Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | A ekziston filmi “Pafajësia e myslimanëve”? | |
Filmi i skenaristit Nakoule Basseleya Nakoule, "Pafajësisë myslimanëve", që ka shkaktuar protesta anti-amerikane në tërë botën islamike, mbase nuk ekziston fare. Kështu shkruajnë disa media amerikane, në mesin e të cilave “Hollywood Reporter” që thotë se pos promos 14-minutëshe në rrjetin YouTube, askush nuk e ka parë këtë film në metrazhin e gjatë. Këtë përfundim ata e mbështesin edhe me faktin se aktorët janë mashtruar, meqë ishin të bindur se po e xhirojnë një komedi të quajtur "Luftëtari i shkretëtirës”. Madje, as promoja nuk do të shkaktonte bujë në publik, po mos ta zbulonte dhe emetonte televizioni satelitor “AL-Nas”. Filmi i plotë thuhet se është shfaqur në Los Angjelos, por askush nuk e ka parë. Madje, e vërteta është se askush nuk dëshiron që ta shoh. Skenaristi ka thënë se filmi është dhënë në kinemanë “Vine” në Hollywood, me titullin “Pafajësia e Bin Ladenit”, por një punonjës i kësaj kinemaje tha për “Los Angeles Times” se askush nuk ka marrë pjesë në projeksion, madje as vet ai. Video e postuar në YouTube, e titulluar "Pafajësia e myslimanëve 74 min.", në fakt është një promo 14-minutëshe që vazhdimisht përsëritet. Marium Mohiuddin, nga Këshilli për Marrëdhëniet Publike të Myslimanëve, që këshillon producentët e Hollywoodit se si t’i shfaqin myslimanët në filma, thotë: “Ky film nuk ekziston. Ka kohë që e kemi kërkuar të plotë dhe nuk gjetëm asgjë”. (Telegrafi) | |
|