KENNETH L JENKINS
Çdo të diel shkonim në kishë me gjyshin. Qëndrimi aty më dukej sikur zgjaste me orë të tëra. Në moshën 16 vjeçare fillova të shkoj vetë në kishë. Më vonë, si student kolegji, mburresha me kishën. Të gjithë kishin shpresa të mëdha tek unë, ndërsa unë isha i lumtur që gjendesha në rrugën e shpëtimit. Në moshën 20 vjeçare u bëra shumë i njohur. Isha ekstremist dogmatik dhe besoja se askush që nuk është anëtar në kishën time s’mund të jetë i shpëtuar. Kategorikisht e kam gjykuar secilin që nuk arrinte ta njihte Zotin në mënyrën që e unë. Gjithmonë kur isha i vetmuar meditoja dhe i lutesha Zotit që të më udhëzonte në fenë e drejtë dhe të më falte për atë që kisha vepruar gabimisht. Asnjëherë nuk kam patur kontakte me ndonjë musliman. Në atë kohë prifti Luis Farrakhan ishte i mirë në të sqaruarit e asaj që quhej kombi islam. Shkova ta takoj priftin Farrakhan, që më ftoi në cilësinë e bashkëvepruesit. Këtë e konsiderova një përvojë që do ta ndryshonte shumë jetën time. Asnjëherë nuk kisha dëgjuar që një zezak të flasë në mënyrën që fliste ai. Menjëherë desha që të organizoj një takim me të duke dëshiruar ta ftoja në fenë time. Njohurit e mia të rregullave krishtere në atë kohë u shtuan në diçka anormale. Mirëpo sa më shumë që mësoja këto mësime, e kuptova se kam më shumë njohuri sesa udhëheqësit e asaj kohe. Pastaj e zbulova se ekziston një mosbesueshmëri dhe një zili në hiearkinë e priftërinjve. Rastet e amoralitetit kalonin pa u gjykuar. Disa nga predikuesit kënaqeshin me përdorimin e drogës dhe e shkatërronin jetën e tyre dhe të familjes. Po ashtu, disa nga udhëheqësit e disa kishave ishin zbuluar si homoseksual. Kishte priftërinj që e pranonin amoralitetin me vajza të reja të kishave të tjera. Tërë këtë e lidhja me mossuksesin e orvatjeve të mija që të gjeja përgjigje pyetjeve të mia. Prandaj fillova të mendoj për ca ndryshime. Këto ndryshime pasuan menjëherë pas pranimit të punës në Arabinë Saudite. Pas ardhjes time në Saudi menjëherë i kuptova dallimet në stilin e jetës së muslimanëve. Ata dalloheshin nga prifti Farrakhan nga ajo se ishin të shumë kombësive, ngjyrave dhe gjuhëve. Menjëherë desha të mësoj më shumë rreth kësaj feje të veçantë e të çuditshme.
Isha i mahnitur me jetën e të dërguarit Muhamed a.s dhe e gjithë ajo që kërkoja ishte dëshira që të njihesha edhe më tepër me jetën e tij. Kërkoja libra të tjera nga një vëlla i përfshirë në thirrjen islame, që ai m’i sillte shpejt. Të gjitha i kam lexuar. Pastaj e mora Kur’anin e shenjtë dhe për katër muaj e lexova disa herë. Parashtroja pyetje të shumta, por gjithmonë merrja përgjigje të matura e të kënaqshme. Ajo që më së shumti më pëlqeu tek muslimanët ishte se ata s’kishin qëndrim energjik që të më impresiononin me njohuritë e tyre. Nëse dikush prej tyre nuk dinte të m’i përgjigjej pyetjes, thjeshte thoshte se nuk e dinte dhe se do të pyeste dikë që e dinte këtë përgjigje. Ndërsa të nesërmen gjithmonë vinin me përgjigjen e pyetjes së shtruar. Këtu e vërejta se modestia luan një rolë të lartë në jetën e këtyre njerëzve misteriozë të Lindjes së mesme. Habitesha kur i shihja gratë e mbuluara prej kokës e deri në këmbë. Nuk shihja asnjëfarë hierarkije në mes besimtarëve. Asnjëri nga ata nuk luftonte por ndonjë post në fe. E gjithë kjo më dukej e mrekullueshme, por si kam mundur të mendoj që të largohem nga mësimet që më kanë ndjekur që nga fëmijëria? Ç’të bëja me Biblën? E dija se ekzistojnë të vërteta në të, edhe pse isha i bindur se shumë herë ajo ka pësuar ndryshime. Atëherë mora video kasetën e debatit në mes Ahmet Didatit dhe priftit Jimi Svegart. Pasi e ndoqa këtë debat e dija se tani jam bërë musliman. Revista El-Medina më bëri një intervistë ku më pyetën për planet e mia në të ardhmen. U thashë se, nëse Zoti dëshiron, do ta mësoj gjuhën arabe dhe do t’i vazhdoj studimet që të fitoj njohuri të reja rreth Islamit. Sot jam i kyçur në fushën e Daves e ftohem shpeshherë t’u mbaj ligjërata jomuslimanëve nga mjediset e krishtera. Nëse Allahu i Gjithëfuqishëm ma kursen jetën, shpresoj se do të shkruaj më shumë në temën e feve krahasimore. Është obligim për të gjithë muslimanët e botës që të punojnë në përhapjen e Islamit.
Kadijah “Sue” Aston - Ish pastore, misionare dhe magjistre e teologjisë.
“Ç’të ka ndodhur?” Ky ishte reagimi i parë që ndeshja kur takohesha me ish shokët e mi, me miqtë dhe pastorët pas pranimit tim të Islamit. Nuk mund t’ua merrja këtë reagim për të madhe, sepse isha personi prej të cilës më së paku pritej që ta ndërrojë fenë. Para kësaj isha profesore, pastore, banuese e kishës dhe misionare. Para pesë muajsh magjistrova liturgjinë në shkollën e zgjedhur private për klerikë. Pas kësaj njoha një grua e cila punonte në Arabinë Saudite, që e kishte pranuar Islamin. Normalisht, e pyeta për gjendjen e gruas në Islam. Isha e mahnitur nga përgjigjet e saja, sepse kjo nuk ishte ajo që pritja, ndaj i shtrova pyetje të tjera në lidhje me Zotin dhe Muhamedin a.s. Më tha se do të më merrte në qendrën islamike, ku do të më jepte përgjigje më të mira. Mirëpo, ajo që na kishin mësuar për Islamin është se ai është religjion i djallit. Pas mësimit tim të evangjelizmit, isha shumë e habitur me Islamin, që ishte shumë autentik, i thjeshtë, pa fiksimea apo manipulime psikologjike. Filloi kështu thjeshtë: “sikur të mbajmë një ligjëratë për Kur’anin në shtëpinë tënde” diçka të ngjashme si ligjërata e Biblës. Nuk mund ta besoja. Më dhanë ca libra e më thanë se nëse keni ndonjë pyetje ata mund t’i gjeja në zyrat e tyre. Atë natë i lexova të gjitha librat që m’i dhanë. Ky vërtet ishte rasti i parë që lexoja libra për Islamin, të shkruar nga muslimanët sepse gjatë studimit kishim lexuar libra rreth Islamit por vetëm ata që i kishin shkruar të krishterët. Ditën e nesërme i kalova tre orë duke u bërë pyetje të ndryshme. Kjo gjë vazhdoi disa javë. Por gjatë asaj kohe kisha lexuar 20 libra për Islamin dhe tashmë e dija shkakun pse muslimanët janë njerëzit më të pakët që e pranojnë Krishtërimin. Pse? Sepse ai s’ka çka t’u ofrojë. Në Islam ekziston lidhja me Allahun, falja e gabimeve, shpëtimi dhe premtimi për jetën e përhershme. Pyetja ime tjetër e rëndësishme ishte rreth Muhamedit. Kush është ai? Mësova se atij muslimanët nuk i luten ashtu siç i luten të krishterët Isait. Ai nuk është ndërmjetësues dhe në realitet është e ndaluar t’i lutesh atij. Ne i dërgojmë bekime atij në fund të lutjeve tona, por gjithashtu lutemi për mëshirë edhe për Ibrahimin a.s. Muhamedi a.s është i dërguari, lajmëtari dhe pejgamberi i fundit i Zotit. Misioni i tij vlen për të gjithë njerëzit, rast ky që nuk është me Isain a.s ose Musain a.s, shpallja e të cilëve u nis për Beni Israilët. Por kjo shpallje ishte e njëjtë nga Allahu xh.sh. Në fund të një jave, pas një viti u binda se Islami është i vërtetë. Mirëpo atëherë nuk e pranova Islamin, sepse ende nuk besoja me zemër. Vazhdova edhe më tej të lutem, ta lexoj Biblën dhe të ndjek ligjërata në qendrën islame. Me seriozitet e kërkoja udhëzimin e Zotit, sepse nuk është e lehtë ta ndryshosh fenë, por s’doja të ikja prej shpëtimit. Edhe më tutje isha e habitur me gjërat që kisha mësuar, sepse nuk ishin çfarë kisha mësuar më parë për besimin islam. Gjatë punimit tim në magjistraturë kisha për profesor njeriun të cilin e nderoja si njohës të Islamit, mirëpo mësimi i tij dhe ajo që e mëson Krishterimi kryesisht është me shumë gabime në të kuptuar dhe të sqaruar. Ai dhe shumë të krishterë janë të sinqertë, por të sinqertë në të shtrembët. Pas dy muajve, pasi që përsëri iu luta Zotit, duke kërkuar udhëzim, vërejta diçka të pazakontë tek vetja. U ula dhe në këtë rast e përmenda për herë të parë fjalën Allah, duke thënë: “O Allah, unë besoj se je Një e i Vetëm dhe Zot i vërtetë.” Ndjeja një lloj qetësie tek unë dhe prej asaj dite të vitit 1988 e deri më sot asnjëherë nuk jam penduar pse e kam pranuar Islamin. Ky vendim nuk erdhi pa sprova. U përjashtova nga puna sepse në atë kohë isha ligjëruese në dy kolegje biblike. Shokët e mi të shkollës, më largoheshin si dhe profesorët e pastorët me të cilët kisha punuar. Familja e burrit tim u zemërua, ndërsa fëmijët e mi nuk më kuptonin dhe dyshonin në vetëkontrollin tim. Pa një fe që të ndihmon t’i mbisundosh fuqitë satanike unë s’do ta kisha përballuar këtë. Mirëpo tani gjithmonë i falënderohem Allahut që jam muslimane dhe që mund të jetoj dhe të vdesë si muslimane. Me të vërtetë, lutjet e mia, sakrificat, jeta e vdekja i takojnë Allahut, Sunduesit të botrave, i cili nuk ka ndihmues.
MARTIN JOHN MWAIPOO - ish kryepeshkopi.
Ishte 23 dhjetor 1986, dy ditë para krishtlindjeve, kur kryepeshkopi M. J. Mwaipo u shpalli famullitarëve të tij se prej Krishterimit do kalonte në Islam. Famullitarët u paralizuan kur dëgjuan një lajm të tillë, kështu që udhëheqësi u çua nga vendi, mbylli dritaret dhe dyert e u tha të pranishmëve se kryepeshkopi ka luajtur mendsh. Si ishte e mundur të mendohet ndryshe, kur po ky njeri para disa minutash kishte kënduar në një mënyrë shumë prekëse për të pranishmit në kishë? Vetëm se ata nuk e dinin se në zemrën e kryepeshkopit qëndronte vendimi për pranimin e Islamit, ndërsa muzika që ai këndoi ishte vetëm një zbavitje lamtumire. Edhe reagimi i famullitarëve ishte i madh, ndaj thirrën edhe policinë që ta merrnin këtë të çmendur. Ishte i mbyllur në burg deri në mesnatë deri sa arriti Shejh Ahmed Shejk, njeriu që e kishte ftuar në Islam. Ky incident ishte vetëm një fillimi i hidhur që do ta ndiqte edhe më vonë. Gazetari i revistës Al-Qalem, Simphiwe Sesanti bisedoi me Kryepeshkopin e Luterikut, i lindur në Tanzani, që e pranoi Islamin dhe mori emrin el-Haxh Ebu Bekr John Mwaipoo. Meqë diplomat në vendet e huaja vlerësoheshin më shumë, fitova vend në udhëheqjen e kishës në Londër e më vonë në Berlin. Para se të bëhesha musliman isha sekretar i këshillit botëror të kishës, që përfshinte Tanzaninë, Kenian, Ugandën, Burundin si dhe pjesë të Etiopisë e Somalisë. Tek punoja për doktoraturën time, fillova të pyes: Krishtërimi, Islami, Judaizmi, Budizmi - të gjitha këto fe dëshmojnë se janë e vërteta. Ku është e vërteta këtu!?
Dëshiroja ta di të vërtetën. Kështu filloi kërkimi im i të vërtetës, duke i studiuar këto religjione. Kështu e gjeta një Kur’an. Kur e hapa dhe fjalët e para që lexova ishin: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kënd, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas: 1- 4)
Më vona e zbulova se Kur’ani është libri i vetëm që ka ngelur i pandryshuar nga njerëzit dhe këtë e kam thënë në përfundimin e doktoraturës sime. Nuk më interesonte se a do ta marr doktoraturën apo jo. Kjo ishte e vërteta, që unë e kam kërkuar. Në këtë gjendje shkova te profesori im i nderuar Van Bugeri. E mbylla derën, e shikova në sy dhe e pyeta se cila është feja e vërtetë nga të gjitha religjionet në botë!?
Islami, u përgjigj ai. Përse atëherë ti nuk je musliman?- e pyeta. U përgjigj: së pari, i urrej arabët; së dyti, e shikon tërë këtë luks përreth meje? A thua vallë se dëshiroj t’i humbë të gjithë këto për shkak të Islamit?
Kur mendoja rreth përgjigjes së tij, mendoja edhe për gjendjen time. Pas një viti u binda dhe e pranova Islamin. Gjatë një udhëtimi qëndrova në Bsale, tek familja. Këtu e njoha gruan time të ardhshme, motrën e ndershme të kishës katolike Gerture Kibweja, që tani quhet Zejneb.
Porosia e Haxhi Ebu Bekr John Mwaipoo është se muslimanët patjetër duhet të ndërpresin interesat personale e të bashkohen. Patjetër duhet të kujdesesh për fqinjin që të jesh i sigurt edhe vetë.
RAPHAEL - ISH PRIFTI I DËSHMITARËVE TË JEHOVIT.
Dyzetvjeçari latinoamerikan është komik e ligjërues. I lindur në Teksas, që në moshën 6 vjeçare qëndroi për herë të parë qëndroi në mbledhjen e dëshmitarëve të Jehovit. Njëzet vjet ka pasur kishën e vet. Mirëpo e zëvendësoi Biblën për Kur’anin pasi vizitoi xhaminë lokale: “Ende e kam të freskët diskutimin tonë në familje, ku ishin të pranishëm edhe disa dëshmitarë të Jehovait. Ata thonin kjo është Amargedon. Koha e fundit! Krishti do të kthehet! Zoti do të përdorë mjete të ndryshme që ti shkatërrojë sistemet qëllimliga e do t’ua marrë pushtetin. Edhe Bibla flet rreth asaj se toka do të hapet e do t’i gëlltisë blloqet e qyteteve. U frikësova shumë, ndërsa në këtë çast nëna ime tha: “E sheh se ç’mund të ndodhë nëse nuk je i kryqëzuar dhe nuk e nderon vullnetin e Zotit? Toka do të të gëlltisë dhe nuk do të jesh më, do të detyrohem të lind fëmijë tjetër.” Atëherë kur u bëna prift-pionier, e kaloja shumicën e kohës time duke ecur prej një dere në derë tjetër të priftëve. Në këtë kohë u pranova në Shkollën Bruklin, Nju Jork - shkolla elitë që mbahej nga jehovajët. Më dukej se çdo herë që dëshiroja vend të ri isha i detyruar të bëj gjëra sekulare, që ta dëshmoja devotshmërinë time, si p.sh. “Nëse e plotëson numrin e personave për pranim këtë muaj Zoti të do, nëse jo Zoti nuk të do. E gjithë kjo ishte për mua e pakuptimtë. Një muaj Zoti të do e një muaj nuk të do!?
Në aspektin shpirtëror nuk ndihesha mirë. Në vitin 1979, duke e ditur se nuk mund të përparoja, u largova i pakënaqur dhe me një hidhëti në fyt, sepse tërë jetën ia kisha kushtuar me zemër e mendje kishës. Ky ishte problemi. Unë nuk i isha dorëzuar Zotit, por një organizate të krijuar nga njerëzit. Nuk mund të kaloja në ndonjë fe tjetër. Më 1985 vendosa të shkoja në Los Anxheles e të dilja në emisionin e Johnny Carsonit dhe të nderohesha si komik e artist i madh. Gjithmonë kam menduar se jam lindur për diçka të tillë. Fillova të lutem, por lutjet e mia nuk pranoheshin. Në dhjetor të vitit 1991 shkova ta nxjerr nga spitali xhaxhain tim Rock. Aty e gjeta Biblën Gideon! Ajo gjendej në çdo dhomë të hotelit ku qëndroja. E vodha këtë Bibël pastaj shkova në shtëpi e fillova të lutem: O Zot, më mëso që të jem kristian i mirë, mos më mëso të jem jehova e as katolik. Më mëso në atë mënyrë që ti e di më mirë. Ti nuk do ta bëje këtë Bibël aq të rëndë saqë njerëzit e thjeshtë të mos kenë mundësi ta kuptojnë.”
Fillova të mendoj, muslimanët janë një miliard. Çdo njeri i pestë në rrugë teorikisht mund të jetë musliman. Paramendo, një miliard njerëz! Shkova në shtëpi e fillova të lexoj Kur’an prej fillimit me Fatihanë. Nuk ndalja dot. E pranova Islamin. Ja, kështu filloi. Më vonë njoha një musliman e i kërkova të më mësonte rreth Islamit vetëm atë që gjendej në Kuran. Ai më quajti “i mjerë” sepse duhej mësuar diçka më tepër edhe prej Haditheve të Muhamedit a.s. Isha paksa i habitur dhe u bëra i vendosur që edhe për atë të mësoj e të studioj fenë duke besuar se Allahu do të më ndihmojë në këtë drejtim, sepse Ai është Gjithdijshëm. Më vonë pasi e pranova Islamin fillova të marrë ftesa të shumta nga qendrat islame, që më ftonin të mbaja ligjërata si ish prift, i cili e kishte pranuar Islamin.
vazhdon