Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | E ardhmja për Islamin! | |
"E ardhmja për këtë Fe", një libërth i shkruar nga mendimtari i shquar Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, para më shumë se gjysmë shekulli.
Dr.Salah El-Halidi
‘’ E ardhmja për këtë Fe ‘’, një libërth i shkruar nga mendimtari i shquar Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, para më shumë se gjysmë shekulli.
Ky mendimtarë i shquar duket se e ka parashikuar të ardhmen përmes një intuite të sinqertë të besimit dhe shpresës së madhe që e ka pasur në Islam, edhe përkundër gjendjes së vështirë shpirtërore.
Pas më shumë se pesëdhjetë viteve nga shkrimi i këtij libërthi, kanë filluar që këto shenja të rezultojnë në realitetin tonë. Andaj, çdo gjë që sot na rrethon, theksin e vë se e ardhmja i takon Islamit. Ky fakt ishte shpresë që mbushte dhe shndriste zemrat e këtyre predikuesve flijues, të tillë si Hasan El-Benna e Seid Kutub, shpresë kjo që nuk mbeti me kaq por ajo u shndërrua në një realitet praktik me një përkushtim dhe durim të plotë e që falë Allahut xh.sh, Zotit të botëve kjo ishte mbjellë thellë në zemrat e tyre.
Ai që sot merret me analizimin e asaj që po ndodhë sot në Egjipt, e sidomos në udhëheqësin e saj, e vëren se tërë ajo që po ndodhë e vërteton këtë fakt sepse Egjipti arriti që të rikthejë identitetin e tij islamik dhe populli i tij arriti që ti kthehet kësaj feje madhore, pra arriti që ti kthehet Islamit. Kështu arriti që të tronditë ‘’ mbeturinat ’’, ‘’ liberalët ‘’, ‘’ mercenarët ‘’ dhe gjithë servilët amerikan dhe sionistë para dallgëve dhe zërit të lartë e të vetëm të Islamit.
Këta hapa do të jenë të rëndësishëm edhe më teje, me lejen e Allahut xh.sh
Unë nuk i frikësohem, e as që druhem për projektin dhe përvojën islamik të Egjiptit sepse Allahu xh.sh është me predikuesit dhe ushtarët e Tij, Ai do ta triumfojë fenë e Tij, do ti mposhtë armiqtë e Tij, dhe për arsye se predikuesit e Egjiptit janë duke udhëhequr me një urtësi dhe objektivitet që po ua mundëson arritjen e sukseseve. Suksese këto që, duke e falënderuar Allahun xh.sh, mund të i vërejë çdo njëri.
Në anën tjetër, është Hamasi në Palestinë që po kalon nga një sukses në tjetrin duke zënë rrënjë në tokë, e ndërsa trupi i tij po ngulitet thellë në mesin e popullit palestinezë. Hamsasi ishte ai që triumfoje disa vite më parë në betejën e ‘’ ndarjes ’’disa vite më parë, dhe ishte po ai që triumfojë në betejën e ‘’ gurëve të zjarrtë ’’ para disa javësh. Për të dëshmuar këtë edhe me prezencën marramendëse të përkrahësve të saj në festivalin e fundit të organizuar në Gaza, Halil dhe Nabulsi. Prezencë kjo që dëshmojë edhe një herë për forcën e Hamasit që nga themelimi i saj në pjesën e bregut perëndimorë të Palestinës, e po ashtu dëshmojë se sionistët me gjithë komplotet dhe metodat e tyre nuk kishin arritur që ta dobësonin. E këtë e dëshmon edhe një raport strategjikë i ShBA-ve që thotë se: Në Palestin, e ardhmja i takon Hamasit dhe se Islami është mjaftë i fuqishëm kundër zullumqarëve në Siri dhe se muxhahidët e sinqertë janë prezentë kudo në mesin e revolucionarëve dhe ushtarëve të tyre.
Zëri i ngritur i Islamit dëgjohet fuqishëm edhe në Jordani ku ai është i vetmi që ngre zërin kundër korrupsionit, hajdutëve dhe mashtruesve të këtij vendi.
Të gjitha këto revolucione të fuqishme që janë bërë në këto vende edhe një herë dëshmojnë se e ardhmja i takon kësaj Feje, koha e udhëheqjes islame është duke ardhur, hegjemonia amerikane në botë është në rënie, projekti hebre në rajon po përfundon sepse Islami është ai që drejt sundimit po shkon.
Prandaj, le ti mbushim zemrat tona me këtë të vërtetë të ndritshme, le ti përshpejtojmë hapat tonë, le ta shumëfishojmë mundin tonë për të përafruar dhe realizuar këtë premtim të patjetërsueshëm.
/Mesazhi/Artan Musliu
| |
|