Lumturia e vazhdueshme në martesë kërkon dhënie të vazhdueshme te dashuise nga të dyja palët.
Familja është zemra e shoqërisë, e nëse zemra është e sëmurë, rrjedhimisht tërë shoqëria infektohet me atë sëmundje.
“Ato janë për ju dhe ju jeni ‘prehje’ për ato.” (Bekare, 187)Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.
Lumturia në martesë nuk mund duhet të merret falas; lumturia e vazhdueshme kërkon dhënie të vazhdueshme nga të dyja palët. Që druri i dashurisë martesore të mbahet gjallë dhe të rritet, toka, dheu duhet të mbahet, mirëmbahet, ujitet dhe t'i kushtohet kujdes.
Në vazhdim po përmendi se si e ka këshilluar një nënë bijën e saj para se të shkojë te burri i saj.
Këshilla e një gruaje të suksesshme
Një nënë e kohës tonë i ofroi bijës së vet këshillat vijuese. Me buzëqeshje dhe me lot në sy ajo i tha:
O bija ime, ti tani po fillon një jetë të re – një jetë në të cilën nuk ka hapsirë për babanë dhe nënën, për vëllanë dhe motrën. Në këtë jetë të re ti do të bëhesh shoqëruese e bashkëshortit tënd,i cili nuk dëshiron t’ju ndaj me askënd, madje as me mishin dhe gjakun tënd.
Bëhu grua dhe nënë për të. Bëje të ndihet se je gjithcka në jetë e tij. Gjithmonë kujtoje se bashkëshorti, cdo bashkëshort, është, është fëmijëi i madh dhe cfarëdo fjale e ëmbël do ta bëjë të lumtur. Mos u bë të ndihet se me martesën tij me ty, ai të ka privuar nga familja, sepse ai përjeton ndijenja të njëjta. Ai po ashtu e ka lënë shtëpinë e prindërve të vet për ty. Mirëpo, dallimi në mes teje dhe atij është është si dalllimi në mes të burrit dhe gruas; gruaja gjithmonë lëngon me familjen e saj dhe shtëpinë në të cilën u lind dhe u rritë. Megjithatë, ajo u deshtë t’i dorëzohet kësaj jete të re dhe të përshtat me këtë njeri, i cili është bashkëshortii i saj dhe i cili do të jetë babai i fëmijëve të saj…kjo është bota jot e re.
Bija ime! Kjo është e tashmja dhe e ardhmja jot, është familja të cilën ti dhe bashkëshorti do ta mbani bashkë. Unë nuk po të them që ta harroni babanë, nënën, vëllëzërit dhe motrat, sepse ata kurrë nuk do t’ju harrojnë. Si mundet nëna ta harrojë fëmijën,i cili është molla e syrit të saj? Mirëpo, unë po të kërkoj të duash bashkëshortin dhe të jetosh e lumtur me të.