vazhim
PSE JOMUSLIMANET E PRANOJNE ISLAMIN
Autor: Afet Beadini
Boton: SH.B. “ THESARI”
GOSTIVAR
GEORGE ANTHONY- ish prifti katolik.
Prifti Anothony shërbente në kishën katolike në Shri Lanka. Tregimi i tij, rreth asaj se si ai u bë besimtar i vërtetë dhe si e mori emrin Abdurahman është shumë interesant.
Si prift katolik, ai njihej shumë mirë me mësimet e Biblës. Shpeshherë e përmend Biblën kur flet për rrugën e tij në Islam.
Duke lexuar Biblën kishte ndeshur në të shumë kundërthënie. Shumë citate në të kanë dykuptimshmëri. Krishtërimi dhe fetë e tjera - mendon ai - nuk e përkufizojnë saktë profetësinë.
Ndërsa në Islam është e kundërta, është obligim që të besohen e të respektohen edhe pejgamberët e mëparshëm. Po ashtu edhe video kasetat e Ahmet Didatit e kanë tërhequr në pranimin e Islamit.
Mirëpo, mundimi i tij që ta gjejë të vërtetën, ka qenë rezultati përfundimtar që ta gjente të vërtetën e ta pranonte Islamin.
DR.GARY MILLER- Abdul Ahad Omer, ish misionar.
Ai na tregon se si mund të gjejmë fenë e vërtetë nëse parashtrojmë standarde të vërteta. Ai na ilustron një mjet të thjeshtë, por efikas në kërkimin e rrugës së duhur gjatë gjurmimit tonë të së vërtetës.
G.R.Miller është matematicien dhe teolog. Ka marrë pjesë aktive në punimin misionar krishterë në një moment në jetën e tij, mirëpo ai ndërkohë fillojë që të zbulojë shumë mangësi në Bibël.
Në vitin 1978 iu dha rasti që ta lexojë Kur’anin duke menduar se edhe ai përmban një përzierje të së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Mirëpo gjatë leximit të Kur’anit vërejti se porosia kur’anore është plotësisht e vërtetë.
Të gjitha këto surpriza e shtynë të bëhej musliman dhe prej atëherë është aktiv në paraqitjen e Islamit nëpërmjet informacionit në radio, TV dhe mediat e tjera elektronike.
DISA NGA POLITIKANËT DHE SHKENCËTARËT QË PRANUAN ISLAMIN
Christian H. Hoffmann
Christian H. Hoffmann është i lindur në Berlin më 1948, ka studiuar gjermanistikë e anglistikë dhe është i diplomuar në ekonomi politike. Gjatë kohës së sekretarëve të përgjithshëm të CDU-së Kurt H. Biednkopf dhe Heiner Geissler ishte referent në grupin për planifikim dhe referent i artit; udhëheqës i një fondacioni amerikan për art dhe i një galerije në Këln; në shërbimin të CDU-së dhe të Unionit të Ri; bashkautor i librit “Die neue soziale Frage und die Zuknuft der Demokratie” dhe “Die Gelenkte Gesellschaft’’ dhe i librit të përkthyer edhe në shqip, “I shtrirë nga të gjitha anët”. Kalon në Islam më 1989. Bashkpunon me shoqëritë e muslimanëve. Vazhdon të jetë aktive në mënyrë profesionale me CDU në punët publike të CDU-së federale, zëdhënës i kryesisë së rrethit të Bonnit. Dhe me detyra të larmishme, ligjërata e botime rreth paragjykimeve të ndërsjellta mes muslimanëve e gjermanëve.
Ndeshja e Islamit me mënyrën e jetës dhe mendimit perëndimor shqyrtohet se në një numër të madh botimesh. Profetizohen luftra ndërmjet kulturave. Por çfarë ndodh nëse një gjerman, i përfshirë profesionialisht në ngjarjet politike të shtetit federal për afro 15 vjet, dhe politikisht aktivë, në moshën 41 vjeçare konvertohet në Islam.
Plotësisht pa pargjykime ai i afrohet religjionit të vet të ri. Fare shpejt mëson se islami edhe sot e mëtej është hija trishtuese për të krishterët dhe se për shumicën në politikë bartë vijat e errësirës mesjetare. Nga ana islame ai është i pranuar me kënaqësi e admirim në shoqërinë e re, angazhimi i tij politik sidoqoftë nuk është i kuptuar gjitherë.
Prej ndeshjeve me këto provokime të dyfishta u paraqitën tekstet e librit “I shtrirë nga të gjitha anët ”. Ato tregojnë se ndërmjetsimi mes dy palëve është më i vështirë sesa duket, por me durim dhe fuqisë së përgjigjeve është i mundshëm. Gjoja se ajo luftë ndërmjet kultuarve zbret si hija sulmuese dhe trishtuese e një shqyrtimi të njëanshëm të historisë.
Si e Pranoi Islamin Christian H. Hoffmann
Mënyra se se i pranoi islamin Christian H. Hoffmann është e çuditshme. Por për muslimanin kjo ngjarje nuk do të ishte aq e çuditshme, pasi ai beson në fjalët e Allahut xh.sh në të cilat Ai thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin.” (el-En’am: 125) Kështu ndodhi edhe me Christian H. Hoffmann. Për pranimin e Islamit ai thotë : “Më goditi si vetëtimë prej qiellit të kaltër! Asnjë herë nuk do ta harroj atë mesditë të ngrohtë Janari të vitit 1988. Isha ulur në ballkonin e shtëpisë së familjes sime dhe shikoja gjelbërimin e parë pranveror në kopsht. Lexoja një libër për rikthimin e Iranit në Islam, sepse e kishte shkruar një prej autorëve që e simpatizoja e jo për interesin tim rreth Islamit.
Menjëherë dhe papritmas, m’u duk sikur dielli në qiellin e kaltër të kristaltë u shndërrua në rrufe me një shkëlqim të pabesueshëm dhe gjatë kësaj përpëlitjeje syri njohu se: egiziston vetëm një Zot: Allahu, ndërsa Islami është religjioni i fundit i shpallur prej Tij! Në vete ndjeja një ndryshim total të çastit: Siç i kisha vëzhguar deri në atë moment drurët krejt shkencërisht, si dukuri, si fenomene biologjike në një rreth astronomik, qiellin dhe tokën, menjëherë e kam njohur rrethin tim si një artefakt të Allahut. Më mbushi një ndjenjë e çuditshme, ndjenjë të cilën më vonë e gjeta të shkruar në Kuran: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin.” (el-En’am: 125)
Qe sikur të nxjerr sy të metalit prej kraharorëve të mi dhe sikur për herë të parë mund të marrë frymë lirisht. Reagimi i parë i imi qe një pengesë totale: gjëra të tilla nuk ndodhin në shekullin e njëzetë, edhe pse kjo ndodhi, atëherë sigurisht gjëra të tilla nuk i ndolli njeriut sikur unë. Tek e fundit kush jam un? Jam 40 vjeç, i lindur në Berlin, i rritur në Hamburg e në Mynih. Jam shkolluar në Londër, ndjehem i lumtur në një familje shumë të mirë, me xhaxha, dajë, teze, me shokë, punë që te jep kënaqësi, zgjedhjen e profesionit sipas dëshirës, të ardhura të mira - njeri i kënaqur. Isha aq i munduar saqë s’e vazhdoja dot leximin. Në vend të leximit shkova në dhomën e ndemjes që në një fjalor të fjalëve të huaja të kërkoj shprehjen islam. Lexova disa rreshta që nuk më dhanë aq shumë njohuri, prandaj të nesërmen pas orarit të punës shkova në librari e bleva librin tim të parë mbi Islamin. Viti 1988 nuk ishte aq i thjeshtë, sepse Islami ende nuk kishte shumë njohje. Kjo filloi dy vjet më vonë pasi që Sadam Huseini marshoi në Kuvajt dhe pas rrëzimit të botës socialiste, kur punohej për atë që sa më parë të zhvillonte fletën e shpjegimve të asaj që ndodhi dhe kur filloi me formimin e armiqve të rinj. Për ta pranuar Islamin kam kërkuar aq sa ishte e mundur. Ashtu siç mund të bëhesh musliman, mund edhe të mos bëhesh musliman. Kam blerë dhe lexuar thuajse çdo libër që mund të gjendej në libraritë e Gjermanisë. Gjatë udhëtimeve në Amsterdam, Londër, SHBA e mbusha valixhen me libra për fenë dhe filozofinë, historinë dhe politikën, libra të mirë dhe të këqinj.
Para së gjithash, ia paraqita vetes pesë themelet e Islamit:
• Shehadeti, hyrja në fe: Esh’hedu en la il ahe il-lAllah, ve esh’hedu ene Muhamedun resullull-llah (Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahu xh.sh dhe dëshmoj se Muhamedi a. s është i dërguari i Tij).
• Salat, namazi, i cili kryhet pesë herë në ditë,
• Zeqati, të dhëna materiale për të varfëritë,
• Savm, agjërimi muajit të Ramazanit dhe
• Haxhi,Vizita e Mekës, të cilën e ka për obligim çdo musliman një herë në jetë…
Të gjesh të dhëna për punët e përditshme e t’u përmbahesh atyre (pikësëpari si provë) ishte pak si vështirë: muslimanit nuk i lejohet që të hajë mishin e derrit e as të pijë alkool, ndërsa të gjitha këto bëjnë pjesë në gjërat jo shpesh të njohura. Por, prapë, hapat e para gjatë praksës nuk ishin të lehta. Të mos përdorësh më në shtëpi mishin e derrit, ishte relativisht punë e thjeshtë. Po të ruhesh prej një pije ose birre, është pak më vështirë. Në shtëpi ishte më e lehtë, sepse nuk bleja alkool. Refuzimi i pijeve të ofruara nëpër mbrëmje, më çonte në ngritjen e vetullave. Por çfarë më ndodhi një herë në tavolinën e CDU-së.?
Pyesja për mënyrën e adhurimit. Të mësosh të falesh në rregull ishte shumë e vështirë. Çdo fëmijë e di se muslimanët falen në drejtim të Mekkes. Por shikuar prej Bonit, ku gjendet Meka? (Për këto ekziston kompasi, ndërsa për kohët ekziston takwimi). Ç’përmbajtje ka teksti i namazit? Ç’lëvizje ka në namaz? Pyetje pas pyetje! Ku të gjej muslimanë, të cilët do të mund t’i pyes?
Në Bon nuk ka xhami, e cila do të dallohej për nga stili i ndërtimit. Në numrat e telefonave gjeta një numër të një xhamie (bashkësie islame), por kjo adresë i takonte një ndërmarrjeje me një oborr të fshehur dhe frika ime e lindur prej pragjeve të panjohura me largoi që të trokas në dyert e ndonjë vendi të panjohur dhe me emra të huaj.
Por më në fund mora guxim dhe e thirra ambasadën e Arabisë Saudite, sepse mendoja se prej qytetarëve të shtetit, në të cilin gjenden vendet e shenjta të Islamit, Mekka dhe Medina me siguri do gjej përgjigje për pyetjet e mia..
Në Mars të vitit 1989 pata rastin, që nëpërmjet diskutimeve intensive e të gjata t’i parashtroj të gjitha pyetjet që më silleshin në kokë dhe i mora të gjitha përgjigjet që i kërkoja. Atje, po ashtu e kuptova se musliman mund të bëhesh duke dëshmuar para dy njerëzve se pranon Islamin, por përsëri derisa shpirtërisht arrita atje, kaloi një kohë.
Sa më shumë e njihja Islamin, aq më shumë rritej edhe një dëshirë e madhe tek unë që ta vijoja njohjen time të mjegulluar e të dëshmoja pranimin e Islamit, duke u bërë musliman. Kujtoja në vete: çfarë përgjigje do t’i jap Allahut në Ditën e Gjykimit, kur të më pyesë pse nuk i kam ndjekur shenjat e Tij. E pashë se tani nuk kam gjetur asnjë shkak, që të mos ndjek rrugën e Tij.
Për të qenë plotësisht i sigurt, i caktova vetes tre detyra: dëshiroja që në çdo rast njëherë ta shfletojë, të vizitoj një shtet islam, që të fitoj ndjenja të jetës islame. Dëshiroja të jem i sigurt se edhe si musliman mund të vazhdoj punën time në zyrën federale të CDU-së.
Nisma ime që ta studioj Kur’anin doli shumë e vështirë. Nëpërmjet një përkthimit shumë të dobët, siç e di sot, përveç kësaj edhe pa sqarime - shumë gjëra nga ajo më ngelën absolutisht të paqarta. Por përsëri me këmbëngulje e lexova prej fillimit deri në suren 112 - në të cilën e gjeta thënien, e cila për mua është porosia qendrore e Islamit, në suren el-Ihlas (Burimi i fesë) .
Për mua kjo sure është përshkrimi më i mirë dhe më burimor i monoteizmit, që duke mos e ditur në realitet, e kam kërkuar tërë jetës. Leximi i kësaj sureje definitivisht e ngriti perden në mes meje e Islamit.
Madhështor qe dhe udhëtimi im i parë në një shtet islam. Për shkak të përqendrimit të lehtë turistik vendosa për një turne rreth Emirateve të Bashkuara Arabe. Ezani i mëngjesit, i cili para lindjes së diellit e thërriste qytetin nga minaret e shumta, njerëzit që faleshin në xhami e para saj dhe ruajtësit e deveve në shkretëtirë, të cilët pak para lindjes së diellit faleshin të drejtuar në drejtim të Mekkes, tek unë lanë një përshtypje të paharrueshme. Pyetja rreth ardhmërisë së shërbimit tim, përfundoi shpejt. Në faqen e parë të programit të parimeve themelore të CDU-së në preambulën e saj e gjeta fjalën, se besimi i krishterë është baza e veprimtarisë politike e CDE-së, ideja e njeriut është e definuar ashtu, saqë njeriu për ekzistimin e vetë nuk duhet të falënderojë veten, por Krijuesin e vetëm të Lartësuar. Më tutje thuhet se kjo ide e njeriut është bazë për një veprimtari të përbashkët të krishterit dhe të jokrishterit në CDU. Me kaq, e gjithë puna qe e qartë për mua, sepse për mendimin e definuar të idesë së njeriut të krishterë, muslimani mund ta japë votën e vet pa kurrfarë pengese.
Njëherë babai, me të cilin jetojmë bashkë, më është drejtuar me pyetjen se a mund t’i them diçka për Islamin, pasi që me muaj nuk merrem me asgjë tjetër. Ia shpjegova tre dallimet kryesore në mes Krishtërimit, ndërsa ai për këto tha: “Për Zotin, ky më duket si një religjion i arsyeshëm. Më vjen mirë që e ke gjetur rrugën deri tek ai!’’ Me kaq, kjo temë ishte e mbyllur për atë.
Prandaj edhe një herë mora guxim që të thërrisja ambasadën e Arabisë Saudite e t’u lutesha edhe për një takim. Një ditë të nxehtë të muajit Mars shkova dhe, para shumë dëshmitarëve, e dëshmova hyrjen time në Islam. Ajo qe në gjuhën arabe me siguri me një shqiptim shumë të dobët, por vinte nga thellësia e zemrës sime:
Esh’hedu en la ililahe il-Allah,
ve esh’hedu ene Muhammeden resullullah!
Dëshmoj se nuk ka Zotë tjetër përveç Allahu xh.sh dhe dëshmoj se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij. Pasi që të pranishmit më uruan jetë të gjatë, njëri prej tyre filloj të flasë për ish religjionin tim. Shprehi shpresë, se , pasi që e kam bërë këtë hap shumë të rëndësishëm, nuk do ta rikujtojë me zemërim krishterizmin. Sepse, muslimanët e nderojnë Isain a.s si pejgamber dhe e nderojnë shumë Merjemen, nënën e Tij. Sikur dëshironte të hidhte rrugën mes religjionit tim të vjetër e religjionin tim të ri, dhe shtoi me një shqetësim se muslimanët nuk besojnë se Isai ishte mbytur.
Këto fjalë patën domethënie të madhe për mua e më bënë të lumtur, pasi tash e kuptova, se, pa e kundërshtuar të kaluarën time, mund të jetoj në ardhmërinë time të re.
Pastaj erdhi koha që ta lija ambasadën e të kthehem në zyrën time i gëzuar. Para se ta lija ambasadën, thellë në sy më shikoi njeriu me të cilin kam pasur biseda më intensive e më tha: “’Të lutem, mos harro asnjëherë, ne tash jemi vëllezër!’’ (Kjo deklaratë, që ka për mua një kuptim të thellë, atëherë prej së largu nuk ishte e qartë).
DR. MURAD HOFMAN - ISH – AMBASADOR GJERMAN NË MAROK
Ish-ambasador gjerman në Marok, shkrimtar dhe doktor i shkencave juridike nga Harvardi. Islamin e pranoi më 25 Shtator 1980.
Kontaktet e para me Islamin i pati në Algjeri në vitin 1962, duke u njohur me luftën e guximshme e të vendosur të luftëtarëve algjerianë ndaj kolonizuesve francezë. Deri sa nuk e lexoi Kur’anin Famëlartë nuk arriti dot ta kuptojë këtë guxim e vendosmëri.
Ai ka shkruar librin Islami si Alternativë. Në këtë punim ai bën një përpjekje që të ndërtojë ura të reja dhe i hapë të gjitha ato tema të rënda që kanë ndihmuar në formimin e imazhit të vjetër dhe të ri të Islamit në mesin e evropianëve. Ajo që autori është gjerman dhe i konvertuar në Islam i jep këtij punimi rëndësi të posaçme në mesin e atyre evropianëve, që kërkojnë ta kuptojnë Islamin në nivel personal. Ai thotë: “Deri sa bota perëndimore e komunizmi ishin në kundërshtim, Islami konsiderohej si rrugë e tretë, si opsion ndërmjet dy filozofive. Por sot ai veten e sheh si rrugë alternative, si kurorë në botën përsëri dualiste.”
Vëzhguesit largpamës e konsiderojnë si të pashmangshme se në shekullin e njëzet e një, dashtë Allahu, do të bëhet fe dominuese botërore.
Arsyeja për këtë është sugjeruar në vetë titullin e librit. Jo vetëm që Islami ta shohë veten si rrugë alternative. Ai është Alternativë”.
ABU AMEENAH BILAL PHILIPS .-
Abu Ameenah Bilal Philips .- është i lindur në Xhamajkë, por u rrit në Kanada, ku pranoi fenë islame më 1972. Mbaroi kursin e gjuhës arabe në Medine dhe vazhdoi studimet për titullin student i diplomuar i fakultetit të parimeve të besimit pranë Universitetit të Medines më 1979 dhe titullin magjistër i teologjisë islame në Universitetin e Riadit më 1987.
Ai ka dhënë ligjërata nga lëndët fetare islame dhe gjuha arabe në shkollën e mesme dhe të lartë të Riadit gjatë viteve 1979-1987.
Përkthyes i veprave: “The Devil’s Deception of the Shi‘ah”; “Khomeini: a Moderate or a Fanatic Shi‘ite?”; “The Mirage in Iran”; “Arabic Calligraphy in Manuscripts” dhe “Ibn Taymeeh’s Essay on Jinn”. Autor i: “Evolution of the Madhhabs”, “Tafseer Surah al-Hujurat”, “The Ansar Cult” etj. Ndërsa nga librat e autorit në fjalë në gjuhën shqipe është përkthyer libri Bazat e Tevhidit (Monoteizmit islam). Ky libër përmban tema mjaft interesante lidhur me konceptin islam të besimit në një Zot: Cilat janë kategoritë e teuhidit dhe të shirkut? Çfarë është qëndrimi i Fesë islame ndaj të gjitha llojeve të bestynive: fallit, hajmalive për fat, shputave të lepurit, nr 13 etj.
Dr.OMER ROLF FREIHERR VON ERRENFELS
Rolf Freiherr van Ehrenfels është djali i vetëm i Prof. Dr. Baron Christian Ehrenfelsit, që konsiderohet themelues i shkencës së fiziologjisë. Rrjedh nga një familje e njohur. Qysh në moshën e fëmijërisë ka shprehur interes për orientin dhe fenë islame. Motra e tij Imma von Bodmerhof, në një vepër të botuar në Lahore më 1953, tregon hollësisht për dashurinë e madhe të vëllait të saj ndaj Islamit. Që kur kishte qenë i ri, gjatë shëtitjeve që i kishte bërë nëpër Turqi, Shqipëri, Greqi dhe ish-Jugosllavi, Rolfit i ishte dhënë rasti të ketë kontakte të afërta me muslimanët e këtyre vendeve, madje shpeshherë, edhe pse ende pa e pranuar Islamin si fe të veten, kishte falur namaz bashkë me ta. Më në fund, në vitin 1927, kjo dëshirë dhe simpati ndaj Islamit shëndërrohet në besim dhe për vete e zgjedhë emrin Omer. Në vitin 1932 viziton Indinë dhe shkruan një libër mbi pozitën e gruas në Islam. Kur në Luftën e Dytë botërore gjermanët pushtojnë Austrinë, Rolf largohet nga vendlindja dhe shkon ne Indi, ku me ndihmën e Ekber Hajdarit, i cili e pranon pranë vetes në Ammas, bën disa hulumtime antropologjike që i mundësuan të merrte titullin profesor në Universitetin e Madrasit, më 1949.
“Me siguri pyesni se ç’më shtyu ta pranoj Islamin. Ne vijim po ju rreshtoj disa nga shkaqet e marrjes së një vendimi të tillë: Islami në vete i posedon te gjitha anët pozitive të feve të tjera, për ekzistimin e të cilave jemi të njoftuar. Të gjitha fetë thërrasin në paqe, mirëpo asnjëra prej tyre nuk e bën shpjegimin e çështjes se si mund të arrihet një gjë e tillë. Asnjë fe tjetër nuk predikon respekt mes njerëzve, sikurse e bën atë Islami. Nuk mund të gjendet në asnjë fe mënyra se si Islami urdhëron përulje para Allahut të Madhërishëm, në paqe e qetësi.
Nëse e vështrojmë historinë, do të mund të shohim se me të vërtetë Islami është fe e vërtetë dhe se pas tij nuk do të ketë fe tjetër që ta zëvendësojë. Muhammedi a.s është kumtues i Islamit dhe pejgamber i fundit. Padyshim se ai që e pranon Islamin do të jetë i shkëputur nga fetë e mëparshme. Mirëpo kjo shkëputje nuk është edhe aq e madhe, ashtu siç mendohet. Bazat e besimit tek të gjitha fetë hyjnore janë një dhe Kur'ani Famëlartë i pranon të gjitha. Islami i rregullon risitë që me kalimin e kohës kanë depërtuar te këto fe, tregon se Muhammedi a.s është profet i fundit dhe se nuk do të vijë pejgamber tjetër pas tij. Pra, Islami është feja e vetme e pranuar dhe e përkryer. Njerëzit për shkaqe të ndryshme shpesh herë janë bërë armiq të njëri-tjetrit. Nga kjo armiqësi janë munduar të përfitojnë, ta keqpërdorin ernrin e Zotit për punët e kësaj bote. Kurse, ne fakt, nëse shikohet me vëmendje, do të mund të shohim se fetë e shpallura më herët kanë elemente të cilat me kalimin e kohës i kanë futur njerëzit. Të pranuarit e Islamit do të thotë barazi shpirtërore dhe materiale për të gjithë njerëzit, pa bërë asnjë ndasi mes meshkujve e femrave. Ndjenja vëllazërore nuk është evidente në asnjë fe, ashtu si në Islam. Çdo musliman është vëlla i muslimanit tjetër, pa dallim race, kombi, ngjyre apo gjuhe. Të gjithë janë vëllezër, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi politik kanë. Andaj edhe them se kjo madhëri nuk mund të gjendet në asnjë fe tjetër, përveç se në fenë e Allahut.
Feja islame është fe në të cilën gruas i kushtohet tepër rëndësi, në dallim nga fetë e tjera, ku ajo konsiderohet si njeri i rendit të dytë. Lidhur me pozitën e gruas në Islam, Muhammedi a.s thotë: "Xhenneti gjendet nën këmbët e nënës."
Pjesëtarët e fesë islame dhe Islami si fe, çdoherë i kanë respektuar veprat që i kanë bërë pjesëtarët e feve tjera, dhe asnjëherë nuk kanë shfaqur barbarizëm ndaj tyre, gjë që nuk vlen për jomuslimanët.
Dr. BENOIST (Ali Selman)
Unë jam mjek dhe i takoj një familjeje që u përmbahet shumë rregullave katolike. Mirëpo zgjedhjen për t’u bërë mjek dhe marrë me shkencat pozitiviste, bëri që të përfitoj një urrejtje tepër të madhe ndaj Krishtërimit. Nuk mund të gjej aspak gjuhë të përbashkët me familjen time për çështjet e lidhura me fenë.
Po, është fakt se kam besuar në një Krijues, të Cilit i besoja edhe më parë, që do të thotë se unë kam besuar në Allahun e madhërishëm, ngase nuk mund të pajtohesha me besimin e krishterë, ku përveç Krijuesit ekzistojnë edhe hyjni të llojllojshme, shpirtra të shenjtë, "i biri" i Zotit, Isai a.s., shpikje të ndryshme, ceremoni, rituale të kota etj. Të gjitha këto bënë qe unë vazhdimisht ta kërkoj besimin e vërtetë, të cilin e gjeta në Islam.
Asnjëherë nuk kam besuar në trinitet dhe asnjëherë nuk kam besuar se Isai është i biri i Zotit. Kjo do të thotë se unë ende pa e njohur Islamin kam dëshmuar se ekziston vetëm një Zot dhe se Ai është më i madhi e nuk ka shok (La ilahe il-lAllah). Kur fillova të bëj hulumtime mbi Islamin, në Suren Ihlas vërejta këto fjalë të Allahut të madhërishëm: "Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetët çdo krijese). As s'ka lindur, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." Me të lexuar këtë kaptinë të Kur'anit, në vete ndjeva një lehtësim të madh dhe thashë: "O Zot, unë pikërisht kësaj feje i besoj." Kjo më shtyu që të merrem më hollësisht me Islamin. Isha tejet i befasuar kur pashë se Islami përputhej plotësisht me besimet e mia. Kjo sidomos mund të vërehet tek moskonsiderimi i profetëve si qenie hyjnore, por si njerëz të cilëve u është bërë shpallje nga Allahu i Madhërishëm.
Asnjëherë nuk kam mundur ta pranoj një gjë të tille, siç është falja e mëkateve nga prifti. Prandaj edhe lirisht mund të them se në Islam nuk ka asgjë alogjike, nuk ka asgjë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Islami është fe pikërisht ashtu siç edhe e dëshiroja. Kristianët thonë se njerëzit lindin si mëkatarë. Kurse pastërtia, e cila është bazë e mjekësisë, në Islam është urdhër i Allahut të madhërishëm. Dhënia e bukës për ta ngrenë, se kinse është mishi i Isaut a.s., dhe pirja e verës, se kinse është gjaku i Isaut a.s., për mua paraqesin traditë të fiseve më primitive që kanë jetuar në lashtësi. Mendja ime, e cila lulëzoi me shkencat pozitive, nuk ishte aspak në gjendje të pranoje diçka të tillë. Kur mora vendimin ta pranoj Islamin si fe timen, shkova të ca miq muslimanë dhe i pyeta se ç’duhet të bëja. Ata më thanë se duhet deklaruar shehadeti, kuptimin e të cilit ma shpjeguan. Siç e përmenda më lart, unë gjysmën e shehadetit e kisha deklaruar qysh më herët, ndaj s’e kisha vështirë ta deklaroj edhe gjysmën tjetër, e lidhej me dëshminë se Muhamedi a.s është i dërguari i fundit i Allahut.
Fillova të bëj hulumtime serioze mbi veprat e shkruara mbi Islamin. Kur lexova veprën e Melek Bennabiut "Fenomeni Kur’anor" u befasova shumë nga mrekullia e Kur'anit famëlartë. Gjërat shkencore të përfshira në librin të Allahut të madhërishëm para katërmbëdhjetë shekujve, janë në përputhshmëri të plotë me zbulimet moderne shkencore.
Më 20 shkurt të vitit 1953, shkova në Xhaminë e Parisit dhe në prani të muftiut dhe dëshmitarëve zyrtarisht e pranova Islamin dhe e ndërrova emrin tim në Ali Selman. E dua shumë fenë time Islamin dhe jam shumë i lumtur që Allahu më udhëzoi në të. Shpesh herë e deklaroj shehadetin dhe thellohem në mendime, duke menduar mbi kuptimin e tij. Kështu edhe arrij ta rris fuqinë e Besimit.