Zjarri i kryengritjeve që u përhap nga Afrika e Veriut vazhdon të djegë vendet e Lindjes së Mesme.
Në Bahrejn protestuesit kërkojnë ndryshimin e regjimit dhe reforma, kurse në Tunizi vazhdojnë dorëheqjet nga radhët e qeverisë.
Me mijëra vetë të mbledhur në Sheshin e Perlës në Bahrejn bënë thirrje për ndryshimin e regjimit dhe bërjen e reformave.
Kurse në Jemen, një adresë tjetër e protestave antiqeveritare, humbën jetën 2 persona.
Ndërsa në Oman populli kërkesën për reforma e shprehu me protesta të qeta.
Kërkesa e përbashkët e demonstruesve që kishin mbushur Sheshin e Perlës ishte për reforma ekonomike dhe sociale.
Me mijëra antiqeveritarë shiit të mbledhur nëpër sheshe dhe protestuan me flamuj nëpër duar duke hedhur edhe parulla kundër emigrantëve.
Protestuesit marshuan deri në ndërtesën e ministrisë së punëve të brendshme dhe kërkuan lirimin e të dënuarve politikë.
Në Jemen, një adresë tjetër e protestave popullore, kundërshtarët e qeverisë mbushën sheshet e kryeqytetit Sana dhe përsëritën thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.
Në demonstratat antiqeveritare në jug të vendit humbën jetën edhe 2 persona të tjerë.
Ndërkohë nga Tunizia, vend ku u ndez zjarri i kryengritjeve popullore, vazhdojnë të vijnë lajme të njëpasnjëshme dorëheqjesh.
I fundit që dha dorëheqjen ishte Ministri i Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore, Ahmed Ibrahim.
Kurse në kryeqytetin e Omanit, Muskata, protestat ishin të qeta.
Me qindra protestues kërkesat e tyre i shprehën me pankartat që mbanin në duar, ku shkruhej “Duam punë dhe reforma”.
Në protestat e të dielës në qytetin Suhar ishin vrarë 6 persona që kishin qëlluar me gurë policinë.
(TRT)