Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në shoqëri ekzistojnë dy lloje të vëllazërimit Thu 5 Nov 2009 - 9:57 | |
| Në shoqëri ekzistojnë dy lloje të vëllazërimit
Cdo mysliman, kur ta vlerësojë shoqërinë me vlerat që i ka marrë nga kultura e saj, do të vërejë se në shoqëri është i lidhur me dy llojë lidhjesh të vëllazërimit. Njëra është vëllazërimi njerëzor dhe tjetra është vëllazërimi Islam.
Po ne, në kulturën tonë shumëvjecare, shume qartë mund ta vërejmë këtë lidhje vëllazërie.Ajetet Kur'anore dhe komentet e haditheve të Pejgamberit a.s. këtë lidhje vëllazërie të gjerë na i prezantojnë në këtë mënyrë:
0 ju njerëz! Babai juaj është Ademi, kurse nëna juaj është Hava. Si të tillë ju jeni djem dhe vajza të shtuar nga e njëjta nënë dhe baba, kështu që gjithë njerëzit në mes tyre Janë vëllezër. Njëherazi jeni vëllezër me prejardhje njerëzore.
Menjëhere pas vëllazerisë njerëzore vjen edhe vëllazëria Islame. Kesaj radhe vellazeria njerezore bashkengjitet me vellazerine Islame, keshtu qe ne shoqeri formohet nje vellazeri e dyfishte.
Nje shoqeri qe disponon me keto dy vlera te medha, nuk ka mundesi qe qellimet e felliqura te ndajne ate ne grupe dhe te jene armiq te njeri-tjetrit! Dome thene se perhapja Islame, e lidhe shoqerine me nje mentalitet te tille te perhapjes, qe si fillim te gjithe me njerin-tjetrin (pa pyetur fare se cfare eshte besimi dhe mentaliteti i tyre) behen vellezer, edhe ate vellezer njerezor. Kurse menjehere pas saj vjen ne konsiderate vellazeria Islame, keshtu qe vellazerite bashkengjiten dhe marrin nje gjendje te pashkeputur... Menjehere duhet shtuar se kjo teme nuk mbaron me kaq: ky vellazerim i ka dy kushte, pa te cilat nuk ben dhe kurre nuk duhet harruar.
I pari, eshte se vellezerit nuk duhet rrembyer ose uzurpuar te drejten materiale te njerit-tjetrit, duke nenkuptuar se nuk duhet njeri prej tyre' te mbarte te drejten personale te tjetrit dhe nuk duhet drejtuar kah te padrejtat materiale, qe do ta thyejne harmonine shoqerore...
Kushti i dyte, eshte se nuk duhet rrembyer ose uzurpuar te drejten shpirterore te njerit-tjetrit, qe nenkuptohet se nuk duhet bere gijbetin (te flas pas shpine) e njerit-tjetrit dhe duke thene fjale qe do ta kundershtojne njerin-tjetrin, mos e demtojne te drejten vellazerore...
Feja Islame qe ka konsideruar si haram edhe shkeljen e te drejtave te tilla, sikur ato materiale dhe shpirterore qe do ta demtojne vellazerine, te gjitha shoqerite i merr nen mbrojtje te sigurise dhe te pages dhe gjate gjithe historise formon nje vellazerim qe i pershtatet karakterit te vellazerimit.
Duke shikuar ne zgjerimin e kultures tone, ku per here te pare merret vellazerimi njerezor dhe pasta) vellazerimi Islam, mund te thuhet se vellezerit tane njerezore qe jane duke u frikesuar shume teper nga feja, duke e pare kete lloj te zgjerimit dhe te perparimit, duhet ndjere afersine me njeri- tjetrin, shoqeria per here te pare duhet formuar nje afrim me njerin-tjetrin, si vellezer njerezor, dhe pasta] si vellezer te fese. Besoj se ky lloj zgjerimi eshte me me vend dhe tarsi me duhet larguar paragjykimet qe i kane ndaj Islamit. Nese duam qe shoqeria te funksionoje ne menyre te shendetshme, atehere dimensioni i vellazerimit duhet permbledhur aspektet e lartpermendura.
| |
|