten tjeter.E,ka prej tyre asish qe thone:Zoti yne na jep te mira ne ket jete,te mira edhe ne boten tjeter,dhe na rruaj prej denimit me zjarr!.Te tillet e kane shperblimin nga ajo qe e fituan"(El-Bekare,200-202)
Luksi nuk eshte po as qe guxon te behet qellimi i jetes.Muhammedi s.a.u.s. na e terheq verejtjen:
"Ruaju prej sjelles luksoze sepse robet e All-llahut nuk jane luksoze"
Pasuria permes se ciles nuk i tregohet perulje All-llahut (subhanehu we teala) dhe e cila nuk harxhohet ne te mire,eshte dredhi dhe mashtrim i vertete qe shpie ne mjerim dhe ne shkaterim.Keshtu miresite behen denim per pronaret e tyre,sepse makuteria dhe grykesia jane veti te keqia per individin dhe per mbare bashkesine.Pasuria ne duart e atij qe seshte mirenjohes behet sprove dhe mallkim.
"Njerezve u eshte zbukuruar dashuria ndaj te kendeshmeve,ndaj grave,ndaj djemve e ndaj pasurise se grumbulluar nga ari dhe argjendi,ndaj kuajve te stolisur,bagetise e buqesise.Keto jane kenaqesi te kesaj bote,po te All-llahu eshte e ardhmja me e mire."(Ali Imran,14)
Pra motra te dashura dhe vellezer te nderuar te jemi te kujdesshem dhe mos te mashtrohemi nga pasuria dhe kenaqesite e kesaj bote por te punojme dhe fitojme hallall dhe te fitojme kenaqesine e Krijusit dhe te fitojme shperblim ne Boten e perjetshme.