a të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)
Të gjitha fetë dhe besimet kanë data të rëndësishme të cilat shënohen nga ana e besimtarëve të po atyre feve dhe religjioneve, festimi i të cilave bëhet në mënyrë siç edhe kanë traditën vetë ata popuj. Nisur nga ky aspekt, kalendari islam ka të regjistruar dy festa, disa ditë dhe net të mëdha. Manifestimi i këtyre bëhet në mënyrë të ndryshme dhe se shënimi i tyre është në shenjë praktimi të traditës së Muhamedit (a. s.), por gjithashtu në shenjë përkujtimi të asaj që ka të bëjë me vetë të Dërguarin e fundit. Tani jemi në muajin rexheb, në fillim të të cilit përcollëm Natën e Regaibit, ndërsa tani më 26/27 rexheb kemi Natën e Israsë dhe Miraxhit gjegjësisht më 5/6 qershor 2013.
“Isra” llogaritet udhëtimi nate i të dërguarit të Allahut nga Meka deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa “Miraxh”, ngjitje në lartësitë më të mëdha qiellore të Muhamedi (a.s.).
Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, një ngjarje e veçantë për botën islame dhe atë njerëzore, por mbi të gjitha një muxhize e cila akoma në vete mbart aktualitetin dhe gjithnjë shërben për t’i treguar njerëzimit se Muhamedi (s.a.v.s.) është pejgamberi që përjetoi këtë udhëtim, pavarësisht se ishte njeri i rëndomtë, por fuqia e Allahut është e asaj natyre që mundëson çdo gjë për t’i treguar logjikës së njeriut se botën e dukshme dhe të padukshme (dhe gjithë botërat) janë të krijuara nga fuqia e pafund e Allahut fuqiplotë.
Israja dhe Miraxhi është natë e cila sfidon çdo logjikë dhe gjithnjë është çështje që zgjon kureshtje te njerëzimi. Për të operacionalizuar këtë çështje akoma, edhe bota më e zhvilluar nuk e ka afër mendjes se si ka mundur të ndodhë ky udhëtim; mbi të gjitha, jo çdo herë logjika ka hapësirë dhe mundësi të kuptojë cilësin e Allahut kur Ai thotë: “Bëhu” dhe ajo bëhet.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame që në këtë natë përkushtimi ndaj Allahut (xh.sh.) të jetë i veçantë, ndërsa ibadeti ynë të jetë ashtu siç thoshte Muhamedi (a. s.): “ Namazi është Miraxhi i besimtarit.”
Reis-ul-Ulema i BFI H. Sulejman ef. Rexhepi[justify]