Dokumentar i Al Jazeeras: Të biesh ndesh me parimet
Ky dokumentar eshte historia e gazetarit izraelit, i cili per tri dekada nuk ka bere gje tjeter, vecse ka shkruar te verteten per popullin e shtypur palestinez. perderisa bashkekombasit e tij e quajne tradhetar, ai thote se ka vetem nje pasion: Te verteten
E mërkure 13 Shkurt 2013 20:04 Gideon Levy është dikush që ngjallë emocione të forta, posa të shikosh shkrimet e tij. Shkrimtari dhe gazetari, gjatë tri dekadave të fundit, ka raportuar rregullisht në territoret e pushtuara palestineze, duke e përshkruar atë që ai e sheh - haptas dhe pa propagandë. Për disa izraelitë, ai shihet si një trim i së vërtetës. Por shumë të tjerë e dënojnë atë si një propagandist për Hamasin. Kolumna e tij që e shkruan në gazetën Haaretz është, ndoshta, një prej më të urryerave në Izrael. "Kur unë iu bashkova gazetës Haaretz, kam filluar të vizitoj territoret e okupuara", thotë Levy. "Unë e kuptova menjëherë se kjo ishte ajo që doja të bëja, për të kuptuar brutalitetin dhe sjelljet çnjerëzore të pushtimit izraelit". "Unë u motivova nga tri gjëra: E para: Shteti i Izraelit mundohet të krijojë drama. E dyta, historitë e vuajtjeve të palestinezëve nuk paraqiten në media, dhe e treta, dëshiroja që jeta ime të kishte një mision – të vërtetën. , Unë u angazhova për ti njoftuar me realitetin lexuesit izraelit të cilët duan të dinë se çfarë me të vërtetë ndodh atje. " Gjatë 30 viteve, Levy kanë hedhur dritë mbi realitetet e palestinezëve që ballafaqohen me problemet e tyre të përditshme. Një nga raportet e tij të mëparshme, "Vdekja e një fëmije në vitin 1996, tregoi një incident që përfshin familjen Ebu Dahouk Ata ishin ndaluar në një postbllok në rrugën e tyre në një spital. Ushtarët izraelitë e vonuan familjen, duke e ditur se aty ndodhej gruaja shtatzënë e cila po shkonte në spital për të lindur fëmijën. Ajo lindi fëmijën e saj në pjesën e prapme të makinës, e mori në dorë, dhe kaloi 2 kilometra me të në dorë. Duke e mbështjellë me rrobat e saj beben e saj të dobët, rruga për në spital dukej shumë e gjatë. Bebeja që ajo e quajti Jusuf, vdiq pas dy ditësh në spital. Pasi Gideon Levy e investigoi ngjarjen, ai shkroi në kolumnen e tij: "Kush dreqin janë ata ushtarë të cilët panë një grua duke qenë në dhimbje të lindjes dhe nuk e liruan të shkojë në spital? Kush janë ata ushtarë që e detyrojnë një grua me beben e porsalindur të ecin dy kilometra që të arrijë deri të spitali? Raportet e Levyt kanë shkruar për vrasjen e të rinjve palestinez nën akuzat se ata kanë hedhur gurë. Ai ka shkruar për mungesën e ndëshkimit të ushtarëve gjakftohtë. Ai gjithashtu kanë shkruar për jetën e vështirë të fshatarëve palestinez, të cilët jetojnë nën pemët e ullirit, pasi gjithçka që kishin pasur u ishte djegur përsëri e përsëri... Shumë analistë në Izrael kanë kritikuar raportimin e Levyt, duke thënë se ai dhe kolegët e tij janë përgjegjës për të përforcuar anti-semitizmin në mbarë botën. Por të tjerët e shohin Levyn si një individ i cili ka guxim dhe shkon kundër pikëpamjeve të përbashkëta të shoqërisë në të cilën ai jeton. "Historia ka dëshmuar pushtues të këqij dhe brutal. Por unë kurrë nuk kam dëgjuar për një shtet që e quan veten viktimë, dhe shkakton vazhdimisht viktima”, thotë ai. "Unë ndihem i turpëruar për atë që është duke u bërë në emrin tonë. Unë ndjehem me të vërtetë fajtorë ndaj palestinezëve. Unë mendoj se ne jemi duke bërë gjëra të tmerrshme ndaj tyre," përfundon Levy.
Gideon Levy është gazetar, shkrimtar dhe kolumnist i rregullt në të përditshmen izraelite “Haaretz”.[justify]