rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Gjasht format te depertimit te Iblisit ne zemren tende... | |
Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit!Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm. Salavatet e selamet qofshin për krijesën më të mirë, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.
Lexues i nderuar! Iblisi i mallkuar përdor gjashtë forma për të depërtuar në zemrën tënde, zemër e cila duhet të jetë e lidhur vetëm me Allahun e Lartësuar, prandaj patjetër duhet t'i njohësh këto rrugë, të jesh i kujdesshëm dhe të mësosh se ku ka arritur Iblisi në zotërimin tënd. Nëse e gjen veten në grada të larta, atëherë dije se je armik i tij.
Forma e parë: Të thotë ty: "Mohoje Allahun"; nëse e dëgjon, qetësohet dhe nuk brengoset më për ty.
Forma e dytë: Nëse shpëton nga e para, atëherë ta zbukuron një bidat qoftë me fjalë apo me vepër derisa të mendosh se je në të vërtetën dhe të harrosh se çdo bidat çon në humbje dhe çdo humbje çon në zjarr.
Forma e tretë: Nëse shpëton nga dy të parat, shkon tek e treta, e ajo është të punuarit e ndonjë mëkati të madh, derisa të të nxisë të mëkatosh. Mirëpo me pendim dhe kërkim falje, Allahu ta fal ty, siç thonë dijetarët: "Nuk është mëkat i vogël nëse kryhet në vazhdimësi e as mëkat i madh me kërkim falje."
Forma e katërt: Nëse shpëton nga ato të mëparshmet, të vjen me një mëkat të vogël i cili të shoqëron gjithnjë apo në shumicën e kohës tënde derisa të të pakësojë nga të mirat e tua dhe t'i ul gradat e larta në xhenete, e nëse do Allahu me pendim t'i fal ato gjynahe të vogla.
Forma e pestë: Nëse pendohesh nga të gjitha këto, tashmë konsiderohesh në gradat e larta tek Iblisi dhe orvatet të vijë me metodën tjetër, të të angazhojë me ndonjë vepër që ka më pak shpërblim, si për shembull; të të angazhojë të mendosh për largimin e pengesave nga rruga – edhe pse kjo konsiderohet pjesë e besimit – mirëpo nuk ka shpërblim më të lartë dhe kësisoj.
Forma e gjashtë dhe e fundit: Nëse shpëton prej të gjithave, atëherë shfrytëzon formën dhe metodën më të rëndë, nga e cila nuk kanë shpëtuar as Profetët, paqja e Zotit qoftë mbi ta, e ajo është t'i bëjë familjarët, të afërmit dhe ata që janë rreth teje të të shajnë, përulin, nënçmojnë e ofendojnë. A mësove se çfarë grade ke tek Iblisi i mallkuar?
Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!
______________________ Përgatiti: Almedin Ejupi | |
|