Në një konferencë për media në Berlin, ministri i brendshëm i Gjermanisë deklaroi se feja islame tashmë është pjesë e pandarë e shoqërisë gjermane. Mediat gjermane njoftuan se z. Thomas De Maziere në këtë konferencë për shtyp, e cila u organizua pas takimit të tij me krerët e qendrave islame të këtij vendi, të ketë thënë se sot feja islame është shndërruar në një realitet në shoqërinë tonë dhe qytetarët muslimanë më nuk i takojnë vetëm shtresave të punëtorëve dhe studentëve.
Z. De Maziere takimin me krerët e shoqërive islame e konsideroi konstruktiv dhe të dobishëm dhe shtoi: qeveria gjermane po shqyrton disa kërkesa të muslimanëve siç janë themelimi i një Instituti për trajnimin e imamëve të xhamive dhe përforcimin e unitetit midis jo muslimanëve dhe muslimanëve që jetojnë në Gjermani.
Vlen të theksohet se në Berlin të Gjermanisë më datën 17 Maj filloi konferenca e Organizatës së konferencës islamike të Gjermanisë, ku të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i brendshëm gjerman./Mesazhi/
E shtune 22 Maj 2010