''Thuja: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht vetëm për All-llahun Zotin e botëve''. (El-En'am: 162).
Urime Festa e Kurban Bajramit nga forumi "islami eshte drite" InshaAllahu Teala ua pranon namazin tuaj, agjerimin tuaj, lutjet e juaj, dhe u shperblen me xhennet...
Të gjithë vëllëzërve dhe motrave muslimanë u dëshirojm që ditët e festës së Bajramit t'i kaloni me shëndet dhe qetësi shpirtërore në mesin e më të dashurve dhe të gjithë haxhijëve që Haxhi inshaAllah tu pranohet dhe të gjithë atyre që do te presin Kurban të jetë i pranuar tek Allahu i Madhërishëm. E lusim Allahun të jetë i Mëshirshëm ndaj nesh dhe të na drejtoj në rrugën e Xhennetit, t'i ndihmojë motrat dhe vëllezërit tanë të cilët jane të sëmur, në luftë, në burgje, të unët dhe të etshëm kudo që xhinden ata, Amin.
Zoti u sheroftë zemrat atyre qe u mungon ndonje person i afert, që nuk kanë mundësi ta urojnë e përqafojnë si dikur. Gjithashtu gëzime e urime pambarim për ata që Zoti i ka gëzu duke i bashkuar me të afërmit e njerëzit e zemrës në këtë ditë të veçantë për ju.
Wealejkum Selam dhe paqa mbizotrofte me muslimanet gjat ketyre diteve te festes.