Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Popujt do të ekzistojnë për sa kohë që do të ruajnë parimet dhe bazat e moralit Tue 7 Feb 2012 - 10:54 | |
| Burimi hyjnor i Islamit, Kur`ani, thekson rënd0δsinë e koncepteve të moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes.Muslimani që i zbaton siç duhet në jetën e tij këto parime, bëhet një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin mund të krijohen marrëdhënie të sigurta.Ai reflekton përreth tij dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi.
Morali është një ndër elementet kryesore që formojnë një musliman të vërtetë, të edukuar dhe të vetëdijshëm rreth parimeve islame.
Çdo civilizim ka si kusht tri gjëra, në mënyrë që të mbijetojë dhe të zhvillohet.Ato janë kushte financiare, shpirtërore dhe morale.Civilizimi islam është civilizimi i vetëm që i plotësoi të tria kushtet dhe ki është shkaku përse civilizimi islam vazhdoi për trembëdhjetë shekuj, pa pësuar asnjë deformim në parimet e tij.Të gjithë civilizimet e tjerë: pers,romak,egjiptian,grek etj....,nuk arritën kurrë t`i plotësonin këto tre kushte.
Popujt do të ekzistojnë për sa kohë që do të ruajnë parime dhe bazat e moralit.Kur ato rrënohen, mos pyet pse zhduken popujt.
Morali zë vendin më të rëndësishëm në fenë tonë dhe është sekreti dhe urtësia me të cilin Zoti dërgoi profetin Muhammed (a.s).Këtë e ka pohuar vetë Profeti (a.s), kur ka thënë: "Jam dërguar ta përsosi moralin".
Ky hadith, është tregues i moralit të lartë të Profetit (a.s). Pra, Ai ka ardhur të vendosë moralin e lartë, ta përsosë atë.Morali ka baza të hershme dhe Profeti a.s, ishte perfeksionuesi i tij.
Teksa lexon këtë hadith, dikush mund të pyesë: "Si është e mundur që Pejgamberi (a.s), qenka dërguar për të pδrsosur moralin?!"
Në fakt, morali është gjëja më kryesore për mbarëvajtjen dhe lumturinë e një shoqërie.A mund ta imagjinoni se si jetohet në një shoqëri, në të cilën dominon mashtrimi, frika, vepra e ulëta, ligësia, pasiguria etj? Nëse në një shoqëri ekziston një person negativ, të cilit të gjithë i druhen se mos i vjedh, i vret dhe i bën të mos ndihen të sigurt, e gjithë shoqëria ndihet e pasigurt.
Kur muslimanët vajtën në Abisini, mbreti abisinas u kërkoi sqarime rreth fesë islame.Xhafer ibn Ebu Talib, ishte ai që iu përgjigj.Ai nuk i foli gjatë,siç e kanë zakon disa ftues në fe. Ia përmblodhi fenë në disa norma morale, të cilat bëjnë për vete çdo njeri. Xhaferi i tha: "Ne kemi qenë një popull injorant, adhuronim idhujt, të fortët prej nesh shtypnin të vobektët me komshinjtë dhe farefisin shkonim keq....Nga mesi ynë, Zoti dërgoi një profet, të cilit ia njihnim prejardhjen, moralin, sinqeritetin dhe besueshmërinë.Ai na urdhëroi të themi të vërtetën, të çojmë në vend amanetin, të shkojmë mirë me farefisin....."
Duket qartë që Xhafer ibn Ebu Talib e kishte kuptuar drejt islamin.Ai nuk i përmendi aspak pesë shtyllat e islamit, por përmendi objektivat e tyre.Në fillim, Xhaferi foli mbi të metat e jetës së tyre para islamit, ku të gjitha vërtiteshin rreth normave morale.Më pas, e prezentoi me Profetin a.s dhe të gjitha cilësitë e tij ishin morale.Në fund, e njohu me normat dhe ligjet që kishte sjellë ky Profet, të cilat ishin sërish morale dhe edukative.Sç e shohim, ai i foli për moralin.
Umeti musliman i ngjan një peme, e cila lëshon filiza me njohjen e Zotit, ushqehen me adhurimin e Zotit.Frytet e saj janë morali i lartë, edukata dhe mirësjellja.Frytet tregojnë sa mirë ushqehet një pemë dhe sa kujdes është treguar për të.A e imagjinoni dot si do të ishte ashtu siç duhet të jetë? Nëse kjo do të ndodhte, as mijëra media nuk do të mund ta deformonin imazhin e Islamit.Metoda më efikase për të ftuar të tjerët në islam është morali i mirë.
Bëhuni të edukuar, se nëse jeni mbretër, fitoni lumturi, nëse jeni njerëz të shtresës së mesme, bëheni të famshëm nëse jeni tëvarfër do tëpasuroheni. (Nga libri Edebul mexhlisi)
Hudbe të zgjehdura Imam Naim Drijoj Xhamia e Parrucës.Shkodër
| |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Popujt do të ekzistojnë për sa kohë që do të ruajnë parimet dhe bazat e moralit Tue 7 Feb 2012 - 10:59 | |
| Allahu ju shperblefte per postimin i nderruar ...Por do kisha then nje citat te shkurter kam lexu me nje liber po nuk me kujtohet autori cili ka qen dhe ke cila liber thoshte : ''Koha qe kur nuk do te respektohet i morlashmi ( i ndershmi ) dhe Dijetari do jete nje nder shenjat e kijametit ...Gje qe ajo dite ka ardh , sa morali u ka be i pavlershem tek shum popuj dhe ne vend te dijetarit ka zen vendin i pa dituri ( na ka mbulu injoranca )
Allahu na ruajt dhe na mbrofte nga i pamoralshmi ..Ujet kur rrjedhin lart jan te kulluara, por kur bien posht turbullohen . :) | |
|