Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Zejneb binti Ali (r.a) Simbol i fisnikrisë Profetike Sat 13 Aug 2011 - 16:54 | |
| - Cito :
Zejneb binti Ali është mbesa e Profetit (a.s), vajza e Hz.Fatimes (r.a), erdhi në jetë afërsisht 5 vite para vdekjes së gjyshit të saj, Krenarisë së njerëzimit,personalitetit shembullor,Muhammedit (a.s).
Ishte një zonjë e edukuar, e zgjuar, e pamposhtur nga sfidat e asaj kohe, një nënë e devotshme, një grua besnike dhe një motër plotë dhembshuri e mëshirë.Ka transmetuar shumë hadithe nga nëna e saj e nderuar, duke u cilësuar kështu si një nga hallkat e përcelljes së mesazheve Profetike.
Vitet kalonin shumë shpejt, ashtu siç shkëputen fletët, pa u ndier fare, ditë për ditë nga kalendari.Pas vdekjessë Hz.Fatimes, Hz.Aliut u përpoq gjithnjë që Zejnebi të mos ndjente mungesën e nënës së saj, burim mëshire dhe dashurie.
U martua me Abdullah b. Xhafer (r.a, me të cilin kaloi një jetë të lumtur, ku dhe Allahu i gëzoi me 5 fëmijë.
Mori pjesë në Qerbela, pranë vëllait Hz.Husejnit.Duke vuajtur thellë në shpirt vdekjen e njerëzve më të dashur të zemrës, ngriti duart lart, si të njoftonte Profetin (s.a.w.s), duke thënë: "O Muhammed! Selamet e Allahut dhe tδ gjithë melekëve qofshin mbi ty. Ja....., Husejni i mbuluar në gjak, i shtrirë në mes të sheshit.Era po mbulon trupat e tyre me rërë.Qofshin të shpëtuar pranë teje">
Ndër robërit e luftës, të cilët u paraqitën para Ibni Zijadit, ishte edhe Zejnebi.ë shenjë talljeje Ibni Zijadi iu drejtua Hz.Zejnebit, duke i thënë: "FalënderojeZotin që ju poshtëroi e që po ju mbyt një e nga një..."
Ndërsa Hz.Zejnebi iu përgjigj, duke i thënë: "Falenderoj Allahun që na nderoi me Muhammedin dhe na pastroi shpirtërisht.Ne kurrë nuk jemi ashtu siç na cilëson ti...."
Ibni Zijadi vazhdon: "Si t`u duk ajo që bëri Allahu me familjen tënde"?
Hz.Zejnebi i përgjigjet: "Allahu ua kishte caktuar atyre vdekjen dhe ata erdhën në vendin, ku do t`i dhuronin shpritin Atij që ngjall dhe vdes" Ibni Zijadi, i acaruar vazhdon: "Tshmë ndihem i qetë. U zhvesha nga urrejtja dhe mëria që kisha për vëllain dhe pjestarët e tjerë të pabinur të familjes tënde"
Hz.Zejnebi, e mbytur në lot, i përgjigjet:"Betohem se më zhduke rrënjët e familjes sime dhe e shkatërrove atë, je shkaktarë i britmave të këtyre fëmijëve jetimë e, nëse kjo të jep qetësi, qofsh i qetë gjithnjë!!!" Kjo ishte biseda rrënqethëse dhe shumë e goditure Hz.Zejnebit, simbol i sakrificës, i fisnikrisë dhe vetëmohimit që mbushi faqet e historisë gjithandej.
Vdiq në Egjipt rreth vitit 65 Hixhri.Allahu e mëshiroftë dhe e nderoftë me xhenent....
Ammin.
Shkrujti IlaZ sALIHI | |
|