Emri: Iblis
Vendi: Zemrat e të shkujdesurve
Bashkëpunëtorët: Tagutët (çdokush që adhurohet përveç Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim)
Vendi i përhershëm: Xhehenemi, sa vend i keq është ai
Pozita: Mëkatar i shkallës së parë
Regjionet: Aty ku nuk përmendet emri i Allahut
Udhëtimi: Nëpër devijime
Pasuria kryesore: Dëshirat
Vendqëndrimi: Tregjet
Armiqtë e udhëtimit: Muslimanët
Argumenti: Vegimi
Motoja e punës: Dyfytyrësia zotëria i virtyteve
Rrobat e punës: Të gjitha ngjyrat si kameleon, e ndërron ngjyrën në çdo vend
Bashkëshortja e kësaj bote: Të zhveshurat
I do: Të shkujdesurit ndaj përmendjes së Allahut
E pengon: Kërkimi falje Allahut
Shkrimi i tij: Tatuazhi
Shtëpia e tij: Nevojtorja
Cilësia e tij: I luhatshëm, ndërron në bazë të interesit
Paraqitja e tij e parë: Ditën kur kundërshtoi t’i bie në
Ademit
Kolegët e tij: Dyfytyrëshat
Burimi i furnizimit: Pasuria e ndaluar
Dhoma e punës: Vendet e ndyra dhe vendet ku bëhen mëkate
Shërbimi i tij: Urdhëron për keq dhe josh njerëzit në të
Urdhrat e tij: Urdhëron për gjëra të ndyra
Feja: Kufri (mohimi i Zotit)
Profesioni: Drejtor i përgjithshëm i atyre që e kanë fituar hidhërimin e Zotit dhe i të humburve.
Kohëzgjatja e shërbimit: Deri në Ditën e Gjykimit
Drejtimi i udhëtimit: Rruga e xhehenemit
Fitimi nga tregtia: Hiri dhe pluhuri
Hobi: Humbja dhe devijimi
Miku gjatë udhëtimit: Ai që hesht ndaj së vërtetës
Dëshira e tij: Që të gjithë njerëzit ta mohojnë Zotin
Mjeti i udhëtimit: Gënjeshtra
Përfundimi i tij: Në ditën e kohës së caktuar
Puna më e mirë për të: Homoseksualizmi dhe shkatërrimi
Aparati i komunikimit: Përgojimi, bartja e fjalëve dhe spiunimi
Marrë nga libri: “IBLISI, ligjëruesi i xhehenemit” - Ahmed bin Salim Badvilani
Përktheu: J. Kastrati