Faleminderimi i takon Allahut i cili e krijoi kohen dhe i dha rendesi disa koherave mbi disa te tjera, i veqoi disa muaj e disa dite me cilesi e miresi e me shperblime me te medha , meshire nga Allahu per roberit e Tij qe te jete kjo nxitje per shtimin e puneve te mira e deshire per bindje ndaj Allahut.
Nga keto kohera te zgjedhura jane edhe 10 ditet e para te Dhul-Hixhes , te cilat i ka vequar Allahu me shperblimin e madh te ibadetit te ketyre diteve.
Nga Ibn Abasi radiallahu anhu transmetohet se Pejgamberi alejhi selam , ka thene: ‘’ Nuk ka dite ku vepra e mire te jete me e dashur tek Allahu sesa keto 10 dite’’ , i thane:- As xhihadi ne rrugen e Allahut?! Tha: As xhihadi ne rruge te Allahut , vetem se as i cili ka dale me veten dhe pasurine e tij e nuk eshte khyer me asgje.(Buhariu)
Vleren e madhe te ketyre diteve e kuptojm nga Ajeti Kur’anor ne te cilin Allahu i Madheruar ka thene:’’Pasha agimin dhe pasha dhjete ditet’’ .Ka thene Ibn Abasi dhe Ibn Zubejri dhe Muxhahidi se: ‘’keto jane dhjete ditet e para te Dhul-Hixhes.’’ Ka then Ibn Kethiri: ‘’ e kjo esht e sakt’’ (marre nga tefsiri i Ibn Kethirit 8/413)
-Nga punet e mira te cilat muslimani duhet tu kujdeset ti kryeje ne keto dhjete dite jane:
1)AGJERIMI : Esht synet qe te agjerohen nente ditet e Dhul-Hixhes. Transmetohet nga Hunejde bin Khalid e ky nga gruaja e tij se : Disa nga grate e te Derguarit te Allahut , salallahu alejhi we selem, kane thene: ‘’ Ishte Resulallahi , alejhi selam , i cili agjeronte nente ditet e Dhul-Hixhes , Diten e Ashures , dhe tre dite nga qdo muaj. Te henen e pare te qdo muaji dhe dy te enjtet etij’’(trans. Neasi 4 / 205 , Ebu Dawudi , e ka saktesuar Albani)
2)TEKBIRI : Eshte synet gjithashtu tekbiri (
) , tahlili (La ilahe ilAllah) ,tesbihi (Subhnallah) ne keto dhjete dite. Thenia e ketyre me ze ne xhami , ne shtepi , ne rruge e ne qdo vend qe lejohet ta permendesh Allahun. Te duket madherimi i Allahut dhe te shfaqet Ibadeti. Thenia e ketyre me ze nga burrat , e me ze te ulet nga grate.
Ka thene Allahu i madheruar:’’Le te deshmojne ata per dobite qe kane , e te permendin emrin e Allahut ne ditet te percaktuara per ato qe Ai i ka furnizuar nga kafshe e begati’’(El-Haxh:28)
Dijetaret kane thene se ditet e percaktuara jane dhjete ditet e para te Dhul-Hixhes.
Tekbiri behet keshtu:
,
, La ilahe ilAllah , vAllahu ekber we lilahil-hamd. (Ka edhe menyra tjera per thenjen e tekbirit)
Eshte vertetuar se Iben Amer dhe Ebu Hurejra , radiallahu anhuma , dilnin ne pune ne tregtine e tyre. Me fillimin e ketyre dhjete diteve fillonin te benin tekbir.Njerezit i degjonin dhe ata fillonin te benin tekbire . Qellimi ketu eshte se njerezit e kujtonin tekbirin me degjimin e tekbirit te tyre , e sicili bente tekbir ne vete , e nuk eshte per qellim tekbir i perbashket me nje ze , sepse kjo nuk lejohet.
3)KRYERJA E HAXHIT: Nga punet me te mira qe mund te kryej njeriu ne keto dite eshte kryerja e Haxhit. Atij te cilit ia ka mundesuar Allahu i Madheruar viziten e shtepise se Tij , e kryen ate ashtu siq duhet do te arrije –insha’Allah- ate qe ka thene i derguari i Allahut , alejhi selam , :’’ Haxhi i pranuar nuk ka shperblim , vetem se Xhennetin’’
4)KRYERJA E VEPRAVE TE MIRA NE PERGJITHESI : Atij te cilit nuk i eshte dhene mundesia te kryej Haxhin , duhet qe t’i ndriqoje keto dite te vlefshme me ibadetin e tij si : namaz, lexim Kur’ani , lutje (dua’), dhenie sadaka , bindje ndaj prinderve , viziten e te afermve , urdherimin per te mire , ndalimin nga e keqja , e shum menyra te tjera nga veprat e mira. Te gjitha keto vepra muslimani i kryen ne jeten e tij te perditshme , porse shtimi i tyre ne keto dite ka shperblim shum te madh.
5)PRERJA E KURBANIT : Nga punet e mira ne keto dhjete dite e cila te ofron tek Allahu eshte therrja e Kurbanit dhe ndarja e tij sipas sheriatit.
6)PENDIMI I SINQERTE : Lenia e gjynaheve te dukshme e te fshehta dhe kthimi per tek Allahu ne keto dhjete dite ka vlere te madhe. Pendimi ne dite apo muaj te shenjte luan rol pozitiv ne zemren e te penduarit , sepse ndodhja e ketyre diteve e shtyen ate ne kryerjen e sa me shume ibadeteve dhe e ben te ndjehet fajtor per kohen e kaluar .
Ka thene Allahu i Madheruar: '' e adhuroje Allahun deri sa te vije e sigurta''(El-Hixher:99)
[ Komentuesit kane thene se ''e sigurta'' eshte vdekja]