Ajeti I parë që është zbritur fillon me “Ikra bismi rabike ledhi halak”
“LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).LEXO! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek 1-5)..Nga këto ajete kuranore vërejmë se cfarë rëndësie ze në fenë islame dituria.
Ne Kur’an u behet vazhdimisht thirrje
besimtarëve për të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqitet
një mori absorvimesh për shumë fenomene..
Nga Umeri, (r.a) gjthashtu trasmetohet se ka thënë:
“Një ditë ishim duke ndenjur te i Dërguari I All-llahut (alejhi selam),
kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në
të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U
ul pranë të Dërguari (s.a.v.s), duke i mbështetur gjunjët e vet mbi
gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:
‘O Muhammed, më trego ç’është Islami?’ I Derguari (alejhi selam), ka thënë:
‘ Islami është që të dëshmosh që nuk ka Zot tjetër perveç All-llahut dhe
se Muhammedi është i dërguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash
zekatin, ta argjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’ben nëse ke mundësi ta
bësh këtë !’
Ai tha: ‘Të vërtetën e the!’
Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton.
Ai tha: ‘Më trego ç’është imani?’
( Pejgamberi )tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të
Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të
të mirës dhe të keqes.’
Tha:’Të vërtetën e the.
‘ Tha : ‘Më trego ç’është ihsani?’
( Pejgamberi ) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.’
Tha: ‘Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?’
(Pejgamberi) tha: ‘Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.’
‘Më trego mbi shenjat e tij?’
Tha: ‘ Kur robëresha t’i lindi vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë
këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e
godinave të mëdha.’
Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur.
Pastaj ( I Derguari ) tha:
’O Umer, a e njeh atë që më pyeti?’
Thashë: ‘All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.’
Tha: ‘Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj ‘( Muslimi )..
Po e përfundoj këtë shkrim me një ajet kuranor:
“… Mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut dhe
Ditës së Gjykimit, Engjëjve, Librit dhe Profetëve, dhe pasurinë që e do
ua jep të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësave dhe për
lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin, dhe ata që
kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe
në luftë. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të
devotshmit.” ( Bekare, 2:177)..E lusim Allahun (xh.sh) të na e shtojë diturinë , dhe të na bëjë prej
atyre personave që kanë arritur në grada të larta të besimit…amin..
Rejhana Çekrezi