Parimet e dobishme
(1)
Shejhu i nderuar Ebu Abdurrahman Jahja bin Ali el Haxhuri
(Allahu e ruajtë!)
Përktheu: Xhabir Sheme
__________________________________________________ _____________________
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!
Parathënia e autorit
Falënderimet më të mira dhe më të bukura i takojnë vetëm Allahut. Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Allahu thotë në Librin e Tij të Ndershëm:
أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنْ بَعْدِي قَالُوا نَعْبُدُ إِلَهَكَ وَإِلَهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَهاً وَاحِداً وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ
“Apo ishit ju dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja? Kur ai u tha bive të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” E ata i thanë: “Ne do të adhurojmë Ilahun tend (atë që adhuron ti, Allahun të vetëm), të Adhuruarin e baballarëve (paraardhërsve të tu), të Ibrahimit, të Ismailit, të Is`hakut, Një të Adhuruar, Një e të Vetëm dhe vetëm Atij i nënshtrohemi si Muslimanë në Islam.” Bekare 133
Saktësohet nga hadithi Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ai ka thënë: “Një ditë isha mbas Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai më tha: “O djalosh! Po të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë para teje. Nëse kërkon diçka, atëherë kërkoja Allahut. Dhe nëse kërkon ndihmë nga dikush, atëherë kërkoji ndihmë Allahut. Dhe dije se sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit e botës për të të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do të kishin mundësi për të bërë mire përveç asaj që ka caktuar Allahu për ty. Dhe sikur ata të mblidheshin për të të dëmtuar me diçka, atëherë ata nuk do të mund të të dëmtonin përveç se me atë që ka caktuar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.” Et Tirmidhiu
Ky ajet dhe hadith, si dhe të ngjashëm me këta, janë themeli kryesor për mësimin e fëmijëve rreth temës së njësimit të Allahut të Lartësuar, mësimin e adhurimit të Tij, ruajtjen e kufijve që ka vendosur Ai, mbështetjen tek Ai dhe të qënit gjithmonë në dijeni se Ai na vëzhgon vazhdimisht si dhe besimin në kaderin (paracaktimin) se çdo gjë e mirë apo e keqe që vjen prej Tij. Kë është edukimi i saktë fetar, nëpërmjet së cilës shpresohet se ai që i përmbahet asaj ka për t’u bërë një nga robërit më të mirë të Allahut. E gjithë kjo më shtyu që të shkruaj këto fjalë të thjeshta e të përmbledhura për fëmijët e mi, Allahu i përmirësoftë ata dhe sjelltë përmirësim nëpërmjet tyre, rreth parimeve të teuhidit, akides dhe fik’hut duke iu bashkangjitur argumentet e tyre nga Kurani dhe Suneti. Shpresoj se Allahu do t’u bëjë dobi atyre si dhe të gjithë fëmijëve muslimanë nëpërmjet këtij libri. Allahu është Ai që jep suksesin!!
Ebu Abdurrahman Jahja bin Ali el Haxhuri
Rexheb 1425h
__________________________________________________ ______________________
Parimet e dobishme në Teuhid
1. Nëse të thuhet: Kush të ka krijuar ty?
Thuaj: Mua më ka krijuar Allahu. Po ashtu Ai i ka krijuar të gjitha krijesat. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
(اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ}[الزمر: 62].
“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje”
2. Nëse të thuhet: Kush është Zoti yt?
Thuaj: Allahu është Zoti im dhe Zoti i çdo gjëje. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
{قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِي رَبّاً وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ}
“Thuaj, a përveç Allahut të kërkoj zot tjetër ndërsa Ai është Zoti i gjithçkaje?”
3. Nëse të thuhet: Për çfarë qëllimi Allahu të ka krijuar?
Thuaj: Allahu na ka krijuar me të vetmin qëllim që ta adhurojmë Atë. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
{وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْأِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ}[الذاريات: 56]
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”
4. Nëse të thuhet: Cila është feja jote?
Thuaj: Feja ime është islami i vërtetë. Argumentë për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْأِسْلامُ﴾
“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” Al Imran 19
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْأِسْلامِ دِيناً فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴾
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”
5. Nëse të thuhet: Kush është Profeti yt?
Thuaj: Profeti im dhe Profeti i këtij umeti (populli) është Muhamedi, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!).
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ﴾
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve…” Ahzab 40
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولاً مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلالٍ مُبِينٍ﴾
“Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” El Xhumua 2
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ﴾
“prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” El Earaf 158
6. Nëse të thuhet: Cila është detyra e parë për njeriun?
Thuaj: Mësimi i teuhidit (njësimit) të Allahut të Lartësuar. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!), kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi Muadh bin Xhebel për në Jemen, atij i tha:
((إنك تقدم على قوم من أهل الكتاب, فليكن أول ما تدعوهم إلى أن يوحدوا الله تعالى))
“Ti ke për të shkuar tek një popull që janë prej ehlul kitab, prandaj gjëja e parë për t’i ftuar atë është që ata të njësojnë Allahut e Madhëruar.”[1]
7. Nëse të thuhet: Cila është domethënia e dëshmisë “La ilahe il lAllah”? Thuaj: Domethënia e saj është; Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ﴾
“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut!” Muhamed 19
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ﴾
“sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet)” El Haxh 62
8. Nëse të thuhet: Cila është domethënia e dëshmisë “Muhamed Rasulullah”?
Thuaj: Domethënia e saj është: Se ai është i Dërguari i Allahut për të gjithë krijesat, xhinët dhe njerëzit.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ﴾.
“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin” Sebe 28
Prandaj është detyrë për të gjithë ne që t’i bindemi atij, t’i besojmë si dhe të largohemi nga çdo gjë që ai na ka ndaluar. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
(قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ﴾
“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” En Nur 54
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ما نهيتكم عنه فاجتنبوه وما أمرتكم به فأتوا منه ما استطعتم))
“Nga ajo gjë që unë ju kam ndaluar, largohuni prej tyre, ndërsa nga ato për të cilat unë ju kam urdhëruar, mundohuni që t’i veproni brenda mundësive.”
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
هَذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ
“(Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar iGjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” Sure Jasin 52
9. Nëse të thuhet: Cila është e drejta e Allahut ndaj robëve të tij?
Thuaj: E drejta e Allahut ndaj robëve të tij është që ata ta adhurojnë Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë. Argument për këtë është hadithi i Muadh bin Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئا، وحق العباد على الله ألا يعذب من لا يشرك به شيئا)).
”E drejta e Allahut tek robëve është që ata ta adhurojnë Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë. Ndërsa e drejta e robëve tek Allahu është që Ai mos t’i dënojë ata nëse nuk i shoqërojnë Atij asgjë.”[2]
10. Nëse të thuhet: Çfarë është shirku?
Thuaj: Shirku është adhurimi i tjetër kujt përveç Allahut të Lartësuar. Cdo gjë që adhurohet përveç Allahut të Lartësuar dhe përkushtimi i saj për tjetër kënd përveç Allahut, ajo është shirk.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئاً﴾
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)” En Nisa 36
11. Nëse të thuhet: Cili është gjykimi për pikturimin e krijaseve me shpirt?
Thuaj: Pikturimi e krijesave me shpirt është prej gjynaheve të mëdha. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إن أشد الناس عذابا يوم القيامة المصورون))..
“Me të vërtetë njerëzit me dënim më të ashpër në ditën e Kiametit janë ata që pikturojnë.”[3]
Po ashtu në hadithin të cilin e transmeton Ebi Hudhejfe (Allahu qfotë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga ngrënia e asaj që fitohet nga shitja e qenit, nga ngrënia e asaj që fitohet nga dhënia e gjakut…dhe i ka mallkuar pikturuesit.[4]
Nëse të thuhet: Çfarë lidhje ka pikturimi e krijesave me shirkun? Thuaj: Në pikturimin e krijesave ka rivalizim që i bëhet Allahut të Lartësuar në këtë gjë. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
أشد الناس عذابا يوم القيامة الذين يضاهون بخلق الله
“Me të vërtetë, njerëzit me dënim më të ashpër në ditën e Kiametit janë ata të cilët maten me krijimet e Allahut (për të bërë si ato).” [5]
Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:
((ومن أظلم ممن ذهب يخلق كخلقي...)).
“Kush është më zullumqar se ai i cili përpiqet të krijoi si krijesa ime…”[6]
12. Nëse të thuhet: Cili është kuptimi i termit “adhurim”?
Thuaj: Ai (adhurimi) është termi përmbledhës i çdo gjëje që Allahu e do dhe është i kënaqur.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
إِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْكُمْ وَلا يَرْضَى لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ وَإِنْ تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ
“Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni.” Zumer 7
13. Nëse të thuhet: Ku është Allahu?
Thuaj: Allahu është lart mbi qiell, mbi Arshin e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ﴾
“A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?” Mulk
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى﴾
“I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” Sure Ta Ha 5
Si dhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ينزل ربنا تبارك وتعالى كل ليلة إلى السماء الدنيا حين يبقى ثلث الليل الآخر, يقول: من يدعوني فأستجيب له، من يسألني فأعطيه، من يستغفرني فأغفر له)).
"Zoti ynë i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet, ashtu që Unë t'i përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, ashtuq ë Unë t'i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, ashtu që Unë ta fal atë?"[7] Zbritja është prej nga lart.
14. Nëse të thuhet: A është Allahu me ne?
Thuaj: Allahu i Lartësuar është me ne me dijen e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ﴾.
“Ai është me ju kudo që të gjendeni” El Hadid 4
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿وَهُوَ اللَّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَفِي الْأَرْضِ يَعْلَمُ سِرَّكُمْ وَجَهْرَكُمْ وَيَعْلَمُ مَا تَكْسِبُونَ﴾
“Ai është Allahu (i vetmi Zot i Vërtetë) në qiej dhe në Tokë; Ai di çfarë fshihni dhe çfarë tregoni, si dhe atë që arrini të fitoni.” El Enam 3
Ibën Kethiri ka thënë: Është për qëllim me këtë se Allahu është Ai që di çdo gjë që është në qiej dhe çfarë ka në tokë, prej të dukshmes dhe të fshehtës.
Parimet e dobishme
(2)
Shejhu i nderuar Ebu Abdurrahman Jahja bin Ali el Haxhuri
(Allahu e ruajtë!)
Përktheu: Xhabir Sheme
__________________________________________________ ________________________
15. Nëse të thuhet: Çfarë do të thotë islam?
Thuaj: Islam është dorëzimi ndaj Allahut duke e njësuar Atë, nënshtrimi ndaj Tij duke ju bindur si dhe largimi prej shirkut.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿فَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَلَهُ أَسْلِمُوا وَبَشِّرِ الْمُخْبِتِينَ﴾
“Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni.” El Haxh 34
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ﴾
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Al Imran 102
16. Nëse të thuhet: Cilat janë shtyllat e islamit?
Thuaj: Shtyllat e islamit janë pesë. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Abdullah bin Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((بني الإسلام على خمس: شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدا رسول الله، وإقام الصلاة، وإيتاء الزكاة، والحج، وصوم رمضان)).
“Feja islame ngrihet mbi pesë shtylla;Dëshmia se nuk ka të adhurar tjetër me të drejtë përveç Allahut e se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit të ramazanit.”[8]
17. Nëse të thuhet: Feja islame a është e plotë (plotësuar) apo ka nevojë për plotësim?
Thuaj: Feja islame është fe e plotë (plotësuar). Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْأِسْلامَ دِيناً﴾
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” Maideh 3
18. Nëse të thuhet: Nga e merr muslimani fenë e tij?
Thuaj: Muslimani e merr fenë e tij prej Kuranit dhe Sunetit sipas kuptimit e të parëve tanë të mirë (selefus salih). Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿أَوَلَمْ يَكْفِهِمْ أَنَّا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ يُتْلَى عَلَيْهِمْ﴾
“Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre?” El Ankebut 51
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ﴾
“Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.”
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلا الضَّالِّينَ﴾
“Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!”
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿وَمَنْ يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءَتْ مَصِيراً﴾
“Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En Nisa 115
19. Nëse të thuhet: Cila është akidja (besimi, bindja) jote? Thuaj: Unë jam sunij selefi.
Argument për këtë është hadithi ku Profeti (Paqja dhe bekimi I ALlahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((فعليكم بسنتي وسنة الخلفاء المهديين الراشدين، تمسكوا بها وعضوا عليها بالنواجذ، وإياكم ومحدثات الأمور؛ فإن كل محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة)).
“Ju këshilloj që të kapeni fort pas sunetit tim she sunetit të prijësve të drejt udhëzuar. Kapuni fort me dhëmballë dhe kini kujdes prej shpikjeve në fe, sepse çdo shpike është bidat dhe çdo bidat është humbje.”[9]
20. Nëse të thuhet: Kush është i dërguari i parë i ardhur për njerëzimin si dhe kush është i Dërguari i fundit?
Thuaj: I pari i tyre (të dërguarve) është Nuhu, ndërsa i fundit të tyre është Profeti më i mirë, Profeti ynë, muhamedi, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ardhja e tij është prej shenjave të para të vogla të Kiametit. Prandaj është detyrë për ne besimi në të gjithë të dërguarit.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((فيأتون نوحا فيقولون: يا نوح أنت أول الرسل إلى أهل الأرض، وسماك الله عبدا شكورا)).
“Do të shkojnë tek Nuhu e do t’i thonë: O Nuh, ti je i pari i të dërguarve për njerëzimin dhe Allahu të ka quajtur ty rob falënderues.”[10]
Ndërsa argumenti që tregon se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i fundit i të dërguarve është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ﴾
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve” El Ahzab 40
Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Theubani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((وأنا خاتم النبيين لا نبي بعدي)).
“Unë jam vula e profetëve dhe nuk ka profet pas meje.”[11]
Ndërsa argumenti që tregon se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është më i miri i profetëve është hadithi, të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((أنا سيد الناس يوم القيامة)).
“Unë jam zotëriu i njerëzve ditën e kiametit.”[12]
Kurse argumenti që na tregon se është detyrë për ne besimi në të gjithë të dërguarit dhe se kush mohon ndonjë prej tyre ai i ka mohuar të gjithë ata, është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ﴾
“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. El Bekare 285
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً * أُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقّاً وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَاباً مُهِيناً﴾
“Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.” En Nisa 150-151
Ndërsa argumeti që tregon se ai është prej shenjave të para të Kiametit është hadithi, të cilin e transmeton Sehl bin Sad (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((بعثت أنا والساعة هكذا))
“Jam dërguar unë dhe Kiameti kështu” dhe bëri shenjë me gishtin e tij.[13]
Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((بعثت أنا والساعة كهاتين))
“Jam dërguar unë dhe kiameti si këta të dy.” Bashkoi gishtin tregues me atë të mesit[14]
21. Nëse të thuhet: Të gjithë të dërguarit në cilën gjë i ftuan njerëzit?
Thuaj: I ftuan për në adhurim e Allahut Një e të vetëm, i Cili nuk ka shok. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولاً أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ﴾
“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En Nahl 36
22. Nëse të thuhet: Kush është teuhidi tek i cili ftuan të gjithë të dërguarit? Thuaj: Ai është të veçuarit e Allahut me adhurim.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئاً﴾
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” En Nisa 36
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ * اللَّهُ الصَّمَدُ * لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ * وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُواً أَحَدٌ﴾.
“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” El Ihlsa 1-4
23. Nëse të thuhet: Në sa pjesë ndahet teuhidi i Allahut të Lartësuar?
Thuaj: Në tre pjesë:
1. Teuhidi er Rububijeh (Besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues)
2. Teuhidi el Uluhijeh (Besimi në njësimin e Allahut si i vetmi i Adhuruar, i Cili e meriton të adhurohet).
3. Teuhid El Esmai ves Sifat (Besimi në njësimin e Allahut duke e veçuar Atë me emrat dhe cilësitë e Tij). Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ﴾،
“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيّاً﴾
“Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!” Merjem 65. Në këto dy ajete ndodhen të trija pjesët e teuhidit.
24. Nëse të thuhet: Kush është e mira më e madhe dhe kush është e keqja më e madhe?
Thuaj: E mira më e madhe është njësimi i Allahut të Lartësuar (teuhidi). Ndërsa e keqja më e madhe është shirku. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ﴾
“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” En Nisa 4
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿فَمَا لَنَا مِنْ شَافِعِينَ * وَلا صَدِيقٍ حَمِيمٍ * فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ﴾
“Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu) e as ndonjë mik të ngushtë! Ah, sikur të ktheheshim përsëri (në jetë) e të bëheshim besimtarë!” Esh Shuara 100-102
Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((شفاعتي لأهل الكبائر من أمتي))
“Ndërmjetësimi im është për bërësit e mëkateve të mëdha nga populli im.”[15]
Po ashtu transmetohet nga Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((من مات لا يشرك بالله شيئا دخل الجنة، ومن مات يشرك بالله شيئا دخل النار)).
“Kush vdes dhe nuk i shoqëron Allahut asgjë do të hyjë në xhenet. Ndërsa kush vdes dhe i shoqëron Allahut ndonjë gjë, ai ka për të hyrë në zjarr.”[16]
25. Nëse të thuhet: Sa janë gradat e fesë?
Thuaj: Gradat e fesë janë tre:
1. Islami
2. Imani
3. Ihsani
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në “Sahihun” e Muslimit me nr. 8 ku Xhibrili e pyeti të dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në lidhje me islamin, pastaj për imanin dhe pastaj insani.
Parimet e dobishme
(3)
Shejhu i nderuar Ebu Abdurrahman Jahja bin Ali el Haxhuri
(Allahu e ruajtë!)
Përktheu: Xhabir Sheme
__________________________________________________ ______________________
26. Nëse të thuhet: Çfarë është besimi?
Thuaj: Besimi është shqiptimi me gojë, besimi me zemër dhe të punuarit me gjymtyrë. Ai shtohet me bindje, vepra të mira, dhe pakësohet me punë të këqija.
Argumenti që tregon se besimi është të shqiptuarit me gojë dhe të punuarit me gjymtyrë është hadithi, të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((الإيمان بضع وسبعون أو بضع وستون شعبة، فأفضلها: قول: لا إله إلا الله، وأدناها: إماطة الأذى عن الطريق، والحياء شعبة من الإيمان)).
“Besimi është shtatëdhjetë apo gjashtëdhjetë e disa degë. Ku më e larta e tij është (dëshmia) se nuk ka të adhurar tjetër me të drejtë përvç Allahut. Ndërsa më e ulta e tij është largimi i pengesës nga rruga. Po ashtu edhe turpi ëhstë degë e besimit.”[17]
Ndërsa argumeti që tregon se ai besimi me zemër është hadithi i mësipërm që tregon për shtyllat e besimit, të cilin e transmeton Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Po ashtu edhe fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ﴾
“Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” El Maide 23
Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((آية الإيمان حب الأنصار، وآية النفاق بغض الأنصار)).
“Shenja e besimit është dashuria për ensarët, ndërsa shenja enifakut është urrejtja e ensarëve.”[18]
Kurse argumenti që tregon se besimi shtohet me bindje, vepra të mira, ëhstë fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَاناً وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ﴾
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” El Enfal 2
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿هُوَ الَّذِي أَنْزَلَ السَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ الْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوا إِيمَاناً مَعَ إِيمَانِهِمْ﴾
“Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën.” El Fet’h 4
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَاناً﴾
“e t’u shtohet besimi atyre që besojnë” El Mudethir 31
Ndërsa argumenti që tregon se ai pakësohet me vepra të këqija janë po të njëjtat argumente që përmendem më sipër në lidhje me shtimin e besimit. Kjo ngase ai (besimi) para se të shtohej ka qenë i mangët.
Imam Buhari në “Kapitullin e Besimit” nga “Sahihun” e tij “tema 33” ka thënë: Nëse lë diçka prej plotësimit, atëherë ajo është e mangët.
Po ashtu prej argumenteve ëhstë edhe hadithi që përmendëm më sipër “Besimi është shtatëdhjetë apo gjashtëdhjetë e disa grada”. Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Seid bin Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((من رأى منكم منكرا فليغيره بيده، فإن لم يستطع فبلسانه، فإن لم يستطع فبقلبه وذلك أضعف الإيمان)).
“Kush prej jush shikon ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. Por nëse përsëri nuk mundet, atëherë (ta ndryshojë) me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët."[19]Në këtë hadith na bëhet e qartë se urrejtja e të ndaluarës është prej besimit.
27. Nëse të thuhet: Sa shtylla ka besimi?
Thuaj: Shtyllat e besimit janë gjashtë. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe ndodhet në “Sahihun” e Muslimit se Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyeti Xhibrili (alejhi selam) në lidhje me besimin, e ai tha:
((أن تؤمن بالله، وملائكته، وكتبه، ورسله، واليوم الآخر، وتؤمن بالقدر خيره وشره))،
“Të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e tij, të dërguarit e Tij, në ditën e Kiametit si dhe të besosh në paracaktimin qoftë për mirë ashtu edhe për keq.” Xhibrili tha: Të vërtetën ke thënë. Ky hadith është mutefekun alejhi, i transmetuar prej Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
28. Nëse të thuhet: Cili është përkufizimi për njohjen e ihsanit ndërmjet robit dhe Zotit të tij?
Thuaj: Ihsan është të adhurosh Allahun sikur ti je duke eparë Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë porse Ai të sheh ty.” Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) te Muslimi me nr.8.
29. Nëse të thuhet: Cili është gjykim për atë person që shan Allahun, të dërguarit e tij dhe fenë e Tij. Apo tallet me këtë?
Thuaj: Ky është kufri i madh, ai i cili e bën këtë duke qenë i vetëdijshëm del prej popullit islam[20]. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ * )لا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ﴾
“Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” Et Teube 65-66
30. Nëse të thuhet: Cili është shpërblimi për besimtarët dhe shpërblimi për jobesimtarët në ditën e Kiametit?
Thuaj: Shpërblimi i besimtarëve është në xhenetin më të lartë. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ﴾.
“Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet.” El Bejjine 7-8
Ndërsa shpërblimi i jobesimtarëve është zjarri në në gjendjen më të ultin e të ultëve. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لا يُقْضَى عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ مِنْ عَذَابِهَا كَذَلِكَ نَجْزِي كُلَّ كَفُورٍ﴾
“Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t’u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t’i dënojmë mosmirënjohësit.” Fatir 36
Argumenti që tregon se xheneti është në lartësitë me të lartë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى *عِنْدَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى *عِنْدَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَى﴾
“ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit.” En Nexhm 13-15
Argumenti që tregon se zjarri është në ultësirat më të ulta hadithi të cilin e transmeton El Bera (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë nga ajo çfarë i është transmetuar nga Zoti i tij i Lartësuar:
((اكتبوا كتاب عبدي في سجين، في الأرض السفلى)).
“Ia shkruani librin robit tim në sixhin në thellësinë e tokës.”[21]
Ne nuk dëshmojmë se personi është prej banorëve të xhenetit dhe se tjetri është prej banorëve të zjarrit, vetëm për atë për të cilin ka dëshmuar argumenti. Duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ﴾
“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni.” El Isra 36
31. Nëse të thuhet: Sa është numri i etapave në cilat kalon njeriu?
Thuaj: Tre:
1. Jeta kalimtare në kësaj bote (Ed Dunja el fena).
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ﴾
“Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” Al Imran 185
2. Jeta e ndërmjetme (Daru el Berzakh)
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ﴾
“Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të
ringjallen.” Muminun 100
3. Vendqëndrimi i përhershme (Daru el Karar)
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar ku tregon në lidhje me besimtarin prej familjes së faraonit:
﴿يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ﴾
“O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.” Gafit 38
32. Nëse të thuhet: Cili është vendqëndrimi i parë i botës tjetër?
Thuaj: Vendqëndrimi i parë në botën tjetër është varri. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Uthman bin Affan (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إن القبر أول منازل الآخرة، فإن نجا منه فما بعده أيسر منه، وإن لم ينج منه فما بعده أشد منه)).
“Varri është vendqëndrimi i parë i botës tjetër. Kush shpëton prej tij, edhe ajo që vjen më pas është e lehtë. E nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen më pas është më e vështirë.”[22]
33. Nëse të thuhet: Çfarë beson ti në lidhje me dënimin dhe mirësinë e varrit? Thuaj: Unë besoj se ai është i vërtetë për çdo njeri. Argument për këtë është hadithi, të cilin e transmeton Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në lidhje me dënimin e varrit, e ai tha:
((عذاب القبر حق)).
“Dënimi i varrit është i vërtetë.”[23]
Po ashtu transmetohet prej saj se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte që i kërkonte mbrojtje Allahut prej sprovës së varrit, dënimit të tij dhe sprova e mesihut Dexhal[24]. Në këtë hadith na bëhet e qartë se dënimi i varrit është i vërtetë e po ashtu sprova e tij si dhe sprova e dexhalit.
Prej argumentve që tregojnë për mirësinë e tij është hadithi, të cilin e transmeton El Berau (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ku në të thuhet:
((وأما المؤمن فيقال: ألبسوه من الجنة، وافتحوا له بابا إلى الجنة فيأتيه من طيبها وروحها...)).
“Ndërsa besimtarit do t’u thuhet: I vishni atij prej petkave të xhenetit dhe hapeni atij një derë për në xhenet dhe i vjen atij aroma dhe flladi i tij (xhenetit)...”
34. Nëse të thuhet: Çfarë beson ti në lidhje me ringjalljen, llogarinë dhe marrjen e librit?
Thuaj: Unë besoj se këto janë të vërteta dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنْ لَنْ يُبْعَثُوا قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ﴾
“Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç’keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Et Tagabun
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ * فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَاباً يَسِيراً * وَيَنْقَلِبُ إِلَى أَهْلِهِ مَسْرُوراً * وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ * فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُوراً * وَيَصْلَى سَعِيراً﴾
“atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt. Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij. Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur dhe në zjarr do të digjet.” El Inshikak 6-12
35. Nëse të thuhet: A kanë për ta shikuar besimtarët Zotin e tyre ditën e Kiametit?
Thuaj: Po, ata kanë për ta shikuar Atë në ndodhitë e Kiametit dhe në xhenet. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ * إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ﴾
“Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” El Kijame 22-23
Ndërsa në të dy “Sahihat” transmetohet prej Xherir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إنكم سترون ربكم يوم القيامة)).
“Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ditën e Kiametit.”
Po ashtu e ka nxjerr Muslimi prej rrugës së Hamad bin Selemeh nga Thabiti nga Abdurrahman bin Ebi Lejla nga Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
يقول الله تبارك وتعالى: تريدون شيئا أزيدكم؟ فيقولون: ألم تبيض وجوهنا؟ ألم تدخلنا الجنة وتنجينا من النار؟ قال: فيكشف الحجاب، فما أعطوا شيئا أحب إليهم من النظر إلى ربهم عز وجل
“Allahu i Lartmadhëruar do të thotë:A dëshironi ndonjë gjë që t’ua shtoj juve? (Besimtarët) Do të thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat tonë? A nuk ka fute në xhenet dhe na shpëtove prej zjarrit? Thotë: “Atëherë do të heqë pengesën, dhe atyre nuk u është dhënë ndonjë gjë më e dashur sesa të shikuarit te Zoti i tyre i Madhëruar.”
Ndërsa jobesimtarët nuk kanë për ta shikuar Allahun e Lartësuar ditën e Kiametit. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿َلَّا إِنَّهُمْ عَنْ رَبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَمَحْجُوبُونَ﴾
“Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre” El Mutaffifin 15
36. Nëse të thuhet: Çfarë beson ti në lidhje me Kuranin i cili ndodhet i shkruajtur në libër?
Thuaj: Unë besoj se ai (Kurani) është fjala e Allahut të Lartësuar dhe nuk është i krijuar. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَإِنْ أَحَدٌ مِنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلامَ اللَّهِ﴾
“Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut” Teube 6
37. Nëse të thuhet: A është Kurani në gjuhën arabe apo në gjuhë të huaj?
Thuaj: Kurani është në gjuhën arabe dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّا جَعَلْنَاهُ قُرْآناً عَرَبِيّاً لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ﴾
“Në të vërtetë, Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju” Ez Zuhruf 3
Po ashtu fjala e Tij:
﴿نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ * عَلَى قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنْذِرِينَ * بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ﴾.
“Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” Esh Shuara 193-195
38. Nëse të thuhet: A ka Allahu emra dhe cilësi?
Thuaj: Po, Ai ka emra dhe cilësi ashtu siç i takonë Madhështisë së Tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا﴾
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to.” El Araf 180
Po ashtu fjala e Tij:
﴿وَلِلَّهِ الْمَثَلُ الْأَعْلَى وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ﴾
“kurse Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta); Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.” En Nahl 60
Emrat e Allahut të Lartësuar nuk janë të kufizuara me ndonjë numër të caktuar për njohuritë tona. Argument për këtë është fjala e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
((لا أحصي ثناء عليك...))
“Unë nuk mund të arrij që të falënderoj dhe lavdëroj Ty ashtu siç i takom madhështisë Tënde.”
39. Nëse të thuhet: A ekziston ndokush që e di të fshehtën përveç Allahut?
Thuaj: Ashkus nuk e di të fshehtën përveç Allahut. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى الْغَيْبِ﴾
“Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di)” Al Imran 179
Po ashtu fjala e Tij:
﴿فَقُلْ إِنَّمَا الْغَيْبُ لِلَّهِ﴾
“Thuaj: “Me të vërtetë, të padukshmet i di vetëm Allahu.” Junus 20
Po ashtu fjala e Tij:
﴿وَعِنْدَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لا يَعْلَمُهَا إِلَّا هُوَ﴾
“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” El Enam 59
Parimet e dobishme
(4)
Shejhu i nderuar Ebu Abdurrahman Jahja bin Ali el Haxhuri
(Allahu e ruajtë!)
Përktheu: Xhabir Sheme
__________________________________________________ ______________________
40. Nëse të thuhet: Kur do të ndodhë Kiameti?
Thuaj: Cështja e Kiametit është prej çështjeve të fshehta, të cilat nuk i di vetëm se Allahu i Madhëruar.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ﴾.
“Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar.” Lukman 34
Po ashtu fjala e Tij:
﴿إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ السَّاعَةِ﴾
“Vetëm Allahu e di se kur do të vijë Ora.” Fussilet 47
Po ashtu dhe fjala e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((لا يعلم متى تقوم الساعة إلا الله)).
“Nuk e di askush se kur do të ndodhë Kiameti vetëm se Allahut.”[25]
41. Nëse të thuhet: Sa kushte janë për pranimin e veprës?
Thuaj: Ato (kushtet) janë tre:
1. Islami, ndërsa në lidhje me jobesimtarin Allahu nuk e pranon punën e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَقَدِمْنَا إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُوراً﴾
“Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” El Furkan 23
2. Sinqeriteti
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ﴾
“E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë” El Bejjine 5
Ndërsa në hadithin kudsij të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((قال الله تبارك وتعالى أنا أغنى الشركاء عن الشرك من عمل عملا أشرك فيه معي غيري تركته وشركه)).
“Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: Unë jam më i panevojshëm nga të pasurit shokë. Kush vepron diçka duke më shoqëron në të shok, atëherë unë e lë atë dhe atë që ai më shoqëron Mua.”[26]
3. Pasimi i të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Argument për këtë është hadithi, të cilin e transmeton Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
مَنْ عَمِلَ عَمَلاٍ لَيْسَ عَلَيْهِ أَمْرُنَا فَهُوَ رَدٌّ
"Kushdo që punon një vepër e cila nuk është sipas çështjes sonë, ajo është e refuzuar."[27]
42. Nëse të thuhet: Sa janë llojet e tevesulit (ndërmjetësimit) të ligjëruar?
Thuaj: Llojet e tevesulit janë tre:
1. Tevesuli me anë të emrave të Allahut dhe cilësive të Tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا﴾
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to” El Earaf 180
Po ashtu fjala e Tij:
﴿وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ﴾
“Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!” En Neml 19
2. Tevesuli i robit tek Allahu i Madhëruar me ana të punës së tij të mirë. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ﴾
“Ata të cilët thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” Al Imran 16
Po ashtu fjala e Tij:
﴿رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ﴾
“Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!” Al Imran 53
Ndërsa argument prej sunetit është hadithi i tre personave, të cilët ishin në shpellë dhe guri ia zuri hyrjen e shpellës. Ndërsa secili prej tyre iu drejtuar Allahut me punët më të mirë dhe më të sinqertë që kishin bërë. Mutefekun alejhi.
3. Tevesuli me anë të lutjes së personit vepër mirë.
Argument për këtë është hadithi i Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: ndërsa i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke ligjëruar, kur ja, erdhi atij dhe person dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, thëtësi e madhë prandaj lute Allahun që të na sjellë shi. Dhe ai e luti Allahun dhe ra shi.
43. Nëse të thuhet: A ka në fe bidat të mirë?
Thuaj: Cdo bidat është humbje dhe argument për këtë është hadithit:
((كل بدعة ضلالة)).
“Çdo bidat është humbje.”
Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshinmbi të!) kur mbante ligjërat thonte:
((أما بعد: فإن خير الحديث كتاب الله، وخير الهدى هدى محمد، وشر الأمور محدثاتها، وكل بدعة ضلالة)).
“E më pas, me të vërtetë thënia më e mirë është Libri i Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë ëhstë udhëzimi i Muhamedit. Punët me të këqija janë shpijket në to, ndërsa cdo bidat është humbje.”[28]
44. Nëse të thuhet: Kush janë krijesat më të këqija për të cilët ne e kimi detyrë që t’i urrejmë ata?
Thuaj: Krijesat më të këqija janë çifutët, të krishterët dhe mushrikët. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أُولَئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ﴾
“Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.” El Bejjine 6
Po ashtu fjala e Tij:
﴿لا تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ﴾
“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij” El Muxhadile 22
45. Nëse të thuhet: Çfarë është demokracia?
Thuaj: Ajo është gjykimi popullit nga mendja e tij duke mos e marrë gjykimin nga Kurani dhe as nga Suneti.
46. Nëse të thuhet: Cili është gjykimi për të (demokracinë)?
Thuaj: Ajo është shirku i madh. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ﴾
“Vendimi i përket vetëm Allahut” Jusuf 40
Po ashtu fjala e Tij:
﴿وَلا يُشْرِكُ فِي حُكْمِهِ أَحَداً﴾
“Dhe mos i shoqëro asgjë në gjykimin e Tij.”
47. Nëse të thuhet: Cili është realiteti i votimeve?
Thuaj: Ato janë prej sistemit të demokracisë e cila është në oponencë (kontradikte, kundërshtim) me ligjin e Allahut. E kjo është përngjasim me jobesimtarët, kurse përngjasimi me ta nuk lejohet. Ngase në të ka dëm shumë të madhë dhe nuk ka aspak dobi për muslimanët. Prej dëmeve më të mëdha është barazimë i të vërtetës me të kotën, humbja e miqësimit dhe urrejtjes, shpërbërjen (copëtimin) e bashkësisë së muslimane, hedhja ndërmjet tyre e armiqësisë, urrejtjes, partishmërisë, mashtrimit, shpifjeve, humbjes së kohës dhe pasurisë, përdhosjen e nderit të grave si dhe dhe zhdukjen e besimit në dijet e sheriatit islam dhe dijetarëve të saj.
48. Nëse të thuhet: Cili është gjykimi në lidhje me ndarjen në grupacione?
Thuaj: Ajo është haram (e ndaluar), përveç partisë (palës) së Allahut. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَلا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَ * مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعاً كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ﴾
“Drejtojuni Atij me pendesë, frikësojuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim), si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.” Er Rum 31-32
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً وَلا تَفَرَّقُوا﴾
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” Al Imran 103
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ﴾
“Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” El Enbija 92
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿أَلا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ﴾
“vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.” El Muxhadile 22
Transmetohet nga Abdullah bin Amër el Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((وتفترق أمتي على ثلاث وسبعين ملة كلهم في النار إلا ملة (أي فرقة) واحدة)). قالوا: ومن هي يا رسول الله؟ قال: ((ما أنا عليه وأصحابي)).
“Do të ndahet populli im në 73 grupe ku të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërës.” Thanë: Kush është ajo, o i Dërguari i Allahut? Tha: “Janë atë që ndodhen në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.”[29]
Fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Të gjitha do të jenë në zjarr. Ky është një qortim i ashpër kundër pasuesve të epshit dhe na bën me dije gjendjen e tyre.
49. Nëse të thuhet: Kush është grupacioni më i humbur të cilët pretendojnë se fton në islam?
Thuaj: Ata janë batinijet, rafidat, xhehmijet dhe sufisët ekstremistë.