Para Islamit gjithë popujt e tokës e ulnin dhe e zhvlerësonin femrën. Më së shumti nga ajo që kishin arrit ishte gjykimi i tyre përfundimtar: Pranimi dhe miratimi i femrës si qenie njerëzore, e që nuk mund të diskutohet vlera, ndërrimi dhe abrazia e saj me mashkullin në të drejta dhe obligime.Ajo tek disa popuj konsiderohej vetëm si mjet zbavitje dhe shfrenim, dhe këtë mund ta kuptojmë më mirë tek fjalët e Dimostinit , i cili ka thënë: "Ne i marrim laviret për kënaqësi dhe marrim të dashurat për përkujdesjen e shëndetit tonë dhe i marrim gratë që të kemi fëmijë të ligjshëm".
Tek Romakët kishte të drejtë prindi apo burri ta shesë atë për kë të dojë. Ndërsa tek arabët kishte të drejtë i biri i burrit të saj ta trashëgojë atë ahstu siç trashëgon gjitha gjërat nga prindi i tij.
Shpëtimi më i madh i saj ishte nëse ajo nuk varrosej së gjalli. Kështu njëjtë trajtohej edhe tek persianët , indianët dhe popujt tjerë. Deri në atë kohë askush nuk mendoi për ndonjë kthesë rrënjësore në këtë drejtim, e as që ndërrmori diksuh gjë për të drejtat e saj. Deri kur? Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinë e saj me mashkullin dhe ia dha të drejtat e saja të plota , që ta shpëtojë nga ky trajtim i tmerrshëm dhe i turpshëm, dhe ta ngritë atë në vendin e saj të duhur që e meriton.
Si e ndryshoi Islami këtë gjendje dhe çfarë të drejta dhe barazime i dha asaj?
Barazia para drejtësisë dhe gjykatës: Femra gjithashtu ka edhe mbrojtjen e shtetit dhe ka të drejtë të paraqet në gjygj nëse i bëhet shtypje apo dhunë. Thotë All-llahu: "O ju që besuat , vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të All-llahut edhe nëse është kundër vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmëve , le të jetë ai pasanik ose faranjak, se All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionet e t`i shmangeni drejtësisë."
Dhe, shumë prej grave, të cilat shkonin te Pejgamberi a.s dhe ankoheshin për padrejtësitë që u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjetër, e ai (a.s) i ndihmonte dhe largonte padrejtësinë prej tyre. Siç është rasti i me atë e ndaloi vëllai i sja të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit a.s pastaj zbriti ajeti: "Nëse pëlqeheni mes vete ashtu si këkrojn rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre". Po ashtu, edhe rasti i asaj të cilën deshi ta martojë babai i saj, për atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut (a.s) e ai i dha të drejtë që të zgjedh ajo vetë , e ajo tha: "Unë pranoj atë që ka dashur babai im, por desha t`ua bëj me dije grave të tjera , se nuk ka prindi të drejtë në këtë çështje."
Barazia në rrethin familjarë: Islami paraqet barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndja gruas në rrethin familjar, ku thotë Allahu (xh.sh) : "Edhe atyre (grave) u takon e drejta, sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi." Gjithashtu , Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjen e familjes , fëmijëve, siç thotë Allahu në lidhje me ndërprerjen e gji dhënies së fëmijës: "E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjithrit, nuk është ndonjë mëkat për ta."
Kështu, pra, Islami e ngriti femrën dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.