Vizitor Vizitor
| Titulli: Hansa binti Umer Inkurajon bijët e saj për në luftë Tue 20 Apr 2010 - 19:04 | |
| Hansa binti Umer Inkurajon bijët e saj për në luftë Hansa erdhi bahskë me fisin e sja, Beni Selim, te Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), e pranoi Islamin bashkë me to, dhe u bë muslimane e dalluar. Mori pjesë në Luftën e Kadisijes, bashkë me të merrnin pjesë edhe katër djemtë e saj, me ç`rast, ajo filloi t`i këshillojë ata, dhe t`i nxisë për luftë në rrugën e Allahut, dhe mos të ikin nga fronti i luftës. Mes tjerash tha: “O bijtë e mi! Ju e pranuat Islamin vullnetarisht, dhe bëtë hixhret me dëshirën tuaj, dhe se ju jeni bij të një babai dhe një nëne. Unë nuk e kam tradhtuar babain, e as dajën tuaj.”
Në mëngjes, të gjithë djemtë e saj, njëri pas tjetrit u aktivizuan në luftë, derisa u vranë të gjithë. E kur i arriti Hansës lajmi për rëien shehidë e të gjithë bijëve të saj, me plot guxim dhe krenari tha: “Falemenderimi i qoftë All-llahut i cili më nderoi me vrasjen e tyre, dhe e lus All-llahun që të më bahskojë me ta nën hijen e mëshirës së Tij.”
Omer Ibën Hattabi (radijall-llahu anhu), e njihte qëndrimin dhe gradën e saj të lartë në Islam , andaj edhe i ndante një sasi të hollash sa për katër burra, si ndihmë asaj, edhe atë gjatë gjithë kohës kur ai(Omeri) ishte halife.
Kjo është poetesha Hansa , e cila e qau shumë vëllain e sja, Sahrin, i cili vdiq në kohën e injorancës(xhahiljetit)...
O Sahr, nuk kam për të të harruar Derisa të më del shpirti dhe të më hapet varri Çdo herë që lind Dielli ma përkujton Sahrin, Dhe e qajë atë çdoherë që perëndon (Dielli).
Ndërsa , kur e pranoi Islamin, u ngrit morali i saj jetësorë, dhe u ndryshua kuptimi i saj ndaj jetës, prandaj, nuk e qante dhe nuk e vajtonte më djalin apo vëllain e saj, por përkundrazi, ajo tashmë i nxiste bijt e saj që të vriten në rrugë të All-llahut.
N0δ kët0δ mënyrë, Islami , nga kjo poeteshë e njohur në kohë të injorancës, bëri një muslimane të shkëlqyer dhe të pavdekshme në islam. |
|