Nje natë, teksa lëvizte rrugëve të Medines, dalloi nga larg një zjarr.Menjëher u nis atje dhe gjeti një grua të ulur me fëmijët që qanin për rreth saj.Mbi zjarr ishte nje enë me ujë dhe gruaja e ulur herë pas here e përziente.Pasi u afrua, thirri: "O njerëz!A është e mundur të afrohem?" - "PO",- ia ktheu gruaja.Pasi u afrua, Umeri e pyeti: "Qfare halli ke? Përse qajnë femijët?" Gruaja ia ktheu: "Jemi udhëtare dhe, për Zotin, nuk kemi asgjë për të ngrënë." Umeri pyeti: "Po ena mbi zjarr,qfarë është?" Gruaja iu përgjigj: "Nuk është veqse ujë, me të cilin i gënjej fëmijët,derisa ti zërë gjumi.Nëse Umer ibnul Hattabi do e dinte gjendjen tonë, nuk do të vuanim keshtu." Ngaqë nuk e njihte Umerin. Kur e degjoi këte, Umeri i tha: "Më prit këtu, oj motër!" Bashk me Umerin ishte edhe shërbetori i tij, Jerfe, të cilit i kerkoi ta ndjeke tek Bejtul Mal, ku ishin rezervat e ushqimeve.Tregon vet shërbetori i Umerit:" Unë përpiqesha të eci me te, por nuk mundesha, ngaqë ai dukej sikur vraponte.Me te arritur tek Bejtul Mali, mori grur,elb, disa ushqime dhe i vëndosi mbi sup.Une i thashë: "Mi jep mua ti mbaj, o Prijësi i besimtarëve!",por ai mu përgjigj: "Po Ditën e Kijametit, kush do të mi mbaje?" Me pas u nis drejt vendit ku ishte gruaja me femijët.Me tu afruar, i thote shërbetorit të tij: "Menjanohu o Jerfe, vet do tu shërbej!" Ai filloi tu shërbej dhe të gatuaj, saqë shpeshher zjarri gati sa nuk ia digjte mjekrrën.Pasi i ushqeu femijet dhe nënën e tyre, i tha gruas: "Nesër, me të lindur dielli eja më tako tek zyra e Prijësit të Besimtareve."Gruaja ia ktheu: "Për Zotin, ti qenke me i mire se Umer ibnul Hatabi! Për Zotin, po te kisha mundësi, do të të caktoja ty ne vend të Umer ibnul Hatabit."