Disa fjalë rreth vlerës së ditës së Arafatit
Allahu i Lartësuar e ka nderuar këtë ditë me shumë vlera dhe begati. Në vazhdim do t’i përmendim disa nga këto vlera:
1. Kjo është dita më e mire.
Transmetohet nga Xhabiri se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit.” Transmeton Ibën Hibani.
Gjithashtu, Ibën Hibani transmeton se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit. Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote dhe lavdërohet me banorët e tokës ndaj banorëve të qiellit.” Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Allahu i Lartësuar lavdërohet me ata që qëndrojnë në Arafat tek engjëjt dhe thotë: ‘O engjëjt e Mi, shikoni robërit e Mi, më kanë ardhur të pakrehur, të pluhurosur (nga rruga) dhe duke sakrifikuar.”
2. Është dita e plotësimit të fesë dhe përmbushjes se begative.
Transmeton Buhariu ku thuhet se çifutët i kanë thënë Umerit: “Ju e lexoni në Kuranin një ajet, po të na kishte zbritur neve do ta konsideronim (atë ditë që ka zbritur) festë për ne.” Umeri tha: “Vërtet, unë jam në dijeni kur ka zbritur, ku ka zbritur dhe ku ishte Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) kur zbriti; ajeti zbriti ditën e Arafatit kur ne ishim atje.” Ajeti është: ”…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. “(Maide, 3)
Plotësimi i fesë është bërë në këtë ditë pasi muslimanët nuk kishin bërë më herët haxhin dhe kështu u plotësua feja me këtë rit të adhurimit, i cili konsiderohet kushti i pestë i Islamit.
Kurse përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar: “Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.” (Fet`h, 2)
3. Është ditë e festës.
Transmetohet nga Ebi Umame se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit ) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.” Transmeton Ebu Daudi.
4. Agjërimi i kësaj dite i shpaguan mëkatet për dy vite.
Thotë Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm” Transmeton Muslimi.
5. Kjo ditë është ditë e faljes së mëkateve dhe shpëtimit nga zjarri i xhehenemit.
Transmetohet nga Aishja se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që lirohen më së shumti nga zjarri i xhehenemit se dita e Arafatit, Ai u Afrohet atyre, pastaj lavdërohet me ata para engjëjve dhe thotë: ‘Çfarë dëshirojnë ata?!” Ibën Abdulberri thotë: “Kjo aludon se ata janë të falur nga mëkatet, për shkak se Allahu nuk lavdërohet me gabimtarët dhe mëkatarët, përveç pas pendimit dhe faljes.”
Veprat e preferuara të bëhen në këtë ditë
Agjërimi
Më lartë u përmend hadithi se agjërimi i kësaj dite i shpaguan (falë) mëkatet e vitit të kaluar dhe të ardhshëm. Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.
Kjo vlen (agjërimi) për atë që nuk ka shkuar në
, kurse haxhiu nuk kërkohet të agjërojë këtë ditë, pasi ai ka nevojë të ruaj forcën për t’u lutur në Arafat dhe veprat e tjera të haxhit.
Shpeshtimi i dhikrit dhe lutjeve
Resulullahu (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët.
Thënia e tekbireve
Tekbiret janë sunet të thuhen gjatë tërë ditëve të dhjetëditëshit të parë të dhulhixhes dhe ditëve të bajrameve, në çdo kohë. Kurse në mëngjesin e ditës së Arafatit, pas namazit të sabahut e deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi t’i këndojmë tekbiret pas namazeve (farze).
Forma e tekbireve
ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER. (tri herë)
,
, la ilahe il Allahu uallahu ekber.
ue lilahil hamd.
Përgatiti: Alaudin Abazi