[Only admins are allowed to see this image]Prano disa këshilla ne dobinë tënde
Këshilla të shkurtra:
1 – Pastro nijetin, forco vullnetin, pastro zemrën, ndiz nostalgjinë dhe motivo harenë.
2 – Shpejto për pendim, shto istigfarin, lësho lotët e pendimit dhe përgatitu për sezonin e faljes së gjynaheve.
3 – Përpiqu që të kapësh tekbirin fillestar të çdo namazi, fali sunetet e pëlqyeshme dhe shtoji veprat e mira.
4 – Fal namaz nate, mos iu ndaj duasë së kunutit, qëndro gjatë në
, lutu herët në agim dhe mbushe pjesën e fundit të natës me istigfar.
5 – Lidhu fort pas leximit të Kuranit, freskoje gojën me Kuran, zbukuroji netët me texhvid dhe ditët me recitim.
6 – Vizitoji njerëzit e gjakut dhe të afërmit, fali ata që të kanë hyrë në hak, mblidhi banorët e lagjes, sillu mirë me fqinjët, shtoji takimet me vëllezërit dhe mbuloji me dashuri familjarët, bashkëshorten dhe fëmijët.
7 – Vendos një program besimi me familjen tënde, me qëllim që të përfitoni nga këto thesare të vyera: lexim Kurani, biseda historie, udhëtim umre, namaz nate bashkarisht, momente dhikri, përkujtesa të shkurtra dhe mos harro se koha është bereqet.
8 – Përllogarit zekatin e pasurisë dhe mblidhe atë të familjarëve dhe të të afërmve. Pastaj këshillohu me vëllezërit për personat që e meritojnë më së shumti. Përpiqu që t`i konkurrosh të tjerët në këtë fushë.
9 – Kujtoji vëllezërit e tu myslimanë, që janë të persekutuar, të syrgjynosur dhe të shtypur në Palestinë,Siri,Egjipti,Burma dhe në vende të tjera. Kurrë mos i harro në lutjet e tua. Folu njerëzve që të rrethojnë për vuajtjet dhe për dhunën, që ushtrohet prej armiqve dhe kundërshtarëve të tyre.