Qëllimi ynë është që të njohim më mirë Zotin tonë.
Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë.
Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash.
Nëse do e njohësh, do t’i bindesh.
Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësinë e Tij.
Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për Xhennetin e Tij.
Nëse do e njohësh, do të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, ndërsa ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin e Madhërishëm.
Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për Të. Nëse do e njihje, ëmbëlsia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemëron Atë.
AMËR HALID
Wed 9 Jan 2013 - 18:45 nga Bujamin