Sondazhi nxori si përfundim se rreth 13 për qind e të anketuarve u identifikuan si ateistë në botë. Të dhënat nga një sondazh i WIN / Gallup International për vendin ku jetojnë ateistët tregon se nuk janë edhe shumë, transmeton “The Washington Post”.
Për të realizuar një sondazh të vitit 2012, WIN / Gallup International kishte anketuar më shumë se 50.000 njerëz në 40 vende nëse ata e konsideronin se janë “fetar”, “jofetar” apo “ateist të bindur”.
Sondazhi nxori si përfundim se rreth 13 për qind e të anketuarve u identifikuan si ateistë në botë, më shumë se gjysma prej tyre ishin në SHBA.
Përqindja më e lartë e të vetëshpallurve ateistë është në Kinë, edhe atë me 47 për qind.
Ndërsa në Japoni vetëm 31 për qind e quajnë veten ateist.
Befasi e këtij studimi ishte Arabia Saudite, ku 5 për qind thonë se janë ateistë.
Studimi gjithashtu zbuloi se ndjenjat më të forta fetare janë të njerëzit e varfër dhe të paarsimuarit.
Më fetarë në botë, sipas hulumtimit, janë qytetarët e Afganistanit, Irakut, Ganës, Nigerisë dhe Armenisë, ku nëntë nga dhjetë njerëz konsiderojnë veten fetar.
(AI)