[Only admins are allowed to see this image]Shumë prej nesh janë të mërzitur për shkallën e produktivitetit gjatë muajit të Ramazanit, sidomos ditëve të para. Në vazhdim do të japim dhjetë këshilla të cilat insha Allah do t’ju ndihmojnë të rrisni shkallën e produktivitetit gjatë ditëve në vazhdim të ramazanit.
1. Për një ramazan produktiv duhet të keni qëllime të sinqerta, punoni me zell dhe luteni Allahun pa ndalë.
2. Në mbrëmje planifikoni çdo ditë të ardhshme. Zgjidhni tri detyrat më të rëndësishme që do t’i përfundoni në ditën e ardhshme dhe shkruani në ditarë.
3. Asnjëherë mos e lëshoni syfyrin, zgjohuni së paku një orë para imsakut dhe gostiteni veten me një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
4. Filloni punën me detyrat kryesore pas namazit të sabahut dhe mundoheni t’i përfundoni 1 ose 2.
5. Mundoheni të flini pas namazit të drekës, afër 20 minuta, nëse keni mundësi për këtë.
6. Kohët e namazit le të shërbejnë për të planifikuar ditën tuaj (dhe jetën në përgjithësi) e jo e kundërta.
7. Rezervoni së paku një orë për lexim të Kur’anit
8. Iftarin çeleni me hurma apo ujë, faleni namazin e akshamit dhe pas kësaj vazhdoni me ushqimin.
9. Përfshihuni në organizmin e iftareve të përbashkëta në rrethin tuaj, merrni pjesë në aksionet humanitare, ndihmesën ndaj jetimëve etj. Duke ndihmuar të tjerët fitoni shpërblimin tek Allahu i Madhërishëm.
10. Mos lëshoni rastin për t’i thirrur njerëzit në Rrugën e Drejtë! Kur dikush ju pyet pse nuk hani, jepni një përgjigje të bukur dhe sqarojuni për ramazanin dhe Islamin.
Burimi: aktivanmsuliman.com
Përktheu: Arsim Dauti (Breziiri)