Në një përpjekje për të luftuar kundër krizës ekonomike, prodhuesit në Ballkan po kthehen drejt ushqimit hallall, pasi kërkesa për produkte të tilla është vazhdimisht në rritje.
"Tregu hallall përfaqëson më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë globin. Ky është një treg i ri me një fuqi blerëse e rëndësishme, kërkesa e së cilës rritet në mes të 10 dhe 20 për qind çdo vit," tha Amel Kovaçeviç, një nga organizatorët e një panairi të ushqimit hallall në Sarajevë.
Panairi që u hap të mërkurën, është i pari i këtij lloji në Ballkan dhe priti 30 prodhues nga rajoni.
Në vitin 2009, tregu global i ushqimit hallall u vlerësua në 490 miliardë euro, sipas "Forumit Botëror hallall."
Numri i kompanive që marrin çertifikatat hallall në Ballkan dhe produktet e tyre të rriten në mes të 30 dhe 40 për qind në vit, ndërsa qarkullimi i tyre është vlerësuar aktualisht në mëse 550 milionë euro.
Një numër i madh i kompanive që kërkuan t'i jepet çertifikata hallall janë nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, vendet ku të krishterët dhe ortodoksët janë shumicë.
Halal, i referohet të gjitha gjërave dhe veprimeve të lejuara nga Kurani , e sa i përket ushqimit, vlerësohet veçanërisht mënyra e therrjes së kafshëve.
/mesazhi/