Nermin Spahic
Ju jetoni në një fshat të qetë dhe të rregulluar mirë. Fshati ka një xhami të rindërtuar pas luftës dhe gati gjysma e popullsisë jeton në diasporë. Shtëpitë i keni të gjitha mashalla, tre-katëshe shtëpi me rrethojë hekuri dhe fasada të shtrenjta. Edhe asfaltin e keni marrë kohët e fundit. Një ambient ideal për një pushim të qetë dhe të lumtur të jetës. Siç ndodh ndonjëherë që ju të keni edhe pak kohë të lirë, dhe situata nuk është më si para luftës, edhe në xhami nganjëherë mund të shkohet. Sigurisht, kjo marrje pjesë e juaja (vjedhurazi) në xhami sjell të drejta dhe privilegje të caktuara që ju duhet të përdorni, maksimalisht. Kështu duhet të shiqohet përafërsisht aktiviteti juaj dhe kontributi i punës tuaj ndaj xhematit dhe shoqërisë.
Nëse ju aksidentalisht jeni anëtarë i Bordit Udhëheqës nuk lejoni asnjë nismë që ju nuk e keni propozuar, për t'u zbatuar. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të rrëzojë autoritetin tuaj në vendin në të cilin ju jeni ende dikushi. Ju keni të drejtën njerëzore për tu pyetur për çdo gjë dhe se vendimi përfundimtar është gjithmonë i juaji. Edhe shtëpia juaj është afër xhamis. Në rastin e iniciativave të tilla duhet të jeni kundërshtar dhe duhet të përpiqeni për të penguar ato me cfarëdo cmimi. Mos lejoni që të vënë pllaka në shkallë, kur ju e dini se druri është më i mirë.
Ju merrni pjesë dhe kontriboni bujarisht në aksionet e punimëve në oborrin e xhamis apo vendosjen e pllakave të mermerit në xhamin tuaj. Ajo duhet të jetë më e bukur dhe më e madhe në të gjithë rajonin. Nëse ju nuk mund të merrni pjesë, nga detyrimet e shumta, dhe të falni namazin para shitores suaj ordinare, atëherë njëri nga xhematlinjtë në fshatin tuaj prej 600 familjarëve që janë e ka nderin e plotë të mbikqyrjes. Nëse kontributi juaj i tejkalon 30 euro, patjetër ju kërkoni vendosjen e pllakës përkujtimore në hyrje e cila kushton 200 euro, dhe xhematlinjtë tjerë të jenë në dijeni për sakrificat tuaja për të mirën e shoqërisë.
Me Mehon nuk keni asnjë kontakt. Nëse ai pyet diçka, ju menjëherë i lëni të gjitha aktivitetet, i ndërpreni të gjitha lidhjet me xhematin dhe atëherë i përkushtoheni shtallës dhe bahces suaj, ka kohë që ju me ta keni ndërprer lidhjet tuaja.
Tash nuk nxitoni shumë për pesë kohë të namazit. Ju tani edhe Hoxhën e kuptoni se nuk mund të arrihet gjithçka. Në Sabah gati nuk shkoni fare. Do ta bezdisni fshatin i cili zgjohet herët edhe Hoxha ndoshta është në gjumë, kështu që ju nuk shkoni për të kërkuar çelësat për ta hapur xhamin. Jacija mbrëmë ka qenë vonë, gruaja, fëmijët ... ndoshta deri vonë ka lexuar, siç thonë disa .... libër. Në drekë dhe në iqindi mos shkoni ngase Hoxha në atë kohë ka aktivitete tjera si zakonishtë, që dallojnë nga pesë kohët e namazit . Ndoshta është në fshatin tjetër në xhenaze apo në mevlud. Mund të i kërset edhe ndonjë takim apo seminar mbi sipërmarrjen dhe makroekonominë. Akshamin për ramazan nuk ju bie në mendje, sepse prishni atmosferën e Iftarit dhe nuk është e nevojshme shkuarja në xhami dhe vonesa është tërësisht e pakuptimtë. Këtë do të ua dëshmojë dhe Hoxha duke thënë se është më mirë për të qëndruar në shtëpi me familjen se sa të uritur të presin ushqimin në tryezë. Nëse fshati merret me punë të rënda dhe punohet toka, do t'ju japë Efendia edhe ndonjë fetva nga mimberi që ju nuk e keni patjetër të faleni dhe agjëroni nëse punoni shumë, dhe madje edhe kafshët nuk mund të presin. Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Kënaqësia e xhematit është më primare.
Nëse niveli i aktiviteteve fetare gjatë Ramazanit rritet, ju duhet të reagoni. Mos lejoni që dicka të ua prishë gjendjen e përsosur të apatisë në fshatin tuaj. Tregoni Hoxhës se tri ajete maratonë duhet të lëxohen në taravi ngase njerëzit janë të lodhur dhe bezdisen. Në fshatin fqinj Hoxha gjithmonë e lexon vetëm një ajet dhe askush nuk ankohet. Në qoftë se ata mund të falen për 18 minuta, ju mund të faleni për 15. Mos lejoni që ndonjë gjë të pshtjellojë xhenazen si aktivitet më i rëndësishëm fetarë në fshat. Edhe hutben ndonjëherë e zgjatin. Paralajmërone Hoxhën mos të sillet pa kulturë duke bërtitur ndaj jush që e dëgjoni. Mos fol shumë me zë të lartë.
Hoxha me siguri shumë shpejt do të përshtatet në gjendjen tuaj, por nëse ai përpiqet për të ndryshuar diçka ju e ngreni fshatin në këmbë dhe i tregoni atij se kush është bosi - shefi. Ju nuk jeni atje për të bërë atë që ai e thotë, por ai të bëjë atë që ju thoni. Ju e paguani atë.
Mos u bëni naiv para atyre të papunëve të cilët bëhen si të menqur dhe vijnë pesë kohë të namazit në xhami. Nuk i kanë harxhuar ata 600.000 euro për xhaminë që tash dikush të vijë të shkrryhet dhe ta përlyj xhaminë. Xhamia është vetëm për xhumatë, e jo aty të ulen ata të papunët. Mos i lejoni edhe të vegjëlit e të rinjtë të përzihen në xhami dhe të bëjnë dicka sikur po punojnë në xhami. Ata po mendojnë se kanë kryer një shkollë dhe kanë arritur gjithë diturinë e botës. Ku kanë qenë ata kur ju keni betonue temelet e xhamisë?! Përvoja e juaj është më e vlefshme dhe se pa ju nuk mund të merret ndonjë vendim apo ndonjë inciativë. Ai Himzini vogël shumë e ka que kryet dhe po përzihet në gjithcka, po cka të bëjsh kur edhe babën e ka pasur kështu.
Nuk ka kush që juve u thotë dicka apo ju jep mendë. Në fshatin tuaj edhe më herët ka pasur islam. E keni pasur xhaminë edhe para luftës, bile ka qenë edhe një haxhi. Po ai ka vdekur para disa viteve, por ka tjerë që së shpejti mund të shkojnë por ende nuk e kanë bërë nijetin tamam.
Në fund, kur ju të vdisini, ju kujdeseni përpara që ta rezervoni një vend të bukur afër derës së varrezave. Familja e dashur rahmetliut të tyre të dashur e të pagabueshëm do të i ngrejnë një nishan të madhë e të shtrenjtë me të gjitha të dhënat dhe përmbajtjen e tij. Mos ua bën hallall nëse nuk ta bëjnë varrin ma të bukur se sa të Mehos.
Përktheu: Shpend Hulaj