Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi u takua me Shejh Ahmed al-Tayeb në kryeqytetin egjiptian të Kajros.
Duke folur në një konferencë për shtyp, pas një takimi që pati me al-Tayeb, Salehi tregoi se nuk pëlqen që muslimanët të quhen si shiit apo sunit.
"Ne jemi të gjithë muslimanë dhe jemi krenarë për këtë. Qëllimi ynë është uniteti", theksoi Salehi.
"Unë kam marrë shënime të këshillave të Sheikh el-Tayeb, dhe takimi me të ishte një nder i madh për mua", tha Salehi gjithashtu.
Irani si vend me shumicë shiite, njihet për shkeljen e të drejtave të Sunive. Në kryeqytetin Iranian Teheran nuk ka as një xhami Sunite. Lufta në Siri që ka hyrë në muajin e 22-të, la të vdekur më shumë se 60 000 njerëz dhe mbështetës kryesor të regjimit të Asadit janë Irani, Rusia dhe Kina.
/mesazhi/