Sheshi Rabaa Adevije në Kajro është epiqendra më aktive e mbështetjes ndaj presidentit Muhamed Mursi. Aty, protestuesit kanë bërë një botë në vetvete: jetojnë, flenë, falen, hanë dhe të protestojnë, pa pasur nevojë për botën e jashtme.
Të ardhur nga pothuajse çdo cep i vendit, ata kanë sjellë gjërat për të cilat kanë nevojë, ndërsa qëndrimi i tyre ka hyrë në javën e katërt.
Ata kanë krijuar sistemin e tyre të sigurisë, metoda për menagjimin e temperaturave të larta, ushqime të përshtatshme për Ramazan, madje edhe mediat e tyre.
Ata që vijnë në protesta duhet t'i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë nga disa prej protestuesve, që janë pjesë e sistemit të sigurisë.
Të veshur në xhaketa ngjyrë portokalli, burrat dhe gratë e sigurisë nuk lejojnë askënd pa kontrolluar më parë letërnjoftimet e tyre dhe për tu siguruar se ata nuk kanë armë apo materiale të tjera të dëmshme.
Brenda sheshit, vendi duket si një koshere bletësh, ku secili ka një punë për të bërë.
Në një cep të vendit gjenden frutat dhe perimet, të cilat ipen për iftar, apo për persona që nuk agjërojnë për arsye të caktuara.
Gratë zakonisht merren me larjen e frutave dhe perimeve, ndërsa burrat i ziejnë ato.
Disa njerëz sjellin furnizime nga jashtë, ndërsa të tjerët janë përgjegjës për ruajtjen e tyre.
Kur bëhet thirrja për namaz të akshamit, protestuesit bëjnë iftar, qëndrojnë në safa dhe fillojnë namazin. Më pas, ata vazhdojnë ushqimin e tyre të iftarit.
Ushqimi shpesh përmbanë oriz ose makarona, perime dhe mish viçi.
Taher Abdel-Mohsen, një anëtar i Këshillit tashmë të shpërbërë, Shura (dhoma e lartë e parlamentit të Egjiptit), thotë se gjithkush kontribuon me të holla për ushqim dhe pije.
"Donacionet ndryshojnë sipas mundësive të njerëzve," tha ai për Anadolu Agency.
"Disa prej protestuesve janë të pasur," shtoi ai. "Kjo do të thotë se ata dhurojnë një shumë të hollash për të mbajtur këto protesta."
- Media Vetanake-
Pak metra larg, në mes të sheshit është krijuar një binë, prej nga adresohen liderët e Vëllazërisë Myslimane dhe Partisë FJP.
Folësit shpjegojnë për audiencën pse protesta e tyre është e justifikuar ligjërisht dhe me kushtetutë.
"Askush nuk mund të anuloj rezultatet në kutitë e votimit dhe të sjellë një grup të pazgjedhur të njerëzve për të qeverisur një vend, i cili kishte presidentin legjitim," tha njëri nga folësit.
"Unë jam i sigurt se ne do të ngadhënjejmë," shtoi ai, ndërsa turma brohorisnin dhe thërrisnin "Allahu Ekber" ("Zoti është i madh").
Mbi kokat e protestuesve qëndrojnë parulla - shumë prej tyre me imazhin e Muhamed Mursit.
"Një grusht shteti ushtarak nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë," lexon njëra nga parullat.
Pak më larg, aktivistët meshkuj dhe femra shpërndajnë fletushka rreth marshimeve dhe demstratave të ardhshme.
- Të vendosur-
Në lutjet e mesditës, Ali al-Salamoni, njëri nga protestuesit, lutej me zë të lartë:
"O Zot, të lutem mbroje robin tënd Muhamed Mursi,".
El-Salamoni, një kontabilist në të pesëdhjetat e tij e hershme, nxitoi të kthehej në çadrën e tij për t'u bashkuar me një grup të ligjvënësve nga Vëllazëria Myslimane.
Brenda në çadër, ata diskutojnë çështjet aktuale dhe politikat e qeverisë së re të grusht shtetit.
Abdel-Mohsen, ish-ligjvënës, la shtëpinë e tij dhe fëmijët në qytetin bregdetar të Aleksandrisë, rreth 300 kilometra në veri të Kajros. Ai tashmë po bën një jetë këtu.
Ashtu si al-Salamoni, ai ka ngritur tendën e tij në Rabaa el-Adevije, tash e 25 ditë.
"Ne besojmë në drejtësinë e kauzës sonë," tha ai. "Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë."
Sakrifica është ajo që përkrahësit e Mursi i bashkon.
Ata flenë në terren të hapur. Për të ngrënë syfyr, ata qëndrojnë në një rresht të gjatë.
"Kjo nuk është asgjë," tha Abdel-Mohsen. "Unë nuk e konsideroj veten si një hero."
"Disa njerëz kanë udhëtuar me qindra kilometra për të ardhur këtu", shtoi ai. "Kjo është një çështje e parimit."
Kjo ka të bëjë me të drejtat dhe liritë tona, tha Mohsen. Edhe shumë protestues të tjerë ndajnë po të njejta parime.
Por jashtë sheshit, janë miliona persona të tjerë që nuk mund ti bashkangjiten protestës, për shkak se ata nuk mund të lënë punët apo familjet e tyre.
/mesazhi/