Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe rivalja e tij Marine La Pen kanë shkëmbyer fjalime ndaj njëri tjetrit mbi pretendimet se i tërë mishi që konsumohet në Paris është i përgatitur me metodën e lejuar Islame.
Le Pen e cila është rivale e Sarkozit si dhe e socialistit Fransua Holland për zgjedhjet e 22 Prillit kishte pohuar këtë të shtunën dhe kishte thënë se do të bënte një padi për “keqinterpretim të produkteve.”
Gjatë fushatës së tij të martën në një prej tregjeve kryesore me shumicë në Paris atë në Rungis, Sarkozi akuzoi zonjën La Pen për fakte të rrejshme.
“Nuk ka debat këtu. Çdo vit ne konsumojmë 200.000 tonë ushqim në rajonin e Parisit dhe vetëm 2.5% nga ta është kosher apo hallall,” tha Sarkozi.
Mishi hallall therët sipas rregullave islame, dhe si kusht është që kafsha mos të tronditët para therjes. /mesazhi/