A thua vallë jemi këmbëngulës në mbrotjen e emrit dhe mesazhit të të
Dërguarit të Allahut s.a.v.s.? Po, shumë lehtë e kemi që me zë të lartë
të themi se jemi të gatshëm të vdesim për të Dërguarin, por vallë a
thua jemi të gatshëm të jetojmë për të? Thirja me zë të lartë se e duam
të Dërguarin nuk mjafton. A thua vallë e ndjekim Sunetin e tij me një
dashuri të zjarrtë? A thua vallë ia kushtojmë të gjithë jetën mesazhit
të islam?
Çfarë tregimi i mrekullueshëm!
Ishte një djalosh dhjetëvjecarë që ndër parët e pranoi Islamin,
ndërsa pas kësaj u bë njëri nga liderët dhe mbrojtësit më të mëdhenjë
të Islamit. Ky është njëri nga katër kalifët e drejtë, emri i tij është
Ali ibn Ebi Talib, ishte kushëri i të Dërguarit s.a.v.s. dhe dhëndër i
tij, u martua me Fatimenë r.a.
Imam Aliu r.a. luftonte për Islamin, ishte këshilltarë i urtë dhe
ithtarë besnik në vitet e hershme kur filloi mesazhi islam në
Siujdhesën Arabike. Gjithashtu është me rëndësi të përmendim se në
jetën e tij të hershme ka qenë anëtarë i shtëpisë së Pejgmaberit
s.a.v.s. Në një rast u shtri në krevatin e të Dërguarit për të dhënë
jetën për të.
Aliu r.a. është lindur në vitin 599. Babai i tij ishte xhaxhai i të
Dërguarit s.a.v.s. dhe anëtarë i fisit të njohur Kurejsh. Babai i të
Dërguarit vdiq para se të lind Muhammedi s.a.v.s., ndërsa më vonë i
vdiq edhe e ëma, kurse edhe gjyshi deri sa akoam ishte fëmijë, kështu
që kujdesin për të Dërguarin e mori xhaxhai i tij Ebu Talibi. Kur
Muhammedi s.a.v.s. arriti moshën 25 vjeçare u martua me Hatixhenë r.a.,
ndërsa pesë vjet më vonë lindi djali i xhaxhait të tij Aliu r.a.
Muhammedi s.a.v.s. u bë kujdestari i tij dhe do të ketë një ndikim të
madh në jetën e tij më vonë.
Do të mund të shkruanim gjerësisht mbi jetën e Aliut r.a., për
pranimin e Islamit nga ana e tij, pastaj për rolin e tij të madh që
kishte deri në forcimin e Islamit. Do të shkruanim edhe për rolin e tij
që e kishte pas vdekjes së të Dërguarit s.a.v.s., duke i ndihmuar me
besnikëri kalifit të parë Ebu Bekrit r.a. dhe pasardhësve të tij para
se ai tvetë ë marrë postin e kalifit. Mund të shkruajmë edhe për rolin
e tij si kalif dhe mënyrën se si i mbajti të bashkuar muslimanët deri
sa e vranë në moshën 62 vjeçare.
Mirëpo, për ne, në këtë rast, më e rëndësishme është udhëtimi i Imam
Aliut r.a. në Islam dhe mënyra e marrjes mësim nga ky udhëtim, që të na
ndihmoj të jemi muslimanë sa më të devotshëm dhe aktiv.
Gjëja e parë ku duhet ndalemi është fakti që Aliu deri sa ishte
djalosh, për të kujdesej vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe
natyrisht u edukua në shtëpinë e tij. Kjo ia lehtësoi harxhimet Ebu
Talibit i cili kishte një familje të madhe. Por kjo kishte edhe ndikim
tjetër. Pra djaloshi u edukua në një atmosferë lutjeje dhe absolutisht
të pastër nga gjithçka. Edhe pse asokohe akoma nuk kishte filluar
Shpallja (Vahji), Muhamedi s.a.v.s. ishte njeri i pastër dhe religjioz
dhe në mesin e banorëve të Mekës ishte i njohur si emin (besniku),
ai e kishte shprehi të lutet dhe agjëroj. Djaloshi mësoi mirësinë nga
kushëriri i tij, kurse mësoi edhe besimin me fjalët e tij.
Kur Aliu r.a. i mbushi 10 vjet, Muhammedit s.a.v.s. iu shpallën
ajetet e para. Duke e parë të Dërguarin e Allahut dhe Hatixhenë r.a.
duke u falur, djaloshi i habitur pyeti se çfarë janë duke vepruar.
“E madhërojmë Allahun, Zotin e Vetëm” – iu
tha, kurse Muhammedi s.a.v.s. në mënyrë shumë të thjeshtë ia sqaroi
Islamin. Me një urtësi që rallë e gjejmë në një moshë të tillë Aliu
r.a. u përgjigj se duhet të mendoj për atë që kishte parë dhe dëgjuar.
Mëngjesin tjetër erdhi me një vendim të pa luhatur dhe pranoi Islamin.
“Sytë e mi janë të ndjeshëm, kurse këmbët i kam të lehta, por unë do të jemë pranë teje o i Dërguari i Allahut!”
Pra, djaloshi jo vetëm që u rrit në shtëpinë e të Dërguarit s.a.v.s.
por edhe personalisht mori vendimin për pranimin e Islamit. Nuk e bëri
këtë menjëherë kur iu prezantua, ashtu siç do ta bënin këtë shumica e
fëmijëve të moshës së tij, por e pranoi Islamin me zemrën dhe mendjen e
vet. A thua vallë neve na duhet një shembull i një djaloshi
dhjetëvjeçarë, që të na mësoj ta bëjmë islamin përditshmëri tonën dhe
të shqiptojmë shehadetin me zemrën dhe mendjen tonë, e jo vetëm me
gojën tonë?
Pasi që e pranoi Islamin, Aliu u bë i guximshëm dhe luftëtarë i madh
në mbrotjen e tij. Në një rast rrezikoi vetë jetën duke u shtri në
shtratin e të Dërguarit s.a.v.s. për ta penguar kurthin e mekasve që
donin ta vrisnin Muhammedin s.a.v.s., tërë këtë me qëllim që i Dërguari
të mund të dal i sigurt në rrugë për në Medinë. Aliu r.a. ishte njëri
ndër luftëtarët më aktiv në luftën e Bedrit, kurse mori pjesë gati në
të gjitha luftërat e të Dërguarit s.a.v.s. i Dërguari s.a.v.s. në
mënyrë publike lavdëroi Aliun dhe ia dha dorën e vajzës së tij të
shtrenjtë Fatimesë r.a.
A thua vallë jemi këmbëngulës në mbrotjen e emrit dhe mesazhit të të
Dërguarit të Allahut s.a.v.s.? Po, shumë lehtë e kemi që me zë të lartë
të themi se jemi të gatshëm të vdesim për të Dërguarin, por vallë a
thua jemi të gatshëm të jetojmë për të? Thirja me zë të lartë se e duam
të Dërguarin nuk mjafton. A thua vallë e ndjekim Sunetin e tij me një
dashuri të zjarrtë? A thua vallë ia kushtojmë të gjithë jetën mesazhit
të Islamit?
Pas pranimit të Islamit udhëtimi i Aliut të vogël si musliman sapo
kishte filluar. Ai, çdo ditë, gjatë gjithë jetës së tij do të mësojë se
çka do të thotë Islami. Shumë lehtë e kemi ne të shqiptojmë me gojën
plotë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij,
por ta jetojmë këtë deklarim është diçka krejt tjetër… Gjithë jetën e
tij Aliu r.a. u rrit si musliman, u bë rob i Allahut, jo vetëm me
fjalë, por edhe në mënyrën se si kaloi jetën e tij.
Edhe ne, gjithashtu, duhet të jetojmë si musliman çdo ditë, pa marrë
parasyshë se a kemi lindur si musliman apo më vonë jemi bërë, duhet që
çdo ditë të luftojmë dhe të jetojmë si muslimanë. Secili me zë të lartë
mund ta thotë Shehadetin (Dëshminë), të gjykoj sulmet ndaj Islamit, të
argumentoj qëndrimet e gabuara të njerëzve apo t’iu flas të tjerëve se
si duhen të sillen.
Pra, ne duhet të përpiqemi maksimalisht që të jetojmë si muslimanë
të vërtetë, të angazhuar në adhurim dhe mirësi ndaj besimtarëve dhe
shumë të kujdesshëm në fjalë dhe prioritet apo detyrë jetësore ta kemi
vetë shembëlltyrën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s.,
kurse shembullin e një djaloshi dhjetëvjecar siç ishte Imam Ali ibn
Talibi r.a. ta marim si mësim dhe të na ndihmoj, nëse do Allahu për t’u
bërë rob të devotshëm të Tij.