Çdo vit, Ministria saudite e haxhit mbulon Qaben me një mbulesë të re.
Ky proces përmban disa pjesë shumë interesante. Mbulimi i pari i Qabes është bërë në kohën para-islamike. Muhammedi a.s., dhe muslimanët në Mekë nuk kanë marrë pjesë në mbulimin Qabes deri në hyrjen e tyre në Mekë, në vitin 630 (7 hixhri), sepse fisi i atëhershëm në pushtet, Kurejsh, nuk u ka lejuar ta bëjnë këtë. Kur muslimanët e morën Mekën, ata vendosën ta lënë Kisven, dhe kjo Kisve ka mbuluar Qaben deri në momentin kur një grua me pishtar e djegi aksidentalisht. Pas kësaj ngjarjeje, Muhammedi a.s., urdhëroi që Qabja të mbulohet me një pëlhurë të bardhë nga Jemeni. Deri në vitin 1340 Kisvet janë punuar vetëm nga kanaveci. Nga ky vit filloi traditë e qëndisjes së ajeteve kur’anore. Në vitin 1926, mbreti Abdul Aziz bin Saud ka urdhëruar ndërtimin e një fabrikë për prodhimin e Kisves, dhe mbulesa e parë e Qabes është prodhuar në të njëjtin vit. Në vitin 1937 fabrika u mbyll për shkak të përdorimit të teknologjisë së vjetëruar. Pas një pauze të gjatë, në vitin 1962, në periferinë e Mekës u rihap përsëri. Në fabrikë punojnë 240 punëtorë. Për punimin e Kisves importohet mëndafshi më i mirë nga Italia dhe Gjermania. Me ndihmën e detergjenteve dhe sapunave special nga vajrat e veçantë të ullirit mëndafshi lahet dhe largohet dylli mbrojtës. Më pas, mëndafshi i ekspozohet një temperature të lartë prej 90 C, dhe lahet disa herë për të marrë ngjyrën e vet natyrore. Rezultatet më të mira arrihen kur mëndafshi ngjyroset mbi ngjyrën e vet natyrore. Dizajnimi dhe çëndisja e ajeteve kur'anore është kompjuterizuar. Çëndisja unike arrihet në disa faza. Së pari, fija pambukut për qepje, me mbishkrime kur'anore dhe stoli shtypet në pëlhurë. Pastaj mbi të fillon qëndisja nga pambuku i verdhë. E më pas çëndiset me fije ari dhe argjendi. Kjo çëndisje ka një trashësi prej rreth 2 cm. Kisva zakonisht dorëzohet në ditën e parë të dhu-l-hixhxhes, që Qabja të jetë gati për ditën e nëntë të dhu-l-hixhxhes, në ditën kur miliona haxhinjë qëndrojnë në Arafat, të sigurohet që Qabja të duket elegante ditë tjetër, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Ditë më parë (8 dhu-l-hixhxhe), kur haxhinjtë shkojnë në Mine, pëlhura e vjetër largohet tradicionalisht nga Qabja. Kisva e sodit është punuar nga 670 kg mëndafsh të pastër, 150 kg ari dhe argjendi që përdoren për çëndisjen e ajeteve Kur'anore në pëlhurë. Sipërfaqja e pëlhurës është 658 metra katrorë dhe përbëhet nga 47 pjesë, ku gjatësia e secilës është nga 14 m, e gjerësi 95 cm. E gjithë kjo punë kushton rreth 4, 5 milion dollarë.[justify]