Mbi 84% të banorëve të tokës janë besimtarë të tre feve monoteiste dhe besimeve të tjera fetare, ndërkohë që pjesa tjetër nuk besojnë në asgjë. Ky është rezultati i 2500 sondazheve të kryera në 230 shtete dhe zona gjeografike të botës gjatë vitit 2010.
Sondazhet janë zhvilluar nga Bio Forum për Fenë dhe Jetën publike, e cila është një qendër studimesh amerikane, e specializuar për fetë dhe besimet. Sipas sondazhit, ateizmi shihet si “feja” e tretë për nga numri, pas Islamit dhe Krishterimit. Sakaq, Islami është feja që po përhapet më shpejt se çdo fe tjetër. Nga rezultatet e sondazhit, vihet re që feja vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm në jetën e banorëve të planetit, kjo, edhe pse një në gjashtë persona është ateist, nuk beson në asgjë.
Nga harta e publikuar, shihet se numri më i ulët i ateistëve, pra atyre që nuk besojnë në asgjë, është në Lindje të Mesme, vetëm 0.2 % nga një miliard e 20 milionë ateistë në rang bote. Ata ndiqen me 2.4% nga vendet e kontinentit të zi, Afrikës, përjashtuar Egjiptin, Sudanin dhe vendete Afrikës Veriore. Mandej i gjejmë me 4% në Amerikën Latine, 5.2% në SHBA, 12% në Evropë. Ndërsa në Kinë, numri i ateistëve që nuk besonin në asgjë, ishte 62.2%, pra 586 milionë banorë të Kinës.
(AO)