Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Itikafi në Ramazan Mon 14 Sep 2009 - 10:26 | |
| ITIKAFI Itikafi Itikaf është të qëndruarit në xhami me nijet të caktuar, për t’i bërë ibadet Allahut të Lartësuar, edhe në qoftë një orë natën ose ditën, ndërsa nuk kushtëzohet pastrimi (gusli) për të.1
Dispozitat e itikafit
Është sunet në çdo kohë, e në Ramazan është më e sigurtë, e në dhjetë ditët e fundit edhe më shumë, siç transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që ka thënë: ''Ka qëndruar i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa vdiq, pastaj kanë qëndruar gratë e tij. " (Buhariu)
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Nuk di se dikush nga dijetarët e ka kundërshtuar mendimin se itikafi s'është sunet." (E ka transmetuar nga ai Ebu Daudi)
A kushtëzohet për itikafin agjërimi
Mendimi më i saktë është se nuk kushtëzohet agjërimi për itikaf. Në qoftë se do të kushtëzohej një gjë e tillë, nuk do të llogaritej itikafi i natës, sepse natën nuk ka agjërim.
Kur bëhet itikafi obligim (vaxhib)
Ibn Mundhiri ka thënë: "Kanë rënë në pajtim dijetarët se itikafi nuk është obligim, vetëm nëse njeriu ia bën vetes obligim me anë të zotimit (nedhrit). Këtë e argumenton fjala e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ku thotë: “Ai që është zotuar që ta respektojë Allahun, le ta respektojë.” (Buhariu)
Kush zotohet që të bëjë itikaf një ditë obligohet për atë itikaf; kush zotohet që të bëjë itikafin agjërueshëm obligohet ta bëjë itikafin para agimit e deri në perëndim të diellit; e kush zotohet ta bëjë i'tikafin agjërueshëm obligohet të rrijë gjatë ditës, qoftë edhe një orë, sepse ai duhet që të qëndrojë në itikaf agjërueshëm.
Kushtet e itikafit
-Islami.
-Nijeti.
-Logjika (të jetë i mënçur). Fëmija, qoftë mashkull ose femër, nëse qëndron në itikaf, itikafi i tij është i saktë.
- Itikafi të jetë në xhami ku falen namazet me xhemat.
Vendi i itikafit
Itikafi bëhet në çdo xhami në të cilën falet namazi me xhemat, në cilindo vend që të jetë e më së miri të jetë në xhami ku falet namazi i xhumasë, që mos të ketë nevojë të dalë nga xhamia kur të vijë koha e namazit të xhumasë. Por, nëse nuk gjen xhami të tillë, atëherë bën itikaf aty ku ka mundësi dhe ka të drejtë të shkojë pastaj që ta falë namazin e xhumasë. 2
Kur fillon koha e hyrjes në itikaf
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se itikafi fillon në natën e njëzet e një të muajit Ramazan.
Kur del personi nga Itikafi
Personi del nga vendi i itikafit pas perëndimit të diellit natën e Bajramit.
Gjërat e pëlqyeshme gjatë itikafit
Duhet që personi që bën itikaf të angazhohet me ibadet ndaj Allahut të Lartëuar me lexim të Kuranit, dua, dhikër, namaz nafile (vullnetar) e të tjera, e mos ta kalojë kohën me gjëra që nuk kanë dobi.
Gjërat e ndaluara në itikaf
Personi që qëndron në Itikaf duhet t’i lërë gjërat që si bëjnë dobi prej fjalëve dhe veprave, gjithashtu, polemikën dhe teprimin në bisedë apo ajo që është e ngjashme me të. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Prej të mirave të Islamit është që ta lërë njeriu atë që nuk i intereson." (Këtë e ka nxjerrë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe El Bagauiju)
Gjërat që e prishin itikafin
1. Marrdhëniet intime. Këtë e argumenton Fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë: ''E kur jeni të izoluar (në itikaf) në xhamia, mos u afroni atyre (për marrdhënie intime). (El Bekare, 187)
2. Dalja nga xhamia pa patur nevojë të domosdoshme. E kanë përmendur disa dijetarë që prishet, nëse personi vepron mëkate të mëdha ose ndonjë nga gjërat e ndaluara (haramet).
A i lejohet personit që rri në itikaf të dalë nga xhamia
Të dalurit nga xhamia në këtë gjendje dijetarët e kanë ndarë në tre pjesë:
1. E lejuar. Kjo është dalja për një çështje të domosdoshme qoftë ajo e lidhur me çështje fetare ose çështje të natyrshme, si p.sh: dalja për namaz të xhumasë; për të ngrënë ose për të pirë, nëse nuk ka njeri që t'ia sjellë këto gjëra; dalja për abdes, pastrim janë të obliguar, ose për të kryer nevojë personale.
2. Dalja që ka të bëjë me adhurime jo të obligueshme
Si p.sh: vizita e të sëmuarit, përcjellja e xhenazes. Kjo lejohet vetëm nëse e ka kushtëzuar në fillim të itikafit, përndryshe nuk lejohet.
3. Dalja për një çështje që e prish itikafin: si p.sh: dalja për shitblerje, për marrdhënie me gruan; kjo nuk lejohet as me kushtëzim e as pa kushtëzim.
Përgatiti: Muhammed bin Ibrahim el Mukajed
Përktheu: Rashid Zylfiu | |
|