Ndërsa bota është fokusuar në eliminimin e armëve kimike të Sirisë, një luftë e ashpër po zhvillohet me vrull në veri të Sirisë. Megjithatë, frika më e madhe është përhapja e luftës përtej kufijve.
Grupi më i madh kurd në Siri, Bashkimi Demokratik (PYD) – rriti veprimet javën e kaluar, duke shpallur rajonin autonom të Kurdistanit Perëndimor, rajon ky që prodhon rreth një e tretën e naftës së vendit.
Fraksioneve të tjera luftuese dënuan këtë veprim, duke e quajtur atë një si një hap për shpërbërjen e Sirisë. Opozita siriane dhe Këshilli Kombëtar tha se PYD dhe aleatët e saj përfaqësonin një lëvizje separatiste , duke shkëputur çdo marrëdhënie mes tyre dhe popullit sirian , të cilët janë duke luftuar për një komb të bashkuar dhe të lirë nga tirania".
Çfarë po ndodh në këtë rajon është një shqetësim i qeverive të Turqisë dhe Irakut, ku jetojnë shumë kurdë. /mesazhi/