Tregu i ushqimeve hallall sa vjen dhe po rritet nëpër botë.
Ky treg në vitin 2009 ishte 632 miliardë dollarë kurse vitin e kaluar ai arriti në 850 miliardë dollarë.
Vendet që preferojnë më tepër këto ushqime janë ato të Bashkimit Evropian.
Ushqimet hallall kanë kuptimin e ushqimeve që mund të pranohen dhe konsumohen nga konsumatorët myslimanë.
Nëpër botë ka rreth 2 miliardë njerëz që preferojnë këto ushqime.
Sektori çdo vit e rrit pjesën e tij edhe më shumë.
Përpara dy vjetësh ky sektor kishte një fitim prej 632 miliardësh kurse në vitin 2010 kjo shifër arriti në 850 miliardë dollarë.
Mendohet se me përfshirjen e sektorëve të tjerë si financa dhe kozmetika tregu arrin në vlerën 2 trilionë dollarë.
Në të ardhmen parashikohet që edhe Turqia do të ketë një pjesë të madhe në këtë treg. /TRT/