Përfito nga këto shërbime nëse të nevojiten!
Allahu i Lartësuar thotë:
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje…” (Kur’an, 2: 197)1. Ndërgjegjshmëria ndaj Allahut
Mënyra më e mirë për ta kënaqur Allahun është të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i frikësohemi Atij në secilën fjalë dhe vepër.
2. Besimi i drejtë
Secili mysliman duhet ta kuptojë se nëse besimi i tij/saj nuk është i shëndoshë, Haxhi ose cilado vepër tjetër e adhurimit nuk është e pranuar. Kështu mundohu gjithmonë ta korrigjosh besimin tënd duke i pyetur dijetarët të cilët do t’ju pajisin me argumente nga Kur’ani dhe Suneti.
3. Korrektësia e ibadeteve
Asnjë ibadet nuk pranohet përveç nëse është kryer drejt, pikërisht ashtu siç e ka kryer atë i dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Kush shton diçka të re në fenë tonë që s’është pjesë e saj, do t’i refuzohet.” (Buhariu)
5. Durimi
Për vështirësinë në ibadete i kërkohet secilit haxhi që të jetë i durueshëm dhe t’i falë të tjerët.
6. Pendimi
Bëj gjithçka që Haxhi të jetë një rast për pendim nga të gjitha mëkatet! Ky pendim kërkon që ti të përpiqesh për të mos i kryer më ato mëkate.
7. Mëshira
Bëj gjithçka për t’i ndihmuar myslimanët! Largoju shtyrjes dhe lëndimit të tyre në të gjitha ibadetet, posaçërisht gjatë Tavafit, Sajit dhe gjatë hedhjes së guralecëve, sepse në këto vende ka shumë tollovi!
8. Pastërtia
Pastërtia është shenjë e vërtetë e besimit. Prandaj, duhet ta mbani gjithmonë të pastër zemrën, trupin, ushqimin, pijen dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu kërko nga të tjerët që t’i mbajnë sa më pastër që munden vendet e adhurimit!
Këshilla praktike
1. Paratë
Mos u brengos për shkëmbimin e parave. Mund ta bëni këtë shumë lehtë kudo në Saudi.
2. Grupet e vogla
Mbikëqyrja e afërt tregon se njerëzit të cilët lëvizin në grupe të mëdha janë të prirë që ta humbin dikë, ose të humbin ndonjë ritual, ose t’i kryejnë ato vonë e cila mund të kërkojë kompensim me therjen e një kafshe, agjërim ose diçka tjetër.
3. Shoqëria e mirë
Bëhu i sigurt të zgjedhësh shoqëri të mirë gjatë gjithë udhëtimit tënd, sepse ata mund të ndihmojnë t’u largohesh diskutimeve dhe të ndihmojnë për ta kryer Haxhin në mënyrë të drejtë.
4. T’i largohesh humbjes
Është e preferuar të merreni vesh me grupin më parë saktësisht ku dhe kur të takoheni dhe çfarë të bëni nëse vonoheni, dhe çfarë të bëni nëse ndonjëri humb.
5. Ushqimi
Mos merr ushqim nga vendi yt; pothuajse çdo gjë është e gatshme atje. Gjithashtu, kujto se ushqimi yt mund të merret në aeroport.
1. Largoju shujtave të mëdha, sepse:
a) nuk është e shëndetshme dhe
b) s’është e dobishme për kryerjen e ritualeve.
2. Ushqimi më i mirë për ta ngrënë janë pemët, ndërsa pijet më të mira janë: uji dhe lëngjet. Ato gjenden kudo dhe nuk janë të shtrenjta.
6. Mjekimi
Merri me vete vetëm barnat kryesore për shëndetin tënd. Barnat tjera të rëndomta mund t’i gjesh në çdo barnatore. Mund ta gjesh ndihmën a parë në të gjitha zonat e ritualeve.
7. Mbrojtja
Ruaju nga temperaturat e larta në të gjitha zonat e ritualeve. Largoju ekspozimit në diell për një periudhë të gjatë. Merre çadrën dhe pi shumë lëngje.
8. Shërbimi për invalidët
Për të dobëtit, të sëmurit, të vjetrit dhe invalidët kujdesen shërbime të veçanta. Makinat me rrota mund të huazohen për ata të cilët kanë nevojë. Pyeti autoritetet për këto shërbime brenda Mesxhidi Haramit! Nganjëherë mund t’i gjesh falas, por zakonisht ato nuk janë shumë të shtrenjta. Përfito nga këto shërbime nëse të nevojiten!
Marrë nga: www.islamweb.net
Përktheu me shkurtime: Fexhrie Kaçiu
www.sinqeriteti.com